LIVE UPDATES
Bota

Produktet virale online! Si po ndihmojnë yjet e 'Deinfluencing' për të shmangur këtë fiksim të gënjeshtërt?

Nëse 'ndikimi' po përpiqet të bindë njerëzit në mediat sociale për të blerë produkte të caktuara, atëherë deinfluenca është e kundërta.

22 Shkurt 2023, 17:40 Nga a.l
Produktet virale online! Si po ndihmojnë yjet e 'Deinfluencing'
Influencer

SHBA- Rrjetet sociale tani janë ato që dikur ishin tregjet dhe qendrat tregtare vendi ku njerëzit shkojnë për të shpenzuar paratë e tyre, për të përjetuar vetëkënaqesinë. Dhe kur diçka bëhet virale në internet, ajo shitet në në kohë reale dhe bëhet pjesë e përditshmërisë dhe jetës së një njeriu. 'Influencers' ose siç përkthehet në shqip ndikuesit thuhet se kanë shitur 3.6 miliardë dollarë (3 miliardë £) mallra në vitin 2022, nga stiluesi i flokëve Dyson Airwrap prej 700 dollarësh ndër më të shiturit. Në një studim të fundit tregohet se 54% e njerëzve thanë se kanë bërë një blerje ose në moment ose pasi kanë parë një produkt ose shërbim në Instagram. Sipas një raporti tjetër, 55% e përdoruesve të TikTok kanë bërë një blerje pasi kanë parë një markë ose produkt në platformë. Në Twitter, kjo shifër është 40%.

Pra çfarë bën një 'Influencer'? NDIKON! Ata bëjnë çmos të arrijnë një marketing të suksesshëm te klientët. Por kur arrihet marketingu i suksesshëm? Kur njerëzit janë nxitur të kryejnë sa më shumë blerje në këto faqe online me të cilët 'NDIKUESIT' operojnë. Ndërsa Facebook është platforma e preferuar e mediave sociale për blerësit dixhitalë, TikTok është vendi ku Gen Z shkon për të shpenzuar paratë e tij. Gjë që e bën atë vend të përsosur dhe paradoksal për një lëvizje të re: deinfluencë.

Nëse 'ndikimi' po përpiqet të bindë njerëzit në mediat sociale për të blerë produkte të caktuara, atëherë deinfluenca është e kundërta. Thuhet se e ka origjinën nga TikTok muajin e kaluar nga udhëzimet e një krijuesi për të mos blerë produkte të ndryshme virale të momentit

Mos merrni UGG Minis. Mos merrni Dyson Airërap. Mos merrni shkopin Charlotte Tilbury. Mos e merrni Kupën Stanley. Mos merrni libra të Colleen Hoover. Mos merrni AirPods Max”, është pëlqyer më shumë se 57,000 herë. 

Ky reagim mund të jetë një reagim kundër kulturës së ndikimit dhe shumave gjigante që disa njerëz kanë bërë prej saj.

"Kjo mund të jetë e diskutueshme, por nuk mendoj se ju nevojiten grupe të shumëfishta rrobash elegante të koordinuara", thotë Michelle Skidelsky , i cili ka më shumë se 77,000 ndjekës, në një video të tillë deinfluencer. 

Një frigorifer për kujdesin e lëkurës. Pse po e blini këtë?” pyet ajo në një tjetër.

Vetëm për shkak se vendosni paketim të bukur mbi mbeturina, nuk do të thotë se nuk janë ende mbeturina,” thotë Katie Hub në një video që këshillon 910,000 ndjekësit e saj të mos blejnë grim të shumëpërfolur.

Por si me shumicën e gjërave në internet, deinfluenca ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Është një mundësi për të përdorur zërin tim dhe për të ndarë mendimet e mia të sinqerta dhe personale mbi përvojat me produktet që kam blerë që janë bërë virale përmes mediave sociale,” thotë Rachelle di Stasio, një ish-balerin me më shumë se 160,000 ndjekës në TikTok.

Videoja e saj e parë e etiketuar "deinfluencing" është shikuar më shumë se 780,000 herë. 

"Vendoseni përsëri në raft," u thotë ajo shikuesve, duke iu referuar një balsam buzësh prej 60 dollarësh nga Tom Ford. 

Për Liv Markley, një 20-vjeçare me 64,000 ndjekës të TikTok është për të bërë një hap prapa nga produktet që po shtyhen si super-trendë dhe të vlerësojnë me të vërtetë se si diçka funksionon për një njeri personalisht. 

Të tjerë rekomandojnë alternativa me kosto të ulët për produktet luksoze që ata i konsiderojnë se nuk ia vlejnë paratë. Disa rekomandojnë alternativa më të lira ose vënë në dyshim meritat e grimit që është bërë viral.

Por është e lehtë të kuptohet pse deinfluencing është quajtur influencing me një emër tjetër. "Deinfluencimi është ende duke ndikuar," thotë Jasmine Enberg, një analiste e mediave sociale në Insider Intelligence. 

Krijuesit po përdorin fuqinë e tyre për të ndikuar në vendimet e blerjeve të një popullate më të gjerë. Ata sapo kanë përshtatur trendin për të rezonuar me konsumatorët gjatë një rënieje ekonomike", tha ajo. 

Karen Wu thotë se në fthelm 'Deinfluencing' është një formë tjetër e 'influencing' pasi njerëzit sërish ndikohen nga këto postime nga përmbajtja e këtyre postimeve.

“Është padyshim ironike sepse ju ende po ndikoni te njerëzit duke u thënë njerëzve se çfarë të bëjnë,”  tha ajo. 

Në një video të fundit, ajo u bëri thirrje njerëzve që të mos blejnë një buzëkuq, duke e krahasuar ndjesinë e buzëkuqit si yndyra e pulës së pjekur. 

Për mua, deinfluenca është të jetosh jetën tënde, të marrësh frymëzim nga ajo që shikon.Por jo domosdoshmërisht të ndjesh se duhet të dalësh dhe të krijosh një kopje karbon të jetës së dikujt tjetër ose të bëhesh copy paste si dikush tjetër", tha një person tjetër.

Ajo merr shembullin e dikujt që shkruan një ditar si pjesë e një postimi për rutinën e tyre të mëngjesit. Ju mund të dëshironi të përfshini shkrimin e një ditari në jetën tuaj, por nuk ka nevojë të nxitoni dhe të blini saktësisht të njëjtin ditar.

Është e mundur të shihet se si mund të funksionojë ndikimi pa një mesazh konsumi, sepse, në disa cepa të internetit, ai lloj mesazhi ka qenë tashmë i përhapur për një kohë të gjatë. Aja Barber, autore e Consumed 'The Need for Collective Change – Colonialism, Climate Change & Consumerism', e ka mbuluar këtë ritëm për një dekadë, shumë kohë përpara se deinfluencers të aktivizohej. 

Ndërrojeni këtë me këtë, ose ky produkt nuk ia vlen paratë tuaja… Nëse në të vërtetë ju intereson të mos ndikoni tek njerëzit, këshilloini ata për vendet ku ja vlen të blejnë”, tha ajo. 

"Të gjithë kemi një bluzë me vija, të gjithë kemi një bluzë Breton, të gjithë kemi pantallona të zeza. Nuk bëhet fjalë për të pasur një markë të veçantë, kur disa veshje mund të kenë prerje, qepje apo material dhe ngjyrë të njëjtë", tha ajo. 

Një menaxher në agjencinë e marketingut 'Fanbytes' nga 'Brainlabs' tha se mediat sociale kanë qenë aleate me shitjen e produkteve që nga konceptimi i saj. Njerëzit harrojnë se kjo nuk është një gjë e re. Enberg dyshon se deinfluenca është vetëm një reagim ndaj vështirësive aktuale ekonomike.

Përshtatur nga 'The Guardian' 

deinfluencer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet