LIVE UPDATES
Bota

"Statistikat janë mashtruese!" Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Ulrike Malmendier kritikon politikën gjermane për dështimin në përgjigjen ndaj problemit me mungesën e fuqisë punëtore. Gjermania ka nevojë për më shumë fuqi të huaj punëtore.

10 Qershor 2025, 08:12 Nga M.B
"Statistikat janë mashtruese!" Analiza: Çfarë e
Foto ilustruese

GJERMANIA- Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani "gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë".

Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: "Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar".

Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.

"Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani", thotë ajo.

Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: "Nëse një kompani thotë: 'Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë', ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë."

Statistikat janë mashtruese

Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se "një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman", Malmendier kundërshton: "Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese - ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat."

Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: "Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat 'prishen' nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës - gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe."

Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak - problemi është në strukturën e punonjësve.

"Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë", thekson ajo.

Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.

"Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë."

Pse nuk është vepruar?

Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm.

Fenomeni i dytë është "paragjykimi ndaj të tashmes" - mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin. "Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët."

Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme. "Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit."

Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: "Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t'i detyronte të gjithë të reagojnë." Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.

Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i "baby boomer" të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet