LIVE UPDATES
Bota

Procesi zgjedhor në BE do të ndikojë edhe në angazhimet në Ballkanin Perëndimor

Sa do të ndikojë kjo në angazhimet në Ballkanin Perëndimor do të varet më së shumti nga shpejtësia me të cilën do të emërohen dhe do t’i marrin funksionet e reja ata që do të caktohen në to.

7 Prill 2024, 10:07 Nga r.ll
Procesi zgjedhor në BE do të ndikojë edhe në angazhimet
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së. Prej të hënës, 7 prill, në fushatë do të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP) për të siguruar edhe një mandat pesëvjeçar në krye të ekzekutivit të BE-së. Me të në fushatë do të jetë edhe shefi i deritashëm i kabinetit, Bjoern Seriberg si dhe disa nëpunës të Komisionit, të cilët për të evituar konfliktin e interesit, kanë marrë pushim pa pagesë gjatë kohës së fushatës.

Edhe disa komisionarë tjerë do të jenë në fushatë zgjedhore për partitë e tyre. Më 24 prill, Parlamenti Evropian do ta mbajë seancën e fundit plenare në këtë përbërje, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor. Fundi i punës së Parlamentit Evropian, në prag të zgjedhjeve, shënon edhe nisjen e fazës së tranzicionit institucional në BE.

Kjo sepse, pas këtyre zgjedhjeve do të formohet edhe Parlamenti i ri, pastaj do të zgjidhet shefi apo shefja e Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe, po ashtu, edhe një varg krerësh tjerë institucionalë në BE. E gjithë kjo, thonë diplomatët në BE, mund të ndikojë edhe në angazhimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ata vlerësojnë kështu pasi për kompletimin e të gjitha pozitave kyçe në institucionet e BE-së do të kalojë një periudhë jo edhe aq e shkurtër, nga pranvera e deri në fund të vitit, varësisht nga gatishmëria e vendeve anëtare për të arritur pajtim rreth ndarjes së posteve.

Formalisht nuk do të ketë ndonjë vakum institucional, për shkak se të gjithë komisionarët aktualë do të jenë në postet e tyre derisa të konfirmohen pasardhësit.Por, nga aspekti politik, në këtë periudhë BE-ja përmbahet nga ndonjë vendim i rëndësishëm politik financiar apo institucional.

Sa do të ndikojë kjo në angazhimet në Ballkanin Perëndimor do të varet më së shumti nga shpejtësia me të cilën do të emërohen dhe do t’i marrin funksionet e reja ata që do të caktohen në to. Megjithatë, disa burime diplomatike të Radios Evropa e Lirë në BE, thonë se shumica e vendimeve që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë janë miratuar dhe gjërat mund të lëvizin pavarësisht tranzicionit në BE.

Së fundi u arrit pajtueshmëri mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për pakon financiare prej 6 miliardë eurosh për reforma dhe zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor.Ky pajtim u arrit nën presion kohor, pothuajse në minutën e fundit, dhe mund të konfirmohet në seancën e fundit plenare më 23 dhe 24 prill.

Pas marrjes së vendimit, fati i këtij plani nuk do të varet më nga Parlamenti Evropian, pos rolit mbikëqyrës që do ta ketë në të ardhmen. Edhe negociatat e anëtarësimit, që janë hapur me disa vende të rajonit, mund të avancojnë nëse në Këshill do të ketë konsenus, dhe këtu nuk do të ketë nevojë për rol të Parlamentit Evropian.

Hungaria, e cila e merr kryesimin e radhës së BE-së nga 1 korriku i këtij viti, synon që të hapë disa kapituj të negociatave të anëtarësimit me Serbinë, t’i mbyllë disa kapituj me Malin e zi, të hapë negociata për kapitujt e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mundësisht edhe t’i nisë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Këto synime para disa javësh i kishte shprehur përfaqësuesi i Qeverisë së Hungarisë në një debat në Parlamentin Evropian. Hungaria, po ashtu, beson se edhe pagesat e para për disa vende të rajonit nga fondi i rritjes i Ballkanit Perëndimor do të mund të bëhen në pjesën e dytë të këtij viti. Krejt këto veprime do të varen plotësisht nga vullneti i shteteve anëtare të BE-së.

Një proces i cili mund të ndikohet nga transicioni institucional në BE mund të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që, sipas disa diplomatëve të BE-së, edhe ashtu nuk ka shkuar si duhet. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak tashmë është përzgjedhur të jetë ambasador i BE-së në Zvicër nga 1 shtatori i këtij viti. Pasardhësi i tij në rolin e lehtësuesit të dialogut nuk është caktuar.

Para se të caktohet se kush do ta ketë atë rol, BE-ja duhet të vendosë se si e sheh atë proces dhe rolin e saj në të.Krejt kjo do të varet edhe kush do të jetë në krye të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), që është Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Në rastin ideal, emri i pasardhësit të Josep Borrellit – që e mban këtë pozitë – mund të dihet në verë.

Dhe kjo me kusht që në qershor, vendet anëtare të pajtohen se kush do të jetë president i ardhshëm i Komisionit Evropian, pastaj ai person të marrë mbështetjen e shumicës në Parlamentin Evropian në seancat e para në korrik.Në atë rast, me propozim të Këshillit Evropian, me pajtim të presidentit të Komisionit, mund të caktohet edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.Ai person ka një rol të dyfishtë, sepse në njërën anë është shef i diplomacisë së përbashkët të BE-së ku përfaqëson vendet anëtare, e në anën tjetër me automatizëm edhe anëtar i kolegjit të komisionarëve evropianë si zëvendëspresident i Komisionit.

Prej kur ka hyrë në fuqi Traktati i Lisbonës, tre persona kanë qenë në këtë pozitë dhe që të tretë kanë luajtur edhe rolin kryesor politik në emër të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu kishte nisur në mandatin e Catherine Ashton, kishte vazhduar me Federika Mogherinin dhe tash po zhvillohet nën përkujdesjen e Josep Borrellit.

Ndonëse disa vende të BE-së do të donin që para fundit të gushtit të dihet pasardhësi i Lajçakut, që të sigurohet një vazhdimësi, pa ndonjë vakum në atë pozitë, ka edhe të tillë që mendojnë se ai person nuk duhet të emërohet nga Borrelli, por të pritet pasardhësi i tij në postin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Por shumica pajtohen se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimi në Bosnje e Hercegovinë – si dy sfidat më të mëdha për BE-në në rajon në aspektin e sigurisë – kanë nevojë për një kujdes të vazhdueshëm edhe në kohën e tranzicionit në BE, për shkak të zgjedhjeve evropiane./REL

zgjedhjet ne be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet