23 Maj 2022, 10:56
Nga DOSJA
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton të “eliminojë” Ukrainën dhe ka thënë se lideri rus duhet të paguajë “çmim afatgjatë” për pushtimin e këtij shteti.
Duke folur nga Tokio më 23 maj, Biden ka thënë në një konferencë për media se bombardimet ruse në infrastrukturën civile, sikurse shkollat, teatrot, spitalet dhe muzetë, tregojnë synimin e qartë të Putinit për pushtimin e nisur më 24 shkurt.
“Besoj se ajo që dëshiron Putin është të eliminojë identitetin e Ukrainës”,- ka thënë Biden.
“Ai nuk mund ta pushtojë atë, mirëpo mund të tentojë t’ia shkatërrojë identitetin”.
Ukraina ka akuzuar Rusinë se është duke kryer mizori në pushtimin e paprovokuar dhe ka thënë se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme të luftës. Rusia e mohon shënjestrimin e civilëve dhe pretendon se të dhënat për mizori që prezanton Ukraina, janë të rreme.
Para nisjes së luftës, të cilën Putin e konsideron “operacion special ushtarak”, lideri rus ka thënë se Ukraina nuk ka qenë kurrë njëmend shtet, dhe ka thënë se Ukraina është pjesë e “historisë, kulturës dhe hapësirë shpirtërore” të Rusisë.
Biden ka thënë se Putin duhet “të paguajë çmim të lartë për barbarizmin e tij në Ukrainë” për t’u siguruar që shtetet tjera nuk marrin hapa të ngjashëm. Deklarata e tij besohet se ka qenë referencë e drejtpërdrejtë për tensionet në mes të Kinës dhe Tajvanit.
Marrë nga REL.
Bota
23 Maj 2022, 10:43
Foto ilustruese
KOSOVË- Arrestohet një shqiptarë në Kosovë pasi është akuzuar se ka dhunuar seksualisht një të...
Bota
23 Maj 2022, 10:40
SHBA-Presidenti i SHBA-së Joe Biden, gjatë një vizite në Japoni, ka thënë se Rusia duhet të "paguajë një ç...
Bota
23 Maj 2022, 10:32
Anna Moskwa
POLONI- Ministrja e Klimës dhe Mjedisit në Poloni, Anna Moskwa, ka thënë se vendi i saj ka vendosur të përfundoj&...
Bota
23 Maj 2022, 10:29
Macky Sall
AFRIKA PERËNDIMORE-Presidenti i Senegalit Macky Sall, do të vizitojë Moskën dhe Kievin në javët e...
Bota
23 Maj 2022, 10:15
Pamje nga protesta
GJERMANI-Populli gjerman, ka dal në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër luftës së Rusisë ...
Bota
23 Maj 2022, 09:47
Foto Ilustruese
UKRAINË- Një foshnjë dy muajshe u fotografua në funeralin e babait të tij pas vdekjes së tij në rajonin ...
Bota
23 Maj 2022, 09:31
Lord Richard Dannatt
UKRAINË-Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar Lord Richard Dannatt, ka...
Bota
23 Maj 2022, 09:41
GREQI- Një sherr i ashpër që nuk ka përfunduar në mënyrë të mirë ka ndodhur në zonën e Dilesi...
Bota
23 Maj 2022, 09:04
SHBA-Një burrë qëlloi për vdekje një 48-vjeçar në gjoks në një tren në qytetin e Nju Jorkut të diel&e...
Bota
23 Maj 2022, 08:56
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se deri në 100 ukrainas mund të vdesin ...