Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deklarata thekson se këto veprime të Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës dhe njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Deklarata thekson se këto veprime të Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj.
Në përgjigje të pretendimeve false të Rusisë për aneksimin e territorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët njoftuan sot sanksione të reja ndaj individëve dhe entiteteve brenda dhe jashtë Rusisë, të cilët ofrojnë mbështetje politike apo ekonomike për përpjekjet e paligjshme për të ndryshuar statusin e territorit të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në listën e sanksioneve Guvernatoren e Bankës Qendrore ruse, Elvira Sakhipzadovna Nabiullina, e cila ka qenë edhe këshilltare e Presidentit rus Vladimir Putin; familjet e Kryeministrit rus Mishustin dhe Ministrit të Mbrojtjes Shoigu; 109 deputetë; Këshillin e Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe 169 anëtarë të saj.
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione edhe ndaj 14 kompanive furnizuese, ndër to edhe dy ndërkombëtare, "për mbështetjen e zinxhirëve të furnizimit ushtarak të Rusisë".
Ndër entitetet e sanksionuara përfshihen 57 entitete të reja në Rusi dhe Krime që Uashingtoni i akuzon se kanë ndihmuar "sulmin brutal të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës". Këto përfshijnë kompani që blenë ose u përpoqën të blinin sende të origjinës amerikane për ushtrinë ruse dhe ato që kërkuan teknologji kompjuterike kuantike për përpjekjet e luftës.
Shtetet e Bashkuara bënë gjithashtu një paralajmërim për vendet e tjera që mbështesin përpjekjet e Rusisë. "Kontrollet aktuale të eksporteve të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë mund të zbatohen për entitetet në vendet e treta që kërkojnë të ofrojnë mbështetje materiale për sektorët ushtarakë dhe industrialë të Rusisë dhe Bjellorusisë", thuhet në një deklaratë të Thesarit.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu u zotuan se do të punojnë për ta bashkuar komunitetin ndërkombëtar në dënimin njëzëri të këtyre lëvizjeve të Rusisë, si dhe për ta mbajtur atë përgjegjëse për veprimet e saj.
Marrë nga VOA
Fabrizo Corona ITALI- Fabrizo Corona është shpallur i pafajshëm pasi Prokuroria pretendon se fakti nuk ekziston. Corona, i cili u akuzua s&e...
Rula Jebreal dhe Giorgia Meloni ITALI- Kryeministra e Italisë Giorgia Meloni është përballur me përbaltjen e saj të parë...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump sugjeroi të mërkurën se ai mund të drejtojë një ekip për t...
Bedri Rexhepi KOSOVË- Bedri Rexhepi, biznesmeni i zhdukur prej më shumë se një viti është gjetur, por i vdekur. Mediat e Koso...
Trevor Noah SHBA- Komediani Trevor Noah ka njoftuar se do të largohet drejtimi i "The Daily Show". 38-vjeçari ka drejtuar emisionin satirik t&e...
Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price SHBA- Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se përdorimi i armë...
Vladimir Putin dhe katër liderët e rajoneve të aneksuara nga Rusia në Ukrainë RUSI- Kërcënimet indirekte, duke p&eu...
Petro Koçi Deputeti i Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi bëri më 16 korrik 2021 një deklarat&eum...
Manuel Sarrazin I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervi...
Hekuran Murati KOSOVË- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova është me fat që e...