LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë homologun nga Kosta Rika

Presidenti Joe Biden theksoi gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara dhe Kosta Rika i kanë forcuar marrëdhëniet mes tyre.

30 Gusht 2023, 17:19 Nga f.i
Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë homologun nga
Rodrigo Chaves dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden priti të martën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe afatgjata mes dy vendeve. Në takim u diskutua mes të tjerash, mbi pasojat që ka sjellë emigrimi i paligjshëm në shtetin e vogël të Amerikës Qendrore, si dhe sfidat që paraqesin ambiciet globale të Kinës, të mbështetura tek shfrytëzimi i teknologjisë së gjysmëpërçuesve.

Presidenti Joe Biden theksoi gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara dhe Kosta Rika i kanë forcuar marrëdhëniet mes tyre.

“Më shumë se një vit më parë, së bashku me partnerët e rajonit nënshkruam në Kaliforni Deklaratën e Los Anxhelosit për Migrimin dhe Mbrojtjen. Që nga ajo kohë, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, jeni treguar një partner i shkëlqyer”, i tha Presidenti Biden homologut nga Kosta Rika, Rodrigo Chaves.

Presidenti i Kosta Rikës u bëri jehonë fjalëve të ngrohta të udhëheqësit amerikan.
“Kosta Rika ka qenë dhe do të mbetet një nga aleatët më të fortë në botë për sa i përket interesave tuaja ekonomike dhe të sigurisë, që janë edhe interesat tona”, tha Presidenti Rodrigo Chaves.

Shtëpia e Bardhë thotë se të dy vendet ndajnë pikëpamje ideologjike të ngjashme.

“Kosta Rika luan një rol udhëheqës rajonal. Është një demokraci e fortë me një ekonomi të begatë dhe është shembull në menaxhimin e migracionit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Udhëheqësit diskutuan për çështje si sfida e përballjes me numrin e madh të imigrantëve që kalojnë nëpër Kosta Rika në rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Muaj më parë, zoti Chaves tha se vendi i tij kishte nevojë për ndihmë.

“Duhet t’u kërkojmë vendeve si Shtetet e Bashkuara që të na ndihmojnë për të përmbushur atë që duam. Të jemi qytetarë të mirë ndërkombëtarë, qytetarë të mirë të botës, një vend që vazhdon të jetë bujar, por kostot po bëhen të mëdha. Le të ketë sinjale më të qarta në Shtetet e Bashkuara”.

Analistët thonë se vendi i vogël bregdetar, i famshëm për plazhet dhe biodiversitetin, gjithashtu ka një rol për të luajtur përballë ambicieve ekonomike të Kinës.

Një program i financuar nga ligji i vitit 2022 “CHIPS and Science”, për të cilin administrata e Presidentit Biden thotë se është thelbësor për t’iu kundërvënë Kinës, tani ka vënë në objektiv Kosta Rikën për të prodhuar pajisje elektronike me përmasa tejet të vogla por që kanë një rëndësi të madhe në dërgimin e anijeve në hapësirë, gjysmëpërçuesit.

“Kompanitë që prodhojnë gjysmëpërçues janë tashmë të pranishme në Kosta Rika. Firma Intel aktualisht ka një degë atje. Janë të hedhura themelet për të ndërtuar edhe më tej. Prova kryesore është tek përbërësit, programet e trajnimit, nëse Kosta Rika mund të ndërtojë kapitalin e duhur njerëzor për të tërhequr investime”, thotë për Zërin e Amerikës Ryan Berg, me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Marrë nga VOA

joe biden rodrigo chaves

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje