LIVE UPDATES
Bota

Përplasja SHBA–Iran në det/ Analiza e New York Times: Kush do të dorëzohet i pari në betejën e durimit?

Ndërsa SHBA dhe Irani duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje paqeje, heqja e bllokadës amerikane dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit janë ndër çështjet kryesore në tryezë.

29 Maj 2026, 19:19 Nga E.d
Përplasja SHBA–Iran në det/ Analiza e New York Times: Kush do
Foto ilustruse

SHBA- Bllokadat detare kërkojnë durim, por durimi nuk është cilësia më e njohur e Donald Trump. Kur Presidenti amerikan vendosi në prill bllokadën ndaj porteve iraniane, qëllimi ishte i qartë: të detyronte Teherani të hapte shpejt Ngushticën e Hormuzit për trafikun tregtar. Por sipas ekspertëve ushtarakë, një bllokadë nuk e gjunjëzon armikun brenda javësh. Ajo funksionon, nëse funksionon, vetëm pas muajsh apo vitesh presioni.

The New York Times shkruan se Irani, ndryshe nga shumë vende të izoluara nga deti, ka alternativa. Ai ka mijëra kilometra kufij tokësorë me shtatë fqinjë dhe një linjë tregtare me Rusinë përmes Detit Kaspik. Kjo e ka bërë përplasjen më të gjatë dhe më të ndërlikuar sesa priste Uashingtoni.

“Është e vështirë ta detyrosh shpejt një kundërshtar të bjerë në gjunjë me një bllokadë. Është një gjë që funksionon me kalimin e kohës, por nuk është zgjidhje e shpejtë.” thotë Michael Connell, specialist për ushtrinë iraniane në Center for Naval Analyses.

Ndërsa SHBA dhe Irani duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje paqeje, heqja e bllokadës amerikane dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit janë ndër çështjet kryesore në tryezë. Nëse arrihet një marrëveshje, ajo do t’i jepte fund një prej përplasjeve më të pazakonta detare të kohëve moderne: një gjendjeje as paqeje, as lufte të hapur, mes dy kundërshtarëve shumë të pabarabartë, por që secili ka mënyrën e vet për të ushtruar presion në det.

Nga njëra anë është marina amerikane, me aeroplanmbajtëse bërthamore, avionë modernë dhe flotë gjigante. Nga ana tjetër është Irani, me skafe të shpejta, dronë, mina dhe raketa që mjaftojnë për të frikësuar kompanitë e transportit dhe siguruesit ndërkombëtarë.

Ngërçi në det ka treguar edhe një të vërtetë të vjetër të luftës: fitorja e shpejtë është e vështirë nëse nuk fiton dhe kontrollon territor në tokë. Një bllokadë detare synon mbytjen ekonomike dhe tregtare nga uji. Në pamje të parë duket më pak e përgjakshme, por mbart kosto dhe rreziqe të mëdha për të dyja palët.

SHBA thotë se bllokada ka krijuar presion të fortë ekonomik mbi Iranin. Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, deklaroi para Kongresit se tregtia nga dhe drejt porteve iraniane ka rënë në zero, duke e “shtrydhur Iranin ekonomikisht” dhe duke krijuar levë presioni për negociatat.

Por edhe Irani ka mënyrën e vet për të shkaktuar dhimbje ekonomike. Duke bllokuar apo rrezikuar eksporte si nafta, gazi, heliumi dhe plehrat kimike, Teherani mund të godasë jo vetëm Amerikën, por të gjithë zinxhirin global të furnizimit.

“Është bërë një garë vullnetesh, për të parë kush do të dorëzohet i pari”, thotë Connell.

Problemi është se bllokada është akt lufte sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rreziku i përshkallëzimit është gjithmonë i pranishëm. Vetëm këtë javë, Irani lëshoi katër dronë sulmues mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ushtria amerikane goditi një stacion kontrolli dronësh në Bandar Abbas. Ishte hera e dytë brenda tre ditësh që forcat amerikane sulmonin objektiva në jug të Iranit, përfshirë edhe anije iraniane që dyshohej se po vendosnin mina.

Rreziku nuk kufizohet vetëm te palët ndërluftuese. Mbi 1.5 milionë njerëz po kalojnë në rajon për pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite dhe një gabim ushtarak mund të rrezikojë jetë civilësh. Historia e kujton ende vitin 1988, kur gjatë luftës Iran-Irak, një kryqëzor amerikan ngatërroi një avion civil iranian me një avion luftarak dhe e rrëzoi mbi Ngushticën e Hormuzit, duke vrarë të 290 njerëzit në bord.

Edhe për SHBA-në, bllokada ka kosto të mëdha. Mbajtja e anijeve larg brigjeve amerikane është e shtrenjtë, lodh flotën dhe ekuipazhet, dhe i largon kapacitetet amerikane nga rajone të tjera strategjike, si Azia Lindore, ku Koreja e Jugut, Japonia dhe sidomos Tajvani mbështeten te prania detare amerikane.

Marina amerikane ka rreth dy duzina anije të përfshira në bllokadë, përfshirë dy aeroplanmbajtëse, shkatërrues me raketa të drejtuara, anije amfibe, minaheqëse dhe anije furnizimi. Por vendosja e gjatë në det ka kosto të mëdha njerëzore dhe teknike. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford u kthye së fundmi në port pas 10 muajsh operacione në Atlantikun e Veriut, Mesdhe, Karaibe dhe Detin e Kuq, duke treguar se edhe një superfuqi lodhet kur shtrihet shumë.

“Marina amerikane mund të bëjë gjëra fenomenale për një kohë fenomenalisht të gjatë. Por në skaje gjërat fillojnë të konsumohen.” thotë admirali në pension Mike Franken. 

Bllokada ka edhe kosto morale dhe psikologjike për ekuipazhet. Për marinarët, ajo është një përzierje e gjatë mërzie, pritjeje dhe tensioni të papritur.

“Një bllokadë është gjë shumë e mërzitshme për t’u bërë.Thjesht rri aty duke pritur që diçka të ndodhë.” thotë Andrew Lambert, profesor i historisë detare në King’s College. 

Sipas ekspertëve, SHBA do ta ketë shumë të vështirë të rihapë tregtinë nëpër Hormuz pa arritur një marrëveshje me Iranin. Mjafton që Teherani të ruajë një pjesë të flotës së tij të vogël, raketat bregdetare dhe dronët, për t’i mbajtur kompanitë e transportit dhe siguruesit në gjendje alarmi.

“Rrallëherë, për të mos thënë kurrë, një fushatë ushtarake e çarmatos plotësisht një kundërshtar pa ndryshim regjimi”, thotë James R. Holmes, ekspert i strategjisë detare në Naval War College.

Në fund, ngërçi në Hormuz tregon kufijtë e fuqisë amerikane dhe aftësinë e Iranit për të krijuar krizë me mjete shumë më të lira. SHBA mund të ketë flotën më të fuqishme në botë, por Irani ka mjaftueshëm dronë, mina, raketa dhe skafe për ta bërë çdo ditë të bllokadës të rrezikshme, të shtrenjtë dhe politikisht të vështirë.

Sa më gjatë të vazhdojë ky ngërç, aq më të mëdha bëhen kostot. Dhe pikërisht sepse nuk ka luftë të madhe të hapur, ekziston tundimi për ta lënë krizën të zvarritet. Por, siç paralajmërojnë ekspertët, ky është ndoshta rreziku më i madh: një krizë që duket e kontrolluar, derisa një gabim, një dron, një raketë apo një keqkuptim e kthen në shpërthim të plotë./Dosja.al

shba iran det

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet