LIVE UPDATES
Bota

"Po kryen veprime të paligjshme!" Sanksionet e SHBA-ve i japin një goditje të re Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Pse SHBA-të rivendosin sanksione mbi Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP)? Pas veprimit të fundit hakmarrës të Donald Trump, Uashingtoni po përballet me kritika në rritje në mbarë botën.

10 Qershor 2025, 08:17 Nga M.B
"Po kryen veprime të paligjshme!" Sanksionet e SHBA-ve i japin
Foto ilustruese

HAGË- Kombet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar ashpër sanksionet e fundit kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të vendosura nga administrata amerikane e Presidentit Donald Trump. BE-ja tha, se do të shqyrtojë përgjigjet e mundshme.

GJNP-ja i nxjerr para përgjegjësisë autorët e krimeve më të rënda në botë dhe u jep viktimave një zë, shkroi në mediat sociale Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Gjykata duhet të jetë në gjendje të veprojë lirisht pa presion.

Volker Türk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu kritikoi ashpër sanksionet e SHBA-së. Këto sulme ndaj gjyqtarëve, tha ai, bien ndesh drejtpërdrejt me sundimin e ligjit. Ato janë "thellësisht minuese për qeverisjen e përgjegjshme".

SHBA: Gjykata me "veprime të Paligjshme"

Të enjten, SHBA-të vendosën sanksione të reja kundër katër gjyqtarëve të GJND-së për "veprime të paligjshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit". Qeveria amerikane argumenton se gjykata nuk ka juridiksion legjitim mbi personelin amerikan ose aleatët e SHBA-së si Izraeli,  pasi as SHBA-të dhe as Izraeli nuk janë shtete palë në GJND.

"Gjykata Penale Ndërkombëtare është e politizuar dhe pretendon në mënyrë të rreme vlerësim vetjak të pakufizuar për të hetuar, paditur dhe ndjekur penalisht shtetasit amerikanë dhe aleatët tanë. Ky abuzim me pushtetin shkel sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë", tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në një deklaratë.

Kompetenca të gjera të presidentit

Uashingtoni i referohet gjithashtu Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) të vitit 1977. Ky organ legjislacioni i jep presidentit të SHBA-së autoritetin për të vendosur sanksione ekonomike nëse sheh një kërcënim për sigurinë kombëtare ose politikën e jashtme të SHBA-së.

GjNP-ja u krijua në vitin 2002 si një instancë e fundit për të mbajtur përgjegjës krerët e shteteve dhe figura të tjera kyçe për mizoritë e kryera, kur gjyqësori në shtetet e prekura nuk është në gjendje ose nuk është i gatshëm të zhvillojë gjyqe. Më shumë se 120 shtete, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë anëtarësuar vullnetarisht në traktatin ndërkombëtar që themelon gjykatën.

Gjykata Ndërkombëtare Penale  (GJND) i përshkroi sanksionet e SHBA-së si "një përpjekje të qartë për të minuar pavarësinë e një institucioni gjyqësor ndërkombëtar". Puna e GJND-së ofron "drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të mizorive të paimagjinueshme".

Sanksionet e fundit janë pjesë e një sërë masash ndëshkuese të ndërmarra nga qeveria amerikane kundër gjykatës. Këtë herë, ato synojnë katër gjyqtarë të GJNP-së: Solomy Balungi Bossa (Uganda), Luz del Carmen Ibáñez Carranza (Peru), Reine Alapini-Gansou (Benin) dhe Beti Hohler (Slloveni).

Dy prej tyre ishin të përfshirë në procedurat që çuan në një urdhër arresti të GJNP-së për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më 21 nëntor 2024. Akuzat përfshinin krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Izraeli i mohon akuzat. Dy gjyqtarët e tjerë në listën e zezë kishin autorizuar hetimin për krime lufte të dyshuara nga forcat amerikane në Afganistan.

Sanksionet e reja të së enjtes (05.06.) i shtohen atyre të njoftuara në shkurt kundër kryeprokurorit të gjykatës, Karim Khan. Ato vijnë gjithashtu në mes të kohërave të trazuara për gjykatën, pasi Khan dha dorëheqjen muajin e kaluar në pritje të një hetimi mbi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.

A mund t'i bllokojë BE-ja sanksionet?

BE-ja u zotua se do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Disa vende shpresojnë për masa më të ashpra, siç është i ashtuquajturi "Statuti i Bllokimit". Këto ligje të BE-së, të miratuara në vitet 1990, kanë për qëllim të zbusin goditjen ekstraterritoriale të masave amerikane. Për shembull, ato u ndalojnë kompanive të BE-së të zbatojnë sanksionet amerikane që BE i konsideron të paligjshme.

Ligji kishte për qëllim të parandalonte që kufizimet e SHBA-së ndaj Kubës të dëmtonin tregtinë evropiane me këtë vend. Ligjet u përditësuan më vonë për të përfshirë sanksionet e SHBA-së kundër Iranit. Tani Sllovenia dhe Belgjika po i bëjnë thirrje ekzekutivit të BE-së të zbatojë të njëjtat ligje kundër sanksioneve të fundit të SHBA-së.

Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së nuk bien gjithmonë dakord për qëndrimin ndaj GJNP-së.  Ndryshe nga gjykatat kombëtare, GJNP-ja nuk ka një forcë policore. Në vend të kësaj, ajo mbështetet te anëtarët e saj për të ekstraduar të dyshuarit që mbërrijnë në territorin e tyre. "GJNP-ja përshkruhet në mënyrë të njohur si një gjigant pa krahë dhe këmbë - ajo nuk mund t'i zbatojë vërtet këto urdhër-arreste. Varet nga vullneti politik i shteteve", tha profesori i së drejtës penale ndërkombëtare Mathjiy Holvoet për DW në fillim të këtij viti.

Për shembull, në fillim të vitit 2025, Italia dështoi të arrestonte një shef policie nga Libia, të kërkuar nga GJPN-ja për krime të dyshuara lufte. Edhe Hungaria u tërhoq nga gjykata pasi shtroi qilimin e kuq për kryeministrin Netanyahu në kundërshtim të hapur me urdhërarrestin e GJPN-së./ DW

gjnp

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet