LIVE UPDATES
Bota

Studimet amerikane e britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë

Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj. Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.

22 Janar 2023, 23:07 Nga DOSJA
Studimet amerikane e britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it
Vaksina anti-covid

BRITANI E MADHE- Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë se personat që nuk janë vaksinuar, janë në një rrezik më të madh për të patur simptoma të virusit edhe shumë kohë pas infektimit. Njoftimet vijnë ndërsa Kina po i kërkon të gjithë popullatës së saj të moshuar të vaksinohet.

Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj. Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.

Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen. Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19. Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit.

Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj. Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën. Një studim me 2000 pacientë nga hulumtues amerikanë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.

"Është shumë mirë të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë një lidhje mes vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata të Covid-it. // Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund ta dimë tani me siguri, e të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit", thotë Profesor Peter Openshaw, në Universitetin Imperial College të Londrës.

Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata. Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive. Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.

"Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në zemër, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ato nxisin antitrupat në rrjedhën e gjakut. Kështu që unë mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me anë të të cilit vaksinat parandalojnë komplikimet kardiake”.

Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti.

Marrë nga VOA

britani e madhe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet