LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë duhet të dini për bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit?

Ky veprim është përpjekja e fundit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime - duke përfshirë zotimin e tij për të mos krijuar armë bërthamore ose mjete për krijimin e një arme të tillë.

13 Prill 2026, 20:37 Nga E.d
Analiza e REL: Çfarë duhet të dini për bllokadën
Foto ilustruse

Bllokada detare amerikane ndaj anijeve që hyjnë në portet dhe zonat bregdetare të Iranit, hyri në fuqi, pasi bisedimet për paqe midis negociatorëve amerikanë dhe iranianë në fundjavë dështuan.

Ky veprim është përpjekja e fundit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime - duke përfshirë zotimin e tij për të mos krijuar armë bërthamore ose mjete për krijimin e një arme të tillë.

Bllokada vjen pas më shumë se një muaji sulmesh ajrore, si dhe pas një periudhe të gjatë me sanksione ekonomike kundër Iranit.

Aspekti ushtarak

Uashingtoni ka forca të konsiderueshme detare dhe ajrore në rajon, të cilat mund të pritet që ta zbatojnë bllokadën.

Për disa, kjo do të thotë kalim nga kryerja e sulmeve ajrore në ndalimin e anijeve civile.

Përpjekja për ta bërë këtë nga ose afër Ngushticës së Hormuzit - rrugë e ngushtë ujore përmes së cilës kalojnë eksportet iraniane, të transportuara me anije - mund t’i vërë në rrezik asetet detare amerikane nga sulmet e dronëve, raketave ose anijeve të vogla sulmuese të Iranit.

Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, që kanë zgjatur gati gjashtë javë, kanë degraduar rëndë kapacitetet iraniane, por Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka njësitë e veta detare, të përbëra nga këto anije të vogla, të cilat kanë vazhduar të sulmojnë anijet në Gjirin Persik.

“Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë”, shkroi Trump në mediat sociale, menjëherë pasi bllokada hyri në fuqi.

Rreziqet mund të minimizohen.

Duke pasur parasysh se, për shembull, rreth 90 për qind e dërgesave iraniane të naftës shkojnë në Kinë, forcat amerikane mund të rrinë duarkryq dhe të kontrollojnë bllokadën nga një distancë, ku do të ishin më pak të cenueshme.

“Ato mund të zgjedhin të pozicionohen jashtë Gjirit Persik... pa kontrolluar fizikisht Ngushticën [e Hormuzit]”, thotë Mohammad Farsi, ish-oficer detar nga Irani, për Radion Farda të REL-it.

“Ato nuk kanë nevojë të rrinë brenda ngushticës”, shton ai.

Megjithatë, Farsi dyshon se një qasje e tillë do të ishte efektive. Kjo do të nënkuptonte patrullimin e një zone shumë më të gjerë detare sesa ngushtica prej 30 kilometrash gjerësi.

Jeremy Stoehs, ekspert detar në Qendrën Austriake për Inteligjencë, Propagandë dhe Studime të Sigurisë (ACIPSS), pajtohet se do të ishte e vështirë.

“Bllokada në distancë do të përbënte një sfidë mjaft të konsiderueshme për forcat amerikane, sidomos pasi anijet civile errësohen për të shmangur ndalimin”, thotë Stoehs për Radion Evropa e Lirë.

“Marina amerikane është e njohur për mungesën e anijeve të vogla luftarake, siç janë fregatat”, sipas tij.

Ndikimi ekonomik
Vendimi për të shënjestruar transportin detar të lidhur me Iranin ka një logjikë të qartë ekonomike, siç shpjegohet në një dokument të fundit politik të Shteteve të Bashkuara.

“Të ardhurat nga nafta nga Kina përbëjnë rreth 45 për qind të buxhetit të Qeverisë së Iranit”, thuhet në dokumentin e botuar nga Kongresi amerikan më 16 mars.

Javëve të fundit, mbyllja pothuajse totale e Ngushticës së Hormuzit nga Irani për anijet e tjera - përveç të vetave - është përshkruar si pengesë për ekonominë botërore, duke e izoluar atë nga nafta, gazi dhe mallra të tjera thelbësore.

Bllokada amerikane synon ta shkatërrojë ekonominë iraniane, e cila vazhdoi të përfitojë nga eksportet e naftës, pavarësisht luftës që filloi me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite më 28 shkurt.

“Irani, në fakt, ishte në gjendje të eksportonte sasi mjaft të mëdha të naftës së tij - të njëjta me ato të vitit të kaluar, në të njëjtin muaj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Isaac Levy, analist në Qendrën për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA).

“Nëse SHBA-ja e bllokon, një gjë e tillë do ta ndalonte regjimin iranian të fitonte shumë, por do të shkaktonte presion në rritje mbi çmimet globale të naftës”, shton ai.

Ky rrezik ishte i dukshëm në orët e para pas njoftimit për bllokadën - çmimet e naftës bruto në Evropë u rritën në nivele rekord: rreth 150 dollarë për fuçi.

“Vendimi që ka marrë zoti Trump mund të ketë efekte serioze si në ekonominë amerikane, ashtu edhe në kohezionin e përgjithshëm shoqëror - veçanërisht në aspektin e barrës mbi konsumatorët amerikanë në pompat e benzinës”, thotë Mohammad Ghaedi, ligjërues në Universitetin George Washington, për Radion Farda të REL-it.

Kundërmasat iraniane mund ta rrisin dëmin ekonomik, thotë ai, duke shtuar se sulmet nga rebelët Huthi - të mbështetur nga Teherani në Jemen - me qëllim mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandab, që është një tjetër rrugë e rëndësishme transporti detar në Lindjen e Mesme, mund të “heqin nga tregu rreth 12 për qind të furnizimeve globale me energji”.

Kina

Bllokada mund të ketë gjithashtu pasoja të mëdha diplomatike.

Nuk është e qartë nëse anijet me flamur kinez po vizitojnë portet iraniane.

Komentet e mëparshme të Trumpit sugjeruan se bllokada do të shtrihej edhe tek anijet që paguajnë taksë për Iranin, për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Unë, gjithashtu, kam udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksë Iranit. Kushdo që paguan taksë të paligjshme, nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, tha ai.

Sipas kompanisë së inteligjencës detare Windward, dy anije kineze, He Rong Hai, cisternë, dhe Jin Hai Hua, transportues mallrash të mëdha, dolën nga ngushtica më 10 prill.

Të dyja filluan udhëtimet e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, jo në Iran.

Nuk është e qartë nëse ato kanë paguar tarifën që Irani ka kërkuar - prej 2 milionë dollarësh për anije - për të mundësuar kalimin përmes rrugës ujore, dikur shumë të ngarkuar.

Vlen gjithashtu të përmendet se njoftimi i Komandës Qendrore të SHBA-së, CENTCOM, për bllokadën, thotë se ajo do të zbatohet për anijet që hyjnë në “zonat bregdetare” iraniane.

Kjo do të përfshinte rrugën e ndjekur nga shumë anije që deri më tani kanë kaluar nëpër ngushticë me bekimin e Teheranit.

Sidoqoftë, sekuestrimi ose hyrja e Marinës amerikane në një anije me flamur kinez mund të shkaktojë tensione të mëdha diplomatike, pikërisht kur Trump pritet të vizitojë Pekinin për një samit me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, muajin e ardhshëm.

Ekonomikisht, ndërsa Kina mbështetet tek Irani për furnizimet me naftë, ajo mund të mbrohet nga goditja e menjëhershme, për shkak të rezervave të mëdha të naftës që ka krijuar, para se të fillonte konflikti aktual.

Ajo është gjithashtu në gjendje të shfrytëzojë sasi relativisht të mëdha të naftës iraniane në det - shumica e së cilës tashmë ndodhet pranë brigjeve kineze.

Për më tepër, furnizimet iraniane përbëjnë rreth 8 për qind të importeve të naftës detare të Kinës. Kina mund ta gjejë këtë burim diku tjetër./REL

bllokada detare shba iran

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë