LIVE UPDATES
Bota

"Platforma e re zbulon prirjet politike të fqinjëve!" Studimi në SHBA: Amerikanët e shesin shtëpinë nëse një persona me pikëpamje të kundërta blen shtëpinë pranë tyre

Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme.

8 Mars 2025, 22:22 Nga M.B
"Platforma e re zbulon prirjet politike të fqinjëve!"
Foto ilustruese

SHBA- Një studim i kohëve të fundit arrin në përfundimin se 1 ndër 100 amerikanë e shesin shtëpinë nëse një fqinj me pikëpamje të kundërta politike blen shtëpinë pranë tyre. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, një aplikacion i ri për pasuritë e paluajtshme u jep mundësinë blerësve të mësojnë për prirjet politike të një fqinji të mundshëm përpara se të bëjnë një nga blerjet më të mëdha të jetës së tyre. Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme.

"Qëllimi i platformës Oyssey është të demokratizojë të dhënat për ata që duan të blejnë shtëpi”, thotë bashkëthemeluesi i platformës “Oyssey”.

Dhe Oyssey - një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme që është hedhur për përdorim në Nju Jork dhe Florida me synimin për t’u përhapur në mbarë vendin - e bën këtë duke ofruar informacion nga të dhënat publike. Blerësit e shtëpive do të jenë kështu në gjendje të dinë nëse fqinjët e tyre të mundshëm janë demokratë apo republikanë.

"Të ndihmon të kuptosh se cilët njerëz do të të pëlqente të ftoje për darkë, të kuptosh se pranë cilët njerëzve do të doje t’i rrisje fëmijët", thotë zoti Kelly.

"Duket se për njerëzit është i rëndësishëm identiteti politik i fqinjëve të rinj, kështu që nuk befasohem që disa kompani po e shesin atë informacion ose po ua japin atë informacion blerësve të mundshëm."

Ben McCartney është bashkautor i një studimi që arriti në përfundimin se pronarët e shtëpive ishin disi më të prirur të largoheshin nëse pikëpamjet politike të një fqinji të ri ndryshonin nga ato të tyre, sesa nëse ato pikëpamje do të ishin të njëjta.

"Pra, polarizimi politik nuk është vetëm një dukuri e mediave sociale, por po ndikon gjithashtu në vendimet reale ekonomike", thotë ai.

Studimi zbuloi se 1 ndër 100 lëvizje është e motivuar politikisht. Njerëzit që janë më të prirur të zhvendosen për këtë arsye, zakonisht janë më pak të përfshirë në politikë.

“Ata nuk duan që politika të jetë pjesë e jetës së tyre të përditshme, por kur një fqinj i ri është jo vetëm shumë i zëshëm politikisht, por përkrah palën e kundërt, kjo krijon kushte për tensione më të forta”, thotë Prof. McCartney. Por a do të kontribuojë ky aplikacion në thellimin e ndasive politike të Amerikës? Bashkëthemeluesi i “Oysseyt”, Kelly nuk mendon kështu.

“Ne po u japim njerëzve të dhënat dhe informacionin për të kontrolluar fatin e tyre dhe ata mund të bëjnë ç’të duan me atë informacion. Të dhënat tashmë ekzistojnë”, thotë ai. Dhe objektivi i platformës “Oyssey” është ta bëjë atë informacion publik, më të lehtë për t'u gjetur./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet