LIVE UPDATES
Bota

Humbjet e Rusisë në Ukrainë, të ngjashme me të periudhës sovjetike në Afganistan

Rusët është thënë se janë duke bërë përparim të kufizuar në këtë qytet ku pritet të nisin rrethim të ri.

23 Maj 2022, 11:32 Nga DOSJA
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, të ngjashme me të
Foto ilustruese

Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin lindor Luhansk, ka thënë ushtria ukrainase më 23 maj, pasi forcat ruse tentojnë të rrethojnë qytetin Severodonjeck në këtë rajon.

Luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës kanë rezultuar me vdekje të shumta të ushtarëve rusë, ka thënë inteligjenca britanike, duke vlerësuar se në tre muajt e parë të luftës në Ukrainë, Moska është përballur me një shifër viktimash, të ngjashme me atë që ka përjetuar ish-Bashkimi Sovjetik gjatë luftës nëntëvjeçare në Afganistan.

Mbrojtësit ukrainas u kanë rezistuar 11 sulmeve të armikut në 24 orët e fundit, teksa trupat ruse vazhdimisht tentojnë të kalojnë përtej, andaj edhe janë duke përdorur pajisje ajrore për të shkatërruar infrastrukturën, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 23 maj. Në Severodonjeck, guvernatori rajonal, Serhiy Hayday, ka thënë se forcat ruse po tentojnë të rrethojnë qytetin me taktika shtatërruese.

Rusët është thënë se janë duke bërë përparim të kufizuar në këtë qytet ku pritet të nisin rrethim të ri. Hayday ka thënë se Rusia është duke koncentruar atje trupat që ka pasur fillimisht në rajonin e Harkivit, disa nga Mariupoli si dhe trupa të mobilizuara nga Siberia, për të shtuar sulmet në rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Të paktën shatë civilë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur më 22 maj rreth rajonit Donjeck, ka thënë ushtria ukrainase përmes një postimi në Facebook. Bombardimet ruse dhe sulmet me raketa janë dëgjuar edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, si dhe në qytetet Mikollaiv dhe Zaporizhja në jug, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Ushtria britanike ka thënë në përditësimin e saj të fundit se shkalla e lartë të vdekshmërisë në anën e forcave ruse “vazhdon të rritet përgjatë ofensivës në Donbas”, si pasojë e disa faktorëve, përfshirë taktikat e dobëta, mbrojtje të pamjaftueshme ajrore, fleksibilitet të ulët dhe komandë që përsërit gabimet”.

Në këtë njoftim është thënë se rritja e vazhdueshme e numrit të viktimave mund të çojë në pakënaqësi në Rusi, pasi rusët në të kaluarën janë treguar të ndjeshëm ndaj humbjeve të përjetuara gjatë luftërave.

Zyrtarët ukrainas janë deklaruar pak për humbjet e tyre prej nisjes së luftës, mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 22 maj se 50 deri në 100 ushtarë ukrainas po vriten, me sa duket çdo ditë, në lindje të shtetit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rritur edhe numrin e personave të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Kombet e Bashkuara kanë thënë se për herë të parë bota ka regjistruar mbi 100 milionë njerëz të zhvendosur.

“Numri i njerëzve që u ikin konflikteve, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe persekutimeve, ka arritur në 100 milionë për herë të parë në histori. Kjo gjë është nxitur nga lufta në Ukrainë dhe konflikte tjera vdekjeprurëse”, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Në Ukrainë, tetë milionë njerëz janë zhvendosur brenda shtetit, derisa gjashtë milionë të tjerë janë larguar jashtë kufijve, ka thënë Komisionari i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. Më 22 maj, Parlamenti ukrainas ka vazhduar gjendjen e luftës deri më 23 gusht, me kërkesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy.

Në Kiev, një panel i gjykatësve do të bëjë të ditur vendimin në gjyqin e parë për krime lufte. Rreshteri rus, Vadim Shishimarin, 21-vjeçar, e ka pranuar se ka vrarë një civil 62-vjeçar në fazat e para të pushtimit rus në Ukrainë, mirëpo i ka thënë gjykatës se ka qenë i detyruar dhe “i vjen shumë keq”.

Prokurorët, të cilët kanë kërkuar dënim me vdekje, kanë thënë se ai “ka qenë në dijeni” se ka zbatuar “urdhër kriminal”.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni