LIVE UPDATES
Bota

Plagosja në veri thellon distancën e qytetarëve me Policinë e Kosovës, REL bën vëzhgim

Prokuroria Themelore e Mitrovicës konfirmoi për REL-in se ka kërkuar shqiptimin e paraburgimit për një muaj për të gjithë.

13 Prill 2023, 20:06 Nga k.m.
Plagosja në veri thellon distancën e qytetarëve me Policinë
Foto ilustruese

“Si mund të kem [besim në Policinë e Kosovës] kur ata qëllojnë, arrestojnë njerëz... Si mund të kem besim tek ata?”.

Kjo ishte përgjigjja e Jovan Aleksiçit, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse ai i besonte Policisë së Kosovës pas incidentit të 11 prillit kur një zyrtar policor i Kosovës plagosi Milan Jovanoviçin, derisa siç u tha, ai dyshohet se nuk u ndal në një pikë kontrolli. 

Jovanoviç u plagos në rrugën magjistrale Mitrovicë - Leposaviq.

Për këtë rast u arrestuan katër zyrtarë policorë, K.P i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulim me prova”. Të tjerët F.M, S.U dhe M.M u arrestuan për veprën penale “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës konfirmoi për REL-in se ka kërkuar shqiptimin e paraburgimit për një muaj për të gjithë.

Njëjtë si Jovani, edhe Teodora Zhivkoviç, thotë se nuk ndihet e sigurt pasi dyshon se ajo që i ka ndodhur Millanit, mund t’i ndodhë kujtdo tjetër.

“Policia serbe në veri ka kohë që është zhdukur. Kohët e fundit kanë ndodhur vetëm incidente. Në thelb, ne nuk ndihemi të sigurt. Ne nuk kemi besim në Policinë e Kosovës, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh”, thotë ajo.

Pas tensioneve të vitit të kaluar dhe tërheqjes së serbëve të komunave në veri nga institucionet e Kosovës, policia ka vendosur disa postblloqe në rrugët kryesore që çojnë në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë.

*Video nga arkivi: Serbët lëshojnë institucionet e Kosovës

Javë më parë një incident i ngjashëm kishte ndodhur kur zyrtarët policorë të Kosovës qëlluan me armë zjarri drejt një veture, e cila pasi e kishte goditur automjetin e policisë, nuk ishte ndalur në pikën e kontrollit.

Në këto pika kontrolli zakonisht qëndrojnë pjesëtarë të njësive të specializuara të policisë.

Në deklaratat publike të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, nuk janë bërë publike të gjitha rrethanat e plagosjes së Millan Jovanoviçit.

As Prokuroria Themelore e Mitrovicës, që po e heton rastin, nuk ka treguar për REL-in nëse ka arritur të intervistojë të viktimën.

Por, Mentor Vrajolli, njohësi i fushës së sigurisë, njëherësh udhëheqës i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast kanë tejkaluar autorizimet ligjore.

“Përdorimi i forcës së tillë ndodh kur zyrtari policor është i rrezikuar drejtpërsëdrejti nga palët e tjera. Pra, tejkalimi që është bërë nga zyrtari policor përbën vepër penale”, thotë Vrajolli.

Vrajolli thekson se incidente të tilla mund të jenë të paevitueshme pasi siç thotë ai, në pikat e kontrollit në veri ka për momentin njësi të specializuara që nuk janë të trajnuara vazhdimisht për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Risku është te fakti që njësitë speciale janë të përgatitura për situata pak më të komplikuara dhe jo domosdo kanë një përgatitje të vazhdueshme sa i përket menaxhimit të situatave të sigurisë publike siç ka ndodhur në këtë rast”, shpjegon Vrajolli.

Kodi Etik i Policisë së Kosovës thotë se zyrtari policor shfrytëzon forcën vetëm si opsion të fundit, gjë që, sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, nuk ishte rasti në plagosjen e Millan Jovanoviçit.

Neni 21 i Kodit Etik të Policisë thotë se “Gjatë ushtrimit të autorizimeve, zyrtari policor ligjërisht ka të drejtë ta përdorë forcën, e cila duhet të jetë e arsyeshme, proporcionale dhe e domosdoshme.

Autorizimi për shfrytëzimin e forcës duhet të shfrytëzohet si mjet i fundit dhe vetëm për të arritur një objektiv ligjor të Policisë”.

Të njëjtën gjë, por në mënyrë më specifike e thotë edhe Ligji për Policinë.

“Zyrtari policor mund ta përdorë forcën për ta mbrojtur jetën e personit, për ta parandaluar sulmin, kryerjen e veprës penale, arratisjen e kryesit të veprës apo atëherë kur masat e tjera nuk janë të suksesshme për arritjen e një objektivi tjetër legjitim të policisë”, thuhet në nenin 26 të këtij ligji.

Polici K.P që dyshohet se plagosi Millan Jovanoviçin, akuzohet për dy vepra penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulim me prova”.

Të dyja këto vepra janë të dënueshme me Kodin Penal të Kosovës.

Për veprën penale “vrasje në tentativë”, K.P nëse shpallet fajtor mund të dënohet me së paku pesë vjet burgim. Sipas Kodit Penal të Kosovës, personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën atë, por dënimi mund të zbutet.

Ndërsa për veprën penale “manipulim me prova”, dënimi sillet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Tre policët e tjerë, F.M, S.U dhe M.M, që dyshohen për veprën penale “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”, sipas Kodit Penal mund të dënohen me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

Në veri të Mitrovicës, Caleb Waugh, udhëheqësi i zyrës për politika në organizatën joqeveritare “Aktiv”, thotë se tejkalimi i autorizimeve në rastin e plagosjes ka irrituar edhe më shumë komunitetin serb në veri. Waugh thotë se ky rast i ndodhur në rrethana të pasqaruara krejtësisht, vetëm se do të rrisë ndjenjat kundër Policisë së Kosovës.

“Prania e njësive speciale është frikësuese për shumë qytetarë. Ka pasur shumë raste të raportuara të abuzimit dhe këtu po flas për raste të tjera që nuk përfshijnë gjuajtje me armë, por keqtrajtime të formave të ndryshme të civilëve. Pra, nuk mund fare të flasim për një relacion në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve në veri, pasi që ai relacion është joekzistent”, thotë Waugh.

Ai beson se qytetarët në komunat në veri pajtohen me prezencën e një force policore, porse siç thotë ai, jo në këto kushte, me prezencë kaq të madhe të njësiteve speciale.

Rikthimi i zyrtarëve serbë të dorëhequr mund të ishte një zgjidhje, thotë Waugh.

“Një fillim i mirë do të ishte tërheqja e njësive speciale nga veriu dhe tërheqja nga ndërtimi i bazave të policisë në veri”, tha ai.

Por, e gjithë kjo, sipas tij, kërkon angazhim më të gjerë.

Derisa veriu mbetet i përfshirë nga tensionet, Irfan Krivosiç, qytetar nga Mitrovica e Veriut, thotë se gjithçka mbetet në “status quo”.

“A kam besim te Policia e Kosovës? Jo. Jo, sepse sa herë që është dashur të zgjidhet një situatë e vështirë, e kanë zgjidhur kryesisht të huajt apo KFOR-i”, thotë ai.

Incidentin e dënuan ambasada të ndryshme në Kosovë, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Reagime pati edhe në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të enjten tha se Jovanoviç ishte duke transportuar tenxhere dhe tepsia nga Serbia për t’i shitur në Mitrovicë Veriore.

Këto pretendime nuk i komentoi Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Shënim: Të gjithë personat e përfolur në këtë shkrim konsiderohen të pafajshëm përveç nëse gjykata vërteton me vendim të formës së prerë se janë fajtor./REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet