Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm për të cilin agjenda e reformave nuk është miratuar ende. Ky shtet ishte i vetmi që nuk dorëzoi me kohë agjendën e reformave.
BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Komisioni Evropian tha se e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.
Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm për të cilin agjenda e reformave nuk është miratuar ende. Ky shtet ishte i vetmi që nuk dorëzoi me kohë agjendën e reformave.
“Në planet e tyre ambicioze të reformave, pesë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehin përkushtimin për reformat fondamentale dhe socio-ekonomike të cilat do t’i ndërmarrin për të siguruar rritje dhe konvergjencë me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë periudhës prej vitit 2024 deri më 2017”, u tha në njoftimin e BE-së.
Plani i Rritjes është në vlerë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme.
Krahasuar për kokë banori, Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, pasi shteti do të përfitojë më shumë se 820 milionë euro.
Miratimi i agjendave të reformave është përshëndetur edhe nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Jam e impresionuar me punën që kanë bërë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në agjendat e tyre të reformave. Kjo dëshmon se ata janë të përkushtuar që të ketë sukses Plani i Rritjes. Ky është një udhërrëfyes i ynë për të afruar pranë nesh ekonomitë e Ballkanit Perëndimorë dhe për t’u mundësuar ndërmarrjeve të tyre qasjen dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë unik. Secili përfiton dhe është një hap i madh drejt BE-së”, deklaroi von der Leyen.
Agjendat e reformave përqendrohen në fushat me prioritet si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, qeverisja, tranzicioni digjital dhe i gjelbër, kapitali njerëzor dhe zhvillimi i një mjedisi biznesor./REL
marta kos STRASBURG- Nga 4 deri më 12 nëntor do të mbahen seancat dëgjimore për 26 kandidatë për komisionarë të...
Foto ilustruese KOSOVË- Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhë...
Banesa e Netanyahun IZRAEL- Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, S...
Kim Jong Un KORE- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërin&e...
Foto ilustruese ANGLI- Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të...
Foto ilustruese SHBA- Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë sëmurë në Shtetet e Bashkuara pasi u infektu...
bombardimet IZRAEL- Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë tre komandantë të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit nd&eum...
Foto ilustruese MAL I ZI- Cilat janë vërtet rezultatet e regjistrimit në Mal të Zi, dhe sa ka vërtet serbë? A do të ket&...
obama, eminem SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka dhuruar shfaqje në një tubim të Kamala Harris në Detroit, ...
Foto ilustruese MEKSIKË- Një shkëmbim zjarri është regjistruar pranë kryeqytetit të shtetit Sinaloa të Me...