LIVE UPDATES
Bota

PE-ja voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë

Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

6 Korrik 2022, 10:57 Nga F.M
PE-ja voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë
PE

KOSOVË- Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të mërkurën do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte.

Gjatë debatit, sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që të liberalizohen vizat dhe të ketë përparim në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm po ashtu se unë personalisht dhe Parlamenti Evropian kemi ngritur vazhdimisht nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave, gjë që është zgjatur së tepërmi përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”, tha von Cramon.

Me përjashtim të disa deputetëve nga radhët e të djathtës ekstreme, shumica e ligjvënësve kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo do të jetë edhe në versionin përfundimtar të tekstit të raportit që do të votohet të mërkurën.

Teksti pritet të mbetet pak a shumë ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme. Në seancë plenare, sipas deputetëve, do të jetë sfidues vetëm votimi rreth një amendamenti ku kërkohet që marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të dalë nga dialogu, të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.

Kjo kërkesë ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme edhe pse këtë e kishte kundërshtuar raportuesi për Serbinë, Vladimir Biliçik, i cili është nga Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Tani ka përpjekje që formulimi që përfshin njohjen e ndërsjellë të hiqet gjatë votimit në seancën plenare. Në tekstin e raportit po ashtu përsëritet thirrja që pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën janë: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.

Nga Serbia në raport do të kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Moskës. Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, rezoluta të tilla të Parlamentit Evropian, që në formën e raporteve individuale për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor miratohen një herë në vit, kanë një rëndësi politike, por ato nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së.

Marrë nga REL

parlamenti evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet