LIVE UPDATES
Bota

Probleme nga mungesa e fuqisë punëtore, nga 1 korriku në Greqi hyn në fuqi java gjashtëditëshe

Greqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore. Që nga industria e ndërtimit deri te turizmi, kudo mungojnë punëtorë. Zgjidhja: zgjatja e orarit të punës. Më 1 korrik 2024 hyn në fuqi java gjashtëditëshe e punës.

23 Qershor 2024, 13:11 Nga M.B
Probleme nga mungesa e fuqisë punëtore, nga 1 korriku në Greqi
Foto ilustruese

GREQIA- Pas pesëmbëdhjetë vitesh krize puna në Greqi nuk është më e rregulluar në mënyrë strikte. Marrëveshjet kolektive janë ngrirë prej vitesh dhe në shumë firma punonjësit punojnë me kontrata individuale pune. Megjithëse është në fuqi java 40-orëshe, punëdhënësit kanë të drejtë, që për një kohë të kufizuar të kërkojnë një deri në dy orë punë të papaguar në ditë jashtë orarit duke ofruar më shumë kohë të lirë si kompensim.

Teorikisht, kjo ndodh me dëshirë, por në shumë firma punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë dhe pa asnjë kompensim. Zbatimi i ligjit të punës kontrollohet rrallë nga autoritetet, të cilat kanë gjithnjë e më pak personel. Puna efektive e autoriteteve të auditimit nuk është prioritet i qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Grekët janë kampionët e Evropës

Ende pa hyrë në fuqi ligji për javën gjashtëditëshe grekët janë "heronjtë e punës” në Europë. Sipas të dhënave të Eurostatit grekët punojnë më gjatë se të gjithë qytetarët e tjerë të BE, me një mesatare prej 41 orësh në javë, dhe paguhen mjaft keq për këtë.

Me një pagë minimale prej 830 eurosh Greqia zë vendin e 15-të në listën e vendeve të BE. Përsa i përket fuqisë blerëse Greqia është madje vendi i parafundit në Evropë.

E drejta e punëdhënësit për të vendosur

Duke filluar nga 1 korriku 2024 shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t'u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu. Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023.

"Me ligjin 5053/2023 java pesëditëshe merr fund përfundimisht", thotë Aris Kazakos, profesor emeritus i së drejtës së punës në Selanik. Avokati i njohur paralajmëron nga rreziku i pushtetit absolut të punëdhënësit në marrëdhëniet me punonjësit e tij. Kazakos mbështet marrëveshjet kolektive, të cilat po nxirren gjithnjë e më shumë nga legjislacioni i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Demokracisë së Re (ND). Zyrtarisht java gjashtë-ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës mungon personeli i kualifikuar. Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës.

Siguria në rrezik

Në shumicën e vendeve evropiane sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi. Sepse java 35-orëshe ose java katërditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Në të njëjtën kohë studimet tregojnë se kjo rrit produktivitetin dhe përkushtimin e punonjësve. Rregulloret e reja greke për javën gjashtëditëshe nga ana tjetër e kthejnë kohën pas, siç thotë Kazakos për DW.

Jurisiti thotë, se sforcimi nga një ditë e gjashtë pune në javë rrit rreziqet për sigurinë e punëtorëve në industri. Numri i aksidenteve në punë në Greqi është tashmë i lartë. Në vitin 2023, 179 punëtorë pësuan aksidente me vdekje në punë. Një vit më parë ishin 104.

Skllavëri moderne?

Pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për karrierë dhe oraret e punës gjithnjë e më të gjata pa një kompensim të konsiderueshëm po i detyrojnë shumë grekë të largohen nga vendi. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë të punojnë në turizëm, sepse kushtet e punës atje i ngjajnë një skllavërie moderne.

Në ishujt e famshëm të pushimeve si Mykonos dhe Santorini punëtorët sezonalë punojnë tashmë shtatë ditë në javë. Përveç kësaj ata shpesh strehohen në akomodime të mbipopulluara. Jo rrallë dhjetë punonjës ndajnë një dhomë të vetme për të fjetur dhe për të jetuar. Por të paktën në Mykonos paga është e mirë, gjë që nuk ndodh në vendet turisitike më pak të njohura. Për këtë arsye hotelierët në zona të preferuara nga pushuesit si gadishulli Halkidiki në Greqinë veriore, nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të mjaftueshme. Shumë prej tyre këtë vëerë i hapën me vonëse hotelet dhe restorantet e tyre./ DW

greqia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet