23 Maj 2022, 11:32
Nga DOSJA
Foto ilustruese
KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna dy punonjës të policisë kufitare të Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me rastin ku dyshohet se disa punonjës të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Dy punonjësit janë pezulluar tashmë ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbulimin e rasteve të tjera lidhur me ta. Njëri nga punonjësit ishte me gradë major.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.
Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.
(j.c)/dosja.al
Bota
23 Maj 2022, 11:32
Foto ilustruese
Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin lindor Luhansk, ka thënë ushtria ukrainase më 23 maj, pasi forcat ruse tentojn...
Bota
23 Maj 2022, 11:17
OBSH
BRITANI E MADHE-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se ka pasur 248 sulme ndaj kujdesit shë...
Bota
23 Maj 2022, 11:07
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ruse kanë dëmtuar pesë ndërtesa të larta dhe zona tregtare në Severodonetsk ndë...
Bota
23 Maj 2022, 10:53
Foto ilustruese
UKRAINË-Ndërsa vendimmarrësit kryesorë botërorë po mblidhen për Forumin vjetor Ekonomik Botëror (WE...
Bota
23 Maj 2022, 10:56
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton të “eliminojë” Ukrain&eu...
Bota
23 Maj 2022, 10:43
Foto ilustruese
KOSOVË- Arrestohet një shqiptarë në Kosovë pasi është akuzuar se ka dhunuar seksualisht një të...
Bota
23 Maj 2022, 10:40
SHBA-Presidenti i SHBA-së Joe Biden, gjatë një vizite në Japoni, ka thënë se Rusia duhet të "paguajë një ç...
Bota
23 Maj 2022, 10:32
Anna Moskwa
POLONI- Ministrja e Klimës dhe Mjedisit në Poloni, Anna Moskwa, ka thënë se vendi i saj ka vendosur të përfundoj&...
Bota
23 Maj 2022, 10:29
Macky Sall
AFRIKA PERËNDIMORE-Presidenti i Senegalit Macky Sall, do të vizitojë Moskën dhe Kievin në javët e...
Bota
23 Maj 2022, 10:15
Pamje nga protesta
GJERMANI-Populli gjerman, ka dal në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër luftës së Rusisë ...