LIVE UPDATES
Bota

Pesë vjet pas zjarrit, restaurimi i katedrales Notre Dame në Paris në fazën e fundit

Disa ditë pasi bota ishte dëshmitare e rënies së kullës më të lartë të Katedrales Notre Dame gjatë zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Katedralja do të rindërtohej brenda pesë viteve.

15 Prill 2024, 17:34 Nga E. D

Pesë vjet pas zjarrit, restaurimi i katedrales Notre Dame në Paris

PARIS- Pesë vjet pasi një zjarr shkatërrues përfshiu Katedralen Notre Dame të Parisit, vizitorët janë gati për të parë një nga monumentet më simbolike dhe më të vjetra të qytetit, që pritet të hapet në fund të këtij viti. Rindërtimi dhe restaurimi i katedralesë ikonike është në fazat e fundit dhe ajo pritet të hapet për vizitorët pas Lojrave Olimpike, që këtë vit do të mbahen në Paris.

Disa ditë pasi bota ishte dëshmitare e rënies së kullës më të lartë të Katedrales Notre Dame gjatë zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Katedralja do të rindërtohej brenda pesë viteve.

"Unë po ju them solemnisht sonte: kjo katedrale do të rindërtohet nga ne të gjithë së bashku. Dhe ndoshta është pjesë e fatit të Francës dhe do të jetë projekti ynë për vitet në vijim. Unë jam i përkushtuar për këtë", tha ai.

Një përpjekje monumentale për të rikthyer madhështinë e katedrales nisi pothuajse menjëherë pas shuarjes së flakëve.

"Mendoj se shumica e parizienëve dhe francezëve po shikonin ekranet e tyre televizive atë natë, ishte vërtet një moment i rëndë dhe kur ra kulla e lartë ne kishim lot dhe mund ta shihni që unë kam ende emocione për këtë. Kam lindur në Paris, ashtu si bashkëshorti im dhe ne kemi kujtime të fëmijërisë nga ky vend, kështu që ishte e rëndë të shihnim shkatërrimin nga zjarri të të gjithë historisë së paraardhësve tanë që e ndërtuan atë", thotë francezja Josy Touchard.

Rindërtimi do ta rikthente në gjendje origjinale veprën historike arkitekturore katolike romake, një vendim i mbështetur edhe nga turistët që vazhdojnë të vijnë ta shohin atë nga jashtë.

"Unë e vlerësoj historinë e saj dhe arkitekturën mesjetare. Kështu që jam i kënaqur që ata e kthyen atë në gjendjen origjinale. Mendoj se ka qenë një arsimim i jashtëzakonshëm për botën", thotë turisti amerikan Alan Whidby, nga Mineapolisi.

Zjarri në katedralen mesjetare katolike më 15 prill të viti 2019 tronditi botën. Për shumë besimtarë të të gjitha feve, ishte një tragjedi.

Punëtorët në Francë dhe madje edhe Gjermani po punojnë për restaurimin e katedrales dhe realiziimin e misionit të rihapjes së saj në fund të vitit. Tani për tani, vizitorët mund ta shohin katedralen nga jashtë dhe artefaktet e saj në ekspozita të veçanta.

Rihapja e pritshme e katedrales ikonike do të pasojë Lojërat Olimpike, që në verë të këtij viti do të mbahen në Paris./VOA

notre dame paris

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet