LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Lufta në Gaza vë në sprovë marrëdhëniet SHBA-Izrael

Prej dekadash, Izraeli ka qenë një aleat i ngushtë, por jo rrallë edhe i vështirë për Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023, lufta e Izraelit në Gazë ka rritur pakënaqësinë e SHBA.

7 Prill 2024, 08:41 Nga r.ll
Analiza e DW: Lufta në Gaza vë në sprovë
joe biden, benjamin netanyahu

SHBA- Në Uashingtonin politik republikanët dhe demokratët shpesh nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Por në një çështje ka qenë gjithmonë të një mendimi: Marrëdhëniet mes SHBA dhe Izraelit janë të paprekshme. Në të gjitha dekadat, në të cilat kanë qenë në pushtet, herë republikanët e herë demokratët, nuk ka ndryshuar asgjë në miqësinë me Izraelin. Liderë të të dy partive kanë theksuar, se Izraeli nuk ka aleat tjetër më të ngushtë se SHBA, dhe se siguria e Izraelit është e panegociueshme.

Gati 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua shteti izraelit. Shumica sipas Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme, Council on Foreign Relations kanë qenë ndihma ushtarake. "Marrëdhëniet vërtet janë unike", thotë Chuck Freilich, ish-këshilltar i sigurisë i qeverisë izraelite, docent i përkohshëm në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe Tel Aviv. Për Deutsche Wellen ai thotë, se "nuk gjen shumë shembuj të tjerë si ky". Sipas Freilich, vlera të përbashkëta, interesa strategjike dhe një lobig i fortë janë shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje. Komiteti Amerikano Izraelit për Çështje Publike, American Israel Public Affairs Committee (AIPAC) është një nga shoqatat më efektive lobiiste në kryeqytetin amerikan. Ai angazhohet për marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve, pavarësisht partisë politike që vjen në pushtet.

Për Uashingtonin Izraeli është një avantazh strategjik

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA u akuzua, se nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur hebrenjtë në Europë nga Holokausti. Por kur krerë të lëvizjes cioniste në maj të vitit 1948 shpallën pavarësinë e Izraelit, SHBA e njohu shpejt shtetin e ri. Që atëherë Izraeli prezantohet si një demokraci liberale, që përfaqëson interesat e SHBA në një rajon, që shpesh nuk është miqësor ndaj SHBA. "Ka pasur një kohë, kur Izraeli shihej thjesht si barrë", thotë Freilich. Një konflikt mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë që gjatë Luftës së Ftohtë orientoheshin më shumë nga Bashkimi Sovjetik, përmbante gjithmonë rrezikun e një shkallëzimi të situatës mes superfuqive atomike. "Që nga vitet 90-të, Pentagoni e sheh Izraelin si avantazh strategjik."

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Izraeli për SHBA u kthye në një vend që nuk i linte të bënin çap kundërshtarët e vegjël si Irani apo vende të tjera kundërshtare. Kjo çoi në "bashkëpunimin më të ngushtë strategjik në historinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Izraelit", sipas Freilich. Pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, SHBA nxituan dhe i ofruan armë Izraelit, dërguan aeroplanmbajtëse në rajon dhe vendosën veton kundër armëpushimit në rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Rritja e numrit të viktimave civile

Në gati gjashtë muajt e misionit ushtarak masiv izraelit në Rripin e Gazës, pas sulmit terrorist të Hamasit, sipas të dhënave palestineze u vranë më shumë se 33.000 vetë. Në të gjithë botën kjo ka çuar në pakënaqësi, e kjo bëri që edhe toni në qeverinë amerikane të ndryshojë. Në një bisedë me televizionin amerikan, CBS, zëvendëspresidentja, Kamala Harris, theksoi, se nuk duhet ngatërruar qeveria izraelite me popullin izraelit. Freilich është i shqetësuar. "Nëse Netanjahu nuk e ndryshon shpejt qëndrimin e tij, nëse nuk kemi shpejt një qeveri të re, kjo do të ketë efekte afatgjata."

Për njohësit e marrëdhënieve amerikano-izraelite koha e ndryshimit ka ardhur. "Kemi të bëjmë me një proces shumë të ngadaltë, në të cilin SHBA largohen nga pozicioni që i japin gjithmonë dritën e gjelbër Izraelit, edhe dritën e verdhë, dhe së fundmi të portokalltë", kritikon Ian Lustick, ekspert i Izraelit, dhe profesor i shkencave politike në Universitetin e Pensilvanisë, në bisedë me Deutsche Wellen. Me dritën e portokalltë, Lusick ka parasysh abstenimin e SHBA në Këshillin e Sigurimit në mars të këtij viti, kur u miratua një rezolutë që kërkon armëpushim të përkohshëm. Përpjekjet e mëparshme dështuan, por kjo rezolutë u miratua për shkak të abstenimit. Në shenjë proteste, kryeministri izraelit, Netanjahu e anuloi një udhëtim të delegacionit izraelit në SHBA.

Në të njëjtën kohë qeveria Biden që nga 7 tetori ka miratuar më shumë 100 shitje të materialeve ushtarake për Izraelin, sipas "Washington Post". Këtu llogariten edhe bomba 900 kilogramëshe që mund të shuajnë lagje të tëra. "Jam i habitur, se sa ngadalë po e jep sinjalin e kuq qeveria", thotë Lustick. Ai e shikon këtë si rrezik edhe për interesat amerikane në pjesë të tjera të botës, por edhe për vetë Biden në këtë vit zgjedhor në SHBA. Në Miçigan për shembull jetojnë shumë votues me origjinë arabe, në parazgjedhjet më 13 shkurt, 13% e votuesve demokratë më mirë e lanë fletën bosh, se të votonin për Biden.

Marrëdhënie e tensionuar

Prej vitesh Izraeli po ndjek një politikë gjithnjë e më të djathtë. Ekstremistët fetarë kanë fituar influencë politike sidomos në qeveritë e drejtuara nga Netanjahu. Përpjekjet e vazhdueshme izraelite për të normalizuar pushtimin dhe forcuar kontrollin mbi palestinezët po e përplasin Izraelin gjithnjë e më shumë me shtetet demokratike.

Qeveria amerikane po e kritikon gjithnjë e më shumë numrin e lartë të viktimave civile në Rripin e Gazës. Ajo kërkon që të vlejë "e njëjta masë e lirisë, shanseve dhe demokracisë" si për izraelitët edhe për palestinezët. Por zgjerimi i pushtimit izraelit e minon këtë vizion. Edhe ndryshimi i opinionit publik në SHBA në lidhje me Izraelin, mund të çojë aty, që marrëdhëniet Izrael-SHBA të kenë një korrigjim të kursit. Sipas sondazheve ka një hendek në rritje mes votuesve më të mëdhenj në moshë dhe të rinjve. Më të vjetrit kujtojnë ditët e një Izraeli që nënshkroi Marrëveshjen e Oslos, kur dukej e hapur rruga për zgjidhjen me dy shtete. Por të rinjtë njohin një Izrael që përdor avantazhin e njëanshëm ushtarak që ka për të penguar një zgjidhje politike me palestinezët.

Po ashtu edhe një numër i madh hebrenjsh amerikanë e kuptojnë veten si njerëz të hapur dhe liberal, dhe ndjehen të huaj me një Izrael që sipas tyre po lëviz në një drejtim tjetër. Kjo krisje në marrëdhëniet e hebrenjeve në SHBA nuk është vetëm kulturore, ajo ka pasoja edhe për sigurinë kombëtare. "Në plan afatgjatë, vlerat që përfaqëson brezi i ri amerikan në SHBA do të dalin gjithnjë e më në pah. Izraeli do të përplaset me këtë gjithnjë e më shumë dhe politikanët amerikanë do të kuptojnë, se ajo që funksiononte para 25 vjetësh, sot shkakton probleme, nëse përpiqen të dëgjojnë AIPAC", thekson Lustick./DW

shba izrael lufta ne gaze

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale