LIVE UPDATES
Bota

Plani i Britanisë së Madhe për dërgimin e migrantëve të refuzuar në Ballkan, DW: Politizimi i çështjes së migrantëve nxit frikë dhe ksenofobi në Maqedoninë e Veriut

Sipas raportimeve Britania e Madhe do t'i paguajë Maqedonisë së Veriut për çdo migrant që do ta pranojë, dhe gjithashtu do të sigurojë edhe investime në vend dhe ndihmë në luftën kundër ndikimit rus. Por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime duke i quajtur spekulime dhe lajme të rreme të opozitës.

18 Mars 2026, 14:17 Nga E.d
Plani i Britanisë së Madhe për dërgimin e migrantëve
Foto ilustruse

Në fund të vitit 2025 mediat britanike "Daily Mail" dhe "Times" ishin ndër të parat që shkruan se Maqedonia e Veriut po zhvillon bisedime me Britaninë e Madhe për hartimin e një plani për ndërtimin e kampeve për migrantët e refuzuar.  Sipas raportimeve Britania e Madhe do t'i paguajë Maqedonisë së Veriut për çdo migrant që do ta pranojë, dhe gjithashtu do të sigurojë edhe investime në vend dhe ndihmë në luftën kundër ndikimit rus. Por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime duke i quajtur spekulime dhe lajme të rreme të opozitës.

"Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të ngrihet as edhe një strehim për migrantë ilegalë dhe nuk do të pranojmë asnjë migrant”, deklaroi Mickoski.

Aludimet për një plan të tillë u shfaqën pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe në Samitin në Tiranë, të cilin Mickoski e paraqet si marrëveshje e cila do t'i sjellë vendit investime.

Mungesë guximi apo transparence?

Në vend të një komunikimi të drejtpërdrejtë dhe zyrtar që do ta sqaronte përmbajtjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe, qeveria disa javë i ofroi publikut copëza informacionesh duke lënë hapësirë për interpretime dhe lajme të rreme.

Sipas profesor Florian Bieber, nga Universiteti Karl-Franzens, Graz, Austri, mbajtja e publikut në paqartësi deri në arritjen e një epilogu përfundimtar mund të konsiderohet si opsioni më i leverdishëm për qeverinë, pasi publikimi i parakohshëm i informacionit potencialisht mund ta dëmtojë partinë në pushtet.

"Duke qenë se partia në pushtet përfaqëson një elektorat më konservator dhe nacionalist, kjo mund të dëmtojë vetë bazën e saj zgjedhore. Nuk bëhet fjalë vetëm për ksenofobi, por edhe për ndjenjën e poshtërimit që vendi të përdoret si qendër për migrantë nga vendet perëndimore. Në rajon ekziston një shqetësim i kahershëm, që nga mbyllja e kufijve në vitin 2015, se mund të shndërrohet në një "vend-depozitë për migrantë” - tha Bieber për DW.

Sipas tij pritet që qendra të tilla të mos jenë shumë të pëlqyera nga publiku dhe rrjedhimisht, të ketë kundërshtime. Dhe se një rast i tillë ndodhi me Shqipërinë, ku pavarësisht mospajtimeve plani i qendrave të migrantëve u paraqit në publik si vepër e kryer. 

Situatë e përkryer për të ushqyer frikën 

Kaosit informativ i kanë paraprirë shumë media online të cilat e përdorën këtë situatë për të shpërndarë lajme të rreme dhe tituj sencasionalë. "Secili duhet të ketë një armë kundër migrantëve”, "pse frikoheni, nuk do t'ju përdhunojnë të gjithëve”, "jo, për këtë duhet rezistencë qytetare”, apo "ata që duan të sjellin këtu nuk janë migrantë, por militantë islamikë fanatikë, përdhunues të vajzave të krishtera”. Këto janë vetëm disa prej mijëra komenteve, që shfaqen nën postimet që përhapin lajme të rreme për kampet e migrantëve.

Mediat dhe nxitja e ksenofobisë

Sipas profesores Olga Koshevaliska, nga Universiteti Goce Delcev në Shtip, roli i medias në formësimin dhe nxitjen e ksenofobisë nuk është për t'u nënvlerësuar. Ajo thekson se lajmet që lidhen me fenomenin e migrimit paraqiten në media në mënyrë sensacionale dhe pa kontekst, duke krijuar përshtypjen se migrimi është një valë e vazhdueshme që mund ta mbushë vendin brënda natës.

"Reagimi i një pjese të qytetarëve ndaj vetë idesë së kampeve, shpesh i shoqëruar me frikë dhe mosbesim, mund të shpjegohet duke e konsideruar panoramën më të gjerë të dinamikës mediatike dhe sociale, ku këto çështje prej kohësh janë paraqitur si „krizë" ose „sulm". Kur migracioni paraqitet jo si një fenomen i ndërlikuar shoqëror, por përmes titujve sensacionalë – „migrantët do të marrin vendin tonë", „terroristë mes refugjatëve" – frika bëhet një iluzion kolektiv që ushqehet nga çdo informacion i ri, veçanërisht nga dezinformimi sensacionalist”, thotë Koshovaliska. 

Politizimi i çështjes së migrantëve

Suprizues ishte dhe reagimi i social demokratëve të cilët e përdorin këtë temë në maksimum për të sulmuar qeverinë. Lideri i saj, Venko Filipçe, paralajmëroi protesta dhe një rezolutë.

Politizimin e çështjes së migrantëve Koshovalinska e quan mjet për mobilizimin e mbështetësve duke rikujtuar shembullin e vitit 2017, kur pas akuzave të opozitës së atëherëshme për ndërtimin e kampeve disa komuna paralelisht me zgjedhjet lokale zhvilluan edhe një referendum. 

"Kjo tregoi sa lehtë mund të keqpërdoret kriza migratore për përfitime politike, duke shfrytëzuar ndjenjën e frikës tek qytetarët dhe duke e paraqitur si „luftë për mbijetesë" të popullsisë lokale. Pikërisht në këto situata, aktorët politikë përdorin migracionin për të lëshuar akuza ndaj kundërshtarëve politikë dhe për t'i transferuar problemet sociale dhe ekonomike mbi ata që zakonisht janë më të cenueshëm – migrantët, refugjatët dhe personat që kërkojnë azil.” shton ajo.

Në dhjetor 2025 partitë në pushtet paraqitën dhe miratuan një rezolutë që synon të ndalojë spekulimet e opozitës dhe të konfirmojë politikat e shtetit kundër migrimit të paligjshëm.

Ballkani: hapësirë për eksperimente politike me migrantët

Në raportimet e mediave britanike, ndër të tjera, thuhet se plani është ende në një fazë shumë të hershme dhe parasheh përfshirjen e disa vendeve të Ballkanit, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte më i drejtpërdrejtë. Ai shprehu menjëherë gatishmëri për ta mbështetur planin e Britanisë së Madhe, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.

Kosova ka treguar edhe më herët gatishmëri për marrëveshje të ngjashme, nga strehimi i rreth 1.900 afganëve pas vitit 2021, deri te marrëveshja me Danimarkën për transferimin e të burgosurve në Gjilan.

Megjithatë oferta për ndërtimin e qendrave për azilkërkues të refuzuar nga Britania e Madhe paraqet një hap të ri politik, i cili sipas kritikëve mund t'i tejkalojë kapacitetet reale të vendit.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, është i drejtpërdrejtë në vlerësimin e tij: "Nuk e besoj që Kosova ka kapacitete të tilla. Deklarata e kryeministrit ishte vetëm një gjest servilizmi ndaj një aleati strategjik për të mbajtur mirë marrëdhëniet.” Sipas tij, Kosova duhet të tregojë besnikëri ndaj aleatëve vetëm në çështje, ku ka kapacitete për t'i përmbushur detyrimet.

Justifikim për vendet e BE-së

Përfshirja e vendeve të Ballkanit në plane të tilla nuk konsiderohet rastësi. Profesor Florian Bieber thekson se pozita e këtyre shteteve brenda sistemit juridik evropian krijon një justifikim më të pranueshëm politikisht për transferimin e migrantëve, në krahasim me dërgimin e tyre në vende autokratike me reputacion të dobët në fushën e të drejtave të njeriut.

"Së pari, sa më e madhe të jetë distanca, aq më e vështirë bëhet për migrantët të rikthehen sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar. Së dyti, dyshoj që shumë shtete të BE-së do të ishin të gatshme të merrnin pjesë në një skemë të tillë. Si rezultat, një marrëveshje e tillë duket se shfrytëzon pozitën e dobët ekonomike të vendeve të rajonit për ta promovuar këtë model.” thotë Bieber.  Ndër vendet të cilat e kanë refuzuar menjëherë këtë plan-propozim janë Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina./DW

maqedonia e veriut britania ksenofobi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht