LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar paraqet prioritetet në konferencën e shtypit

Një nga faktorët që e çuan Magyar-in drejt fitores ishte premtimi i tij për t'u distancuar nga Rusia dhe për ta përmbysur skepticizmin e paraardhësit të tij ndaj BE, veçanërisht tani që Budapesti përballet me vështirësi financiare dhe ka nevojë urgjente për fonde të BE.

14 Prill 2026, 07:35 Nga D.S
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar paraqet prioritetet
Peter Magyar

HUNGARI- Peter Magyar, kryeministri i ardhshëm i mundshëmi Hungarisë, ka paraqiturdisa nga ndryshimet politike që mund të presë Hungaria gjatë konferencës së tij të parë të madhe të shtypit, që nga momenti kur partia e tij, Tisza, i dha fund qeverisjes 16-vjeçare të Fidesz-it të Viktor Orbánit.

Një nga faktorët që e çuan Magyar-in drejt fitores ishte premtimi i tij për t'u distancuar nga Rusia dhe për ta përmbysur skepticizmin e paraardhësit të tij ndaj BE, veçanërisht tani që Budapesti përballet me vështirësi financiare dhe ka nevojë urgjente për fonde të BE.

"Nëse Vladimir Putin telefonon, do ta ngre telefonin," u tha ai gazetarëve të hënën (13.04.2026). "Ndoshta do të ishte një telefonatë e shkurtër dhe nuk mendoj se ai do ta ndalojë luftën për shkak të këshillës sime." "Rusia mbetet një rrezik për sigurinë," shtoi ai.

Peter Kreko, politolog hungarez, i tha DW-së se me Magyar-in, "Hungaria nuk do të jetë më kali i Trojës i Rusisë brenda Bashkimit Evropian ose NATO-s".

SHBA mbetet e rëndësishme pavarësisht problemeve me Trumpin
Magyar-i tha se nuk kishte plane t'i telefononte Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili e ka mbështetur hapur Orbánin — madje dërgoi Zëvendëspresidentin JD Vance për të bërë fushatë për të. Në të njëjtën kohë, kreu i partisë Tisza tha se SHBA mbetet "një aleat i rëndësishëm"

Ai gjithashtu premtoi të luftojë korrupsionin dhe të propozojë një amendament kushtetues për të parandaluar rikthimin e Orbanit në pushtet.

Qeveritë e njëpasnjëshme të Orbanit janë akuzuar për kufizimin e lirive të medias, të gjyqësorit dhe të procesit zgjedhor.

"Do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sundimin e ligjit, demokracinë pluraliste dhe sistemin e kontrollit dhe balancave," tha Magyar-i.

A kanë diçka të përbashkët Magyar-i dhe Orbán-i?

Fidesz dhe Tisza konsiderohen të dyja si parti konservatore dhe populiste. Megjithatë, me kalimin e viteve, Fidesz u zhvendos më tej djathtas, duke paraqitur Orbán-in si mbrojtësin e Hungarisë kundër forcave të huaja keqdashëse. Vlen të përmendet veçanërisht se Orbán-i ka penguar përsëri përpjekjet e BE për t'i ofruar ndihmë Ukrainës përballë pushtimit rus.

Të hënën, Magyar-i deklaroi se mbështeste anëtarësimin e Ukrainës në BE, por se nuk do të mbështeste anëtarësimin e saj të shpejtë në bllok.

'Nga njëra anë, po flasim për një vend në luftë; është krejtësisht jashtë çdo diskutimi që Bashkimi Evropian të pranojë një vend në luftë,' tha ai.

Magyar-i deklaroi se të gjitha shtetet anëtare duhet të trajtohen njësoj, dhe se do t'i duheshin garanci më të forta për të drejtat e hungarezëve etnikë në Ukrainë për të mbështetur plotësisht aplikimin e saj.

Ashtu si Orbán-i, Magyar ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit. Sipas Peter Kreko-y, ai "theksoi se dëshironte edhe më pak imigracion në Hungari sesa qeveria e mëparshme".

Megjithatë, Kreko nuk besonte se Orbán do të kishte shumë ndikim në Hungari në të ardhmen. "Kthimi i tij në politikë, madje edhe në plan afatmesëm ose afatgjatë, është i pasigurt," shtoi Kreko, duke pasur parasysh se si hungarezët i perceptuan lidhjet e tij të ngushta me Rusinë.

Tisza fitoi 138 nga 199 vendet në parlamentin hungarez  në zgjedhjet e së dielës, me 53 për qind të votave, ndërsa Fidesz-i siguroi 55 vende dhe vetëm 38 për qind të votave. Sapo të mblidhet Parlamenti, shumica prej dy të tretash e Tiszës pritet të zgjedhë shpejt Magyar-in si kryeministër./DW

peter magyra hungari zgjedhjet ne hungari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet