Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Mbërritja e Presidentit Biden vjen ndërsa forcat izraelite janë vendosur pranë kufirit me Gazën. Deri më tani janë vrarë nga luftimet mbi 1400 izraelitë dhe 2800 palestinezë.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën, ndërsa kriza humanitare në Gazë vazhdon të përshkallëzohet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Brown pritet ndërkohë edhe fillimi i ofensivës ushtarake tokësore i ushtrisë së Izraelit.
Mbërritja e Presidentit Biden vjen ndërsa forcat izraelite janë vendosur pranë kufirit me Gazën. Deri më tani janë vrarë nga luftimet mbi 1400 izraelitë dhe 2800 palestinezë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e bëri të ditur udhëtimin e Presidentit Biden pas takimit maratonë prej shtatë orësh e gjysëm të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
"Ai po vjen në një moment jetik për Izraelin, për rajonin, dhe për botën. Dhe po vjen për të bërë këto gjëra: Së pari, presidenti do të ripohojë solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Izraelin dhe përkushtimin tonë të çeliktë ndaj sigurisë së tij. Së dyti, Presidenti Biden do të nënvizojë mesazhin tonë tepër të qartë për të gjithë faktorët, shtetërorë apo jo-shtetërorë, që përpiqen të përfitojnë nga kriza për ta sulmuar Izraelin. Mos e bëni këtë. Për këtë qëllim, ai ka dislokuar në rajon dy grupe luftarake detare me aeroplanmbajtëse dhe mjete të tjera ushtarake”, tha Sekretari Blinken.
Sekretari Blinken tha se presidenti amerikan do të dëgjojë drejtpërsëdrejti nga kryeministri izraelit se si do t’i kryejë Izraeli operacionet ushtarake në një mënyrë që të mbahet në minimum numri i viktimave në radhët e civilëve dhe që do të mundësojë mbërritjen e ndihmave humanitare tek civilët në Gaza, duke mos lënë hapësira për përfitim për Hamasin.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se pas ndalesës së Presidentit Biden në Tel Aviv, ai do të shkojë në Jordani, ku do të takohet me Mbretin Abdullah dhe presidentët e Egjiptit dhe Autoritetit Palestinez.
Marrë nga VOA
Pallati Elsyee TIRANË- Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të viz...
Familja Kuz IZRAEL- Histori të dhimbshme kanë mbushur rrjetet sociale duke përfshirë edhe atë të një familjeje...
Donika Gërvalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas deklaratë...
Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka thënë sot nëse "mizoritë" kundër Gazës vazhdojnë...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve e të Majtë...
Izarel IZRAEL- Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim hu...
foto ilustruese BRITANI- Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar Izraelit që të lejojë ujë në Gaza pasi furnizimet kanë f...
GAZA- Njerëzit në jug të Gazës po kërkojnë sërish mes rrënojave sot pasi sulme të tjera goditën ndërtes...
Pallati FRANCË -Pallati i Versajës detyrohet sërish të mbyllë dyert. Ndërsa Franca është në alarm "sulmi urgje...
Izrael IZRAEL- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka thënë se rrethimi i Gazës nga Izraeli dhe ...