LIVE UPDATES
Bota

"Make Europe Great Again", Hungaria merr presidencën e BE-së, DW: Një anëtar rebel merr frenat

Hungaria merr presidencën e radhës së Këshillit të BE me pasoja të mundshme për Ukrainën dhe politikën ndaj klimës. Si do të shkojnë punët në BE, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe?

23 Qershor 2024, 10:40 Nga M.B

 

"Make Europe Great Again", Hungaria merr presidencën e
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Boka

 

BRUKSEL- Nuk qe ndonjë surprizë, kur Hungaria prezantoi këtë javë një slogan zyrtar me tone si të presidentit Donald Trump për presidencën e saj gjashtëmujore të BE, megjithatë "Make Europe Great Again" çuditi shumëkënd në Bruksel. Kryeministri ultranacionalist dhe populist i Hungarisë, Viktor Orban, një aleat i ngushtë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është lideri më euroskeptik në Bashkimin Evropian.

Në dekadën e kaluar qeveria e tij është përplasur me zyrtarët e BE dhe shtetet e tjera anëtare për shkak të deficiteve të brendshme demokratike, migrimit dhe së fundmi për mbështetjen ushtarake të unionit për Ukrainën.

Budapesti shpesh ka venë veton në votime kyçe, duke u bërë pengesë, kur të gjithë të tjerët ishin gati të merrnin vendime. Për shkak të cënimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit atij nuk iu dorëzuan fillimisht miliarda euro nga fondet e BE, megjithëse disa prej tyre u çbllokuan pas reformave. Dhe javën e kaluar Hungaria u gjobit me 200 milionë euro (216 milionë dollarë) për shkeljen e ligjit të BE për azilin.

Pikëpyetje për aftësinë për ta kryer detyrën

Presidenca e Këshillit të BE është një funksion me rotacion gjashtëmujor, që kalon ndër 27 shtetet anëtare. Duke pasur parasysh, që roli i presidencës është të veprojë si një "ndërmjetës i ndershëm" mes anëtarëve duke dalë mbi interesin kombëtar dhe se vendi që ka presidencën është përgjegjës për çuarjen përpara të agjendës ligjore të unionit, Parlamenti Evropian e vuri në pikëpyetje aftësinë e Budapestit për ta ushtruar këtë detyrë.

Qershorin e kaluar shumica e ligjvënësve të BE miratuan një rezolutë, në të cilën ngrinin pyetjen "si do të jetë në gjendje Hungaria ta përmbushë me besueshmëri këtë detyrë në vitin 2024, duke pasur parasysh mospërputhjet e saj me legjislacionin e BE". Por ky kundërshtim jo obligativ mbeti pa rezultat.

Më 1 korrik Hungaria do të fillojë të kryesojë takimet dhe samitet ministrore, duke marrë stafetën nga Belgjika, e cila ka aktualisht presidencën. Deri në fund të vitit ajo do të përfaqësojë edhe shtetet e tjera anëtare në negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian, ekzekutivin e BE.

"Ndërmjetësues të ndershëm" me një nuancë trumpiane

Në një konferencë shtypi në Budapest të martën ministri hungarez për çështjet e BE Janos Boka u zotua se vendi i tij do të punojë në mënyrë produktive. "Si presidencë ne do të jemi ndërmjetësës të ndershëm dhe do të bashkëpunojmë me besnikëri me të gjitha shtetet anëtare dhe institucionet”, tha Boka.

Boka tha, se Hungaria gjatë mandatit të saj do të përpiqet të rrisë konkurrencën ekonomike të BE, të forcojë politikën e mbrojtjes, të synojë një "politikë zgjerimi të qëndrueshme dhe të bazuar në merita" dhe të frenojë migrimin e paligjshëm përmes forcimit të kufijve dhe dëbimeve më efikase në bashkëpunim me vendet jo anëtare të BE.

Përveç kësaj Budapesti do të synojë të riformësojë Fondin e Kohezionit, i cili kërkon të mbyllë boshllëqet mes rajoneve më të pasura dhe atyre më të varfra, të promovojë një "politikë bujqësore evropiane në përputhje me fermerët", duke mbajtur parasysh protestat kundër masave të BE për klimën dhe të shqyrtojë sfidat demografike, vazhdoi ai.

Dhe pastaj pasoi slogani zyrtar: "Ta bëjmë Evropën të madhe përsëri", tha Boka, duke u mbështetur qartë te slogani i famshëm i Trumpit "Make America Great Again", të cilin mund ta shohësh në kapelet e kuqe të bejsbollit në të gjithë SHBA-në.

"Kjo në fakt tregon ... pritshmërinë, që të bashkuar të jemi më të fortë se secili më vete, por që duhet të lejohemi të mbetemi ata që jemi, kur mblidhemi së bashku", tha Boka duke shpjeguar sloganin e Hungarisë.

Një anëtar 'rebel' merr frenat

Alberto Alemanno, profesor i së drejtës së BE në universitetin HEC Paris, ka mbështetur idenë, që Hungarisë t'i refuzohet presidenca.

"Shqetësimi im kryesor për presidencën hungareze është (se ajo do të) vazhdojë ta normalizojë idenë, që një shtet anëtar rebel mund të shkelë rregullat e lojës dhe megjithatë të përfitojë nga loja", i tha ai DW në një deklaratë me shkrim.

Budapesti merr kryesimin në një moment tranzicioni në Bruksel. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian u zhvilluan në qershor dhe përbërja e Komisionit të ri Evropian do të përcaktohet përfundimisht në fund të vitit. Kjo ndoshta nënkupton shumë pak nisma të reja ligjore.

Ritme të ngadalta për anëtarësimin e Kievit

Një fushë, që mund të ketë pasoja të mundshme, është kandidatura në fazën fillestare e Ukrainës për anëtarësim në BE. Kievi shpreson të përparojë në këtë drejtim, duke hapur bisedime konkrete për reformat e nevojshme, të njohura në zhargonin e BE si "kapituj negociues".

Të martën (18.06) Boka la të kuptojë se asnjë lëvizje e madhe nuk do të ndodhte përpara vitit 2025. "Sipas pritshmërive të mia gjatë presidencës hungareze çështja e hapjes së kapitujve nuk do të ngrihet fare", u tha ai gazetarëve.

'Green Deal' nën presionin e së djathtës

Alemmano beson gjithashtu se presidenca hungareze mund të ketë ndikim në politikat bazike të BE për klimën, sidomos në përcaktimin e objektivave të vitit 2030, që do ta shpien BE në rrugën e duhur drejt objektivit të saj të përgjithshëm për emetime neto zero deri në vitin 2050.

"Qeveria hungareze e partisë Fidesz ka kritikuar shpesh 'Green Deal' të BE dhe agjendën e klimës", thotë ai. "Brenda një peizazhi politik, që pritet të zhvendoset djathtas (pas zgjedhjeve të fundit të BE), prania në krye të Këshillit e një vendi skeptik ndaj klimës gjatë gjysmës së dytë të 2024 mund të këtë ndikim në qëndrimin e BE”, argumentoi Alemanno.

Priten 'tundime' por jo shqetësime të mëdha, paralajmëron diplomati

Megjithatë ndikimi i rolit të presidencës së BE nuk duhet të mbivlerësohet. Shumica dërrmuese e propozimeve ligjore vijnë nga Komisioni Evropian dhe nënshkruhen nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

Një diplomat evropianoperëndimor pa dashur të identifikohet i tha DW-së, se priten gjashtë muaj mjaft normalë. "Orban dhe njerëzit e tij janë shumë të vetëdijshëm se shtetet e tjera anëtare do të ndërhyjnë dhe do të marrin drejtimin, nëse ata pështjellojnë agjendën e BE”, tha diplomati për DW.

"Më së shumti ata do të përdorin platformën për të na tunduar, si me sloganin e tyre. Varet nga ne që të jemi të disiplinuar sa duhet, për të mos e ngrënë atë karrem", tha ky burim./ DW

hungaria be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet