Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një adresim të shkurtër para dhjetëra mijëra personave të mbledhur në stadiumin Luzhniki në Moskë, Putin po ashtu lavdëroi ushtarët rusë në Ukrainë, që sipas tij, “po luftojnë në mënyrë heroike dhe të guximshme: ne jemi krenarë me ju”.
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, tha se Rusia po lufton për tokat e saj “historike” në Ukrainë. Këto deklarata ai i bëri gjatë një tubimi patriotik të organizuar nga shteti në Moskë, në mbështetje të ofensivës në Ukrainë.
“Sapo dëgjova nga udhëheqja e lartë ushtarake e shtetit se beteja është duke vazhduar për tokat tona historike, për njerëzit tanë”, tha Putin.
Në një adresim të shkurtër para dhjetëra mijëra personave të mbledhur në stadiumin Luzhniki në Moskë, Putin po ashtu lavdëroi ushtarët rusë në Ukrainë, që sipas tij, “po luftojnë në mënyrë heroike dhe të guximshme: ne jemi krenarë me ju”.
Të pranishmit në këtë tubim valëvitën flamuj rus, teksa kjo ngjarje u mbajt dy ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Në këtë ngjarje performuan edhe grupe të ndryshme muzikore, ndërsa në skenë u shfaqën edhe fëmijë nga rajoni ukrainas i Donbasit, përfshirë edhe nga qyteti-port i Mariupolit, që ishte cak i një rrethimi të gjatë para se forcat ruse ta merrnin nën kontroll.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ka rrëmbyer mijëra fëmijë ukrainas nga territoret që Moska ka marrë nën kontroll. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga Rusia, e cila insiston se ka organizuar birësime të ligjshme.
Kur urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës, Putin kishte pretenduar se trajtimi i rusishtfolësve në Ukrainë mund të krahasohej me veprimet e Gjermanisë Naziste. Ai ka fajësuar Perëndimin për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë. Perëndimi ka mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht Kievin, që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt 2022./REL
Ushtari i jep qytetarit këpucët e tij TURQI- Një ushtar turk duke ndihmuar një qytetar të prekur nga tërmeti i fuqishëm...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon të mbajë zgjedhjet në Turqi siç janë planifikuar në ...
Kherson UKRAINË- Dy civilë u vranë nga bombardimet ruse në rajonin Kherson në Ukrainën jugore, ...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri “gabim të madh” k...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk do të frikësohen nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralaj...
Palestine PALESTINË- Të paktën 10 palestinezë kanë vdekur pasi trupat izraelite hynë në një qytet të madh...
Jens Stoltenberg SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi sot presidentin amerikan Joe Biden dhe lider&eum...
Genaro Garcia Luna SPANJË- Ish-ministri i Sigurisë së Meksikës, dikur përgjegjës për luftën kundër trafik...
Dhoma e Ulet e Parlamentit RUSI- Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, ka miratuar dje një projektligj që parashikon dënim me vdek...
Wang Yi dhe Vladimir Putin RUSI- Kryediplomati kinez, Wang Yi u prit në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast, ai shpre...