LIVE UPDATES
Bota

Lufta 3-vjeçare kundër Rusisë, 6.8 milionë refugjatë ukrainas në botë, studiuesit: Më pak se gjysma planifikojnë të kthehen

Shumica e ukrainasve që ikën nga lufta ndajnë pikëpamjet e zonjës Grahno, thotë Hlib Vyshlinsky, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Strategji Ekonomike, një organizatë joqeveritare që merret me hulumtime në Kiev.

8 Mars 2025, 21:23 Nga M.B
Lufta 3-vjeçare kundër Rusisë, 6.8 milionë refugjatë
Foto ilustruese

UKRAINA- Ndërkohë që lufta në Ukrainë hyri në vitin e katërt, 6.8 milionë ukrainas vazhdojnë të jetojnë si refugjatë. Studiuesit thonë se më pak se gjysma planifikojnë të kthehen pas përfundimit të luftës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets njofton nga Kievi për përpjekjet që mund të bëhen për të nxitur një numër më të madh të tyre të kthehen në atdhe.

Kështu dukej qyteti Bakhmut, në pjesën lindore të Ukrainës para pushtimit nga ushtria ruse në pranverën e vitit 2023. Galyna Grahno u largua nga qyteti me familjen e saj në fillim të sulmit të gjerë të Rusisë, në vitin e parë të luftës. Tani, ajo thotë se nuk ka ku të kthehet.

“Në tetor të vitit 2022, pashë një video-regjistrim në internet nga qyteti dhe njoha apartamentin tim. Këndi i dhomës së vajzës time ende po qëndronte. Edhe tryeza po qëndronte ende, një ekran mbi tavolinë, por çdo gjë tjetër ishte shkatërruar”, thotë ajo. Ky është viti i tretë që kur Grahno po jeton me familjen e saj në Poloni. Ajo thotë se ka pak gjasa që të kthehet në Ukrainë.

“E flas më mirë gjuhën polake – kalova provimin për nivelin B1 dhe mora kurse të kontabilitetit në gjuhën polake. Vajza ime filloi studimet universitare. Andaj, ka shumë mundësi që të qëndrojmë këtu”, thotë ajo.

Shumica e ukrainasve që ikën nga lufta ndajnë pikëpamjet e zonjës Grahno, thotë Hlib Vyshlinsky, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Strategji Ekonomike, një organizatë joqeveritare që merret me hulumtime në Kiev.

“Sipas një ankete që bëmë në fund të vitit 2022 mbi 50 për qind e refugjatëve ukrainas synonin të ktheheshin. Tani, kjo shifër ka zbritur në afro 20 për qind”, thotë ai.

Mungesa e sigurisë është njëri prej faktorëve kryesorë, thotë zoti Vyshlinsky. Margaryta Sytnyk bashkëthemeluese e grupit ‘Holka’ thotë se vështirësi të tjera për t’u kthyer janë mungesa e vendeve të punës dhe banimit.

“A do të ekzistojë infrastruktura, shkolla, apo e ardhmja për fëmijët – këta janë faktorët kyç në vendimin për t’u kthyer, apo për të qëndruar në një vend të dytë”, thotë ajo.

Zonja Sytnyk jeton dhe punon në Poloni në shtatë vitet e fundit. Por kur filloi lufta, ajo vendosi të kthehej në Ukrainë.

“Si njeri që ka përvojën e imigrantit, i kuptoj shqetësimet dhe vuajtjet e tyre”, thotë ajo.

Sipas Qendrës për Strategji Ekonomike, 80 për qind e refugjatëve ukrainas janë duke bërë punë që kërkojnë më pak kualifikime se ato që kanë ata. Eksperti për politikat e migrimit, Andrii Gaidutski beson se shumë nga refugjatët ukrainas në mënyrë të natyrshme nuk duan të humbasin statusin e tyre dhe do të zgjedhin të kthehen në momentin kur vendoset paqja dhe kur kushtet të jenë të favorshme – çështje për të cilën duhet të përkujdeset qeveria e Ukrainës.

“Shteti duhet të krijojë kushtet për zhvillimin e biznesit këtu. Një punëdhënës do të punësojë një refugjat ukrainas i cili është kthyer, duke i dhënë atij mundësinë që të punojë këtu dhe të fitojë mjaft për të paguar qiranë e shtëpisë”, thotë ai.

Mbetet po aq e paqartë nëse ata që janë detyruar të qëndrojnë në Ukrainë gjatë luftës do të mbesin atje pas përfundimit të luftës.

“Sipas anketës, pasi të hapen kufijtë, rreth 20 për qind e ukrainasve mund të largohen. Mbetet për t’u parë se nën çfarë kushtesh ukrainasit që kanë përjetuar luftën, do të vazhdonin të jetonin këtu”, thotë zonja Sytnyk.

Kombet e Bashkuara thonë se tani janë rreth 7 milionë refugjatë ukrainas në botë – gati një e gjashta e popullsisë së para luftës të Ukrainës./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet