LIVE UPDATES
Bota

Përqindja e lartë e plakjes së popullsisë ngelet sfidë, sistemet e pensioneve në Europë kudo me rreziqe

Por një gjë ato e kanë të përbashkët: përqindja e lartë e plakjes së popullsisë po bëhet një sfidë e vështirë për të gjitha shtetet.

23 Janar 2023, 08:43 Nga A.B
Përqindja e lartë e plakjes së popullsisë ngelet sfidë,
Pensioniste

Në vështrim të parë sistemet e pensioneve në Europë janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët: përqindja e lartë e plakjes së popullsisë po bëhet një sfidë e vështirë për të gjitha shtetet.

Farid Borsali është rrugës për në lokalin e sindikatave, “Café des Syndicats”. Ai është 56 vjeç dhe punon në fabrikën e prodhimit të automjeteve Peugeot afër Parisit. Në lokal takohen kolegët që duan të dalin në protestë kundër reformës franceze të pensioneve. “Ne bëjmë punë me turne, unojmë natën. Prandaj është e pamundur që të punojmë deri në moshën 64 vjeçare”, thotë Farid.

Ai është sindikalist mjaft i  angazhuar. Me të dalin këto ditë në protesta më shumë se 1 milionë francezë.
Punë deri në moshën 64 vjeç, në vend të daljes në pension me 62 si dikur, – këtë e parashikon reforma, që sindikatat franceze nuk duan ta pranojnë. Në Gjermania po rritet mosha e pensionit deri në 2030 në moshën 67 vjeçare. E për francezët mosha 64 vjeç është e papërfytyrueshme? Ajo që për francezët duket tmerr, është ëndërr për gjermanët.

Sisteme të ndryshme, hall i përbashkët

Sipas ekspertes për pensionet, Monika Queisser nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim, OCED sistemet e pensioneve janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët. “Së pari ka rënë përqindja e lindjeve dhe e dyta është rritur jetëgjatësia. E tani duhet parë, se si duhet të veprojmë me këtë barrë shtesë, si mund ta shpëndajmë mes shumë supeve të fortë që të mos rëndohen vetëm të rinjtë. Por kjo duhet të jetë e financueshme. “Krahasimi europian i pensioneve ka të metat e veta. Shumë krahasime nuk janë të sakta, por për një këndvështrim të përgjithshëm ai mund të bëhet. Tre kritere kanë rëndësi: shpenzimet publike për to, sa i shtrenjtë është një sistem i tillë? Sa pension merr, dhe kur del në pension?

Holandezët punojnë më gjatë. Pensioni shtetëror tek ta fillon me 66 vjeç. Megjithatë shumica ndal më herët së punuari, aty tek mosha 63. Edhe shumë gjermanët aktualisht ndalin së punuari rreth moshës 63 vjeç. Aktualisht kufiri shtetëror është me 64 vjeç, dhe po rritet vit pas viti. Italianët mesatarisht dalin në pension rreth moshës 63 vjeç, grekët me 60, francezet me rreth 61 vjeç.

Por për shkak të kontratave të ndryshme të punës dhe degëve të caktuara mund të ketë dallime të mëdha. Mosha reale dhe e zakonshme për daljen në pension nuk kanë ndonjë dallim të madh, e shumë vende po e rrisin gradualisht moshën e daljes në pension në vitet e ardhshme. Në Francë ajo është ende e ulët, por edhe aty duhet të kesh paguar rreth 45 vite kontribute pensioni për të dalë në moshën 62 vjeç në pension.

Sa përqind merret nga rroga në pension?

Sa pension marrin në fund pensionistët në BE? Ekspertët e OECD-së, bëjnë krahasimin me përqindjen e rrogës neto të fundit. Holandezët mund të dalin në pension me 89% të rrogës neto të fundit. Grekët me 84% të saj. Francezët me 74%. Pensionistët gjermanë dalin me pak më shumë se gjysma e rrogës neto të fundit. Lituanezët marrin më pak.

Monika Queisser nga OECD mendon se “nëse vendos kriterin e ‘pensionit më të mirë’, atëherë sigurisht që ka disa vende europiane jugore që ende paguajnë përqindje më të larta.” Janë këto vende që për krahasim japin një përqindje të madhe të kapacitetit të tyre ekonomik për pensionet. Para që mungon diku tjetër. Italia dhe Greqia japin 16% të vëllimit ekonomik për pensionet. Franca 13,4%. Gjermania 10.4%. Kurse Holanda përkundër kësaj jep 5%, irlandezët 3%. Megjithatë në Holandë kush banon apo punon në vend nga mosha 15 vjeç merr një pension minimal 1218 euro. Disa degë janë të detyruara të japin pensione pune. Por edhe në Holandë po rritet mosha e pensionit.

Plakje e popullsisë në Gjermani

Sisteme të përziera të sistemeve të pensioneve të financuara nga disa shtylla -private dhe të punëdhënësit si në Holandë ka edhe në Danimarkë apo Suedi, shprehet Queisser. Edhe sistemi gjerman nuk është i keq, sipas ekspertes, “por Gjermania përballet me një plakje të madhe”. Në Francë gjendja ka qenë ndryshe për një kohë të gjatë, nevoja për reforma u bë e madhe tani që gjendja është bërë e vështirë. Por Farid dhe më shumë se 1 milionë protestues nuk duan të ndalen. “2 vite më shumë punë do të thotë 2 vite më pak jetë”, thërret Farid. Franca do të përballet me protesta edhe më të mëdha./DW

plakje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet