LIVE UPDATES
Bota

Përtej paragjykimeve! Të rinjve nga Kosova dhe Serbia bëhen bashkë, flasin për të ardhmen

15 nxënës të shkollave të mesme nga Serbi dhe 15 nxënës të shkollave të mesme nga Kosova u mblodhën me projektin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO “Super Schools” në Prizren.

14 Qershor 2022, 09:34 Nga k.m.
Përtej paragjykimeve! Të rinjve nga Kosova dhe Serbia bëhen
Foto nga takimi

18-vjeçarja Isidora Petkovic, nxënëse nga Novi Pazari, është për herë të parë në Kosovë. Ajo nuk dinte shumë për kulturën e shqiptarëve dhe është kurioze për xhaminë në Prizren dhe pör të mësuar më shumë rreth saj. Projekti "Super Shkollat" i dha asaj mundësinë të njohë aspekte të reja të jetës kosovare.

"Është hera ime e parë në Kosovë dhe nuk e prisja një atmosferë dhe përvojë kaq të mrekullueshme. Takova shumë njerëz dhe mësova diçka të re. Në një trekëndësh ka një xhami, një kishë dhe një katedrale, gjë që është e mahnitshme dhe më pëlqeu shumë. Më pëlqen kjo ndjenjë dhe sa miqësorë janë njerëzit këtu." - thotö Isidora Petkoviq - nxënëse nga Serbia.

Projekti "Super Shkollat” është shkëmbimi i parë mes shkollave të mesme nga Serbia dhe Kosova. Mësimi ndërkulturor në dialog ishte fokusi i pjesëmarrësve për të ndërtuar marrëdhënie mes tyre dhe për të ruajtur kështu paqen afatgjatë. Ky projekt i dha mundësinë Orges Ramabajës nga Prishtina t'u tregojë për kulturën kosovare miqve të tij serbë.

"Kemi krijuar një afërsi shumë të mirë, në të njëjtën kohë kemi bërë miq dhe edhe kemi punuar bashkë, si në shkollë ashtu edhe në vendet që kemi vizituar. Kemi kaluar shumë mirë së bashku dhe besoj se do të mbetemi në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin edhe më pas." - tregon Orges Ramabaja - nxënës nga Kosova.

Që nga rënia e ish-Jugosllavisë shumë luftëra kanë prishur bashkëjetesën mes banorëve. Projekti "Super Shkollat" e lufton këtë problem. Cikli i parë i projektit përfshin 60 shkolla të mesme nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Dordo Cvijovic, nga dega lokale e RYCO-s në Serbi, thotë se "qëllimi kryesor është të lidhim nxënësit e shkollave të mesme nga Ballkani Perëndimor nga rajoni ynë dhe t'u japim atyre mundësinë të takohen dhe të thyejnë stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese që kanë për shkak të familjarëve të tyre apo atyre që dëgjojnë nga mediat etj."

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë filloi në vitin 1991 me Slloveninë dhe përfundoi në vitin 1999 me Kosovën. Nxënësit e shkollave të mesme që marrin pjesë në programin e shkëmbimit të RYCO as nuk kishin lindur në atë kohë. Ata i dinë historitë për vendet fqinje vetëm nga prindërit e tyre ose nga media.

"Në fakt e njoha Kosovën dhe mentalitetin, kjo është gjëja më e mirë që do të marr me vete në Serbi. Unë do t'u them njerëzve të vërtetën për Kosovën dhe që ata nuk duhet të dëgjojnë ato që thuhen në TV." - thotö Isidora Petkoviq.

Kurse Orges Ramabaja, thotö se "takimi me ta pati një efekt shumë të mirë duke kapërcyer disa pengesa dhe disa mendime të gabuara që kishim për ta. Nuk i kam pasur unë, por në përgjithësi kemi lënë përshtypje shumë më të mirë dhe kemi krijuar një lidhje më të qartë e më të mirë mes nesh. Projekti "Super shkollat” do të vazhdojë edhe për tre vitet e ardhshme. Ky do të jetë një shans për të rinjtë që të mësojnë më shumë për fqinjët e tyre.

kosove serbi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës