LIVE UPDATES
Bota

Pas opozitës shqiptare, edhe BDI-ja me kandidat për president të Maqedonisë së Veriut

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

20 Shkurt 2024, 16:13 Nga N.F

 

Pas opozitës shqiptare, edhe BDI-ja me kandidat për president të
Foto ilustruese

 

MAQEDONI E VERIUT- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, por kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti nuk do të jetë kandidat për president. Kështu bënë të ditur nga BDI-ja, duke komentuar njoftimet se drejtuesi i saj do të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet për kreun e shtetit.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, tha të martën më 20 shkurt, se nuk mendon se Ali Ahmeti do të pranonte kandidaturën për president pasi “Ai (Ali Ahmeti) ka për mision Bashkimin Evropian dhe po punon për këtë mision”.

“Ai nuk ka nevojë të tregojë se kush është dhe sa ka kontribuar për këtë vend dhe për qytetarët e këtij vendi. Nuk mendoj se është prioritet për të që të konkurrojë për ndonjë pozicion[pozitë]. Sikur të donte, ai mund të kishte cilëndo pozitë në shtet në këto 22 vjet”, deklaroi Xhaferi, i cili është anëtar i kryesisë së BDI-së.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Ahmeti se shpejti do të dalë me “lajmin e madh”, por pa saktësuar nëse do të prezantohet ndonjë kandidat tjetër për president. Grubi tha për mediat se “anëtarësia e BDI-së është për kandidaturën e Ali Ahmetit”, por Ahmeti, sipas tij, parapëlqen të punojë për “mision dhe jo për funksion”. Jozyrtarisht një nga emrat që përflitet në opinion është edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ndërkohë, me daljen eventuale të BDI-së me kandidat për president, bie poshtë paralajmërimi i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) se partitë në pushtet do të dalin me një kandidat presidencial të përbashkët. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se kjo parti në zgjedhje do të marrë pjesë ma kandidatin e saj, që beson se do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi kandidat që i përmbushin të gjithë kriteret për të qenë përfaqësues të të gjithë qytetarëve, personalitete që ndajnë vlerat evropiane, që angazhohen për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski duke mos përjashtuar mundësinë e kandidaturës së presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Kandidaturat për president deri tani i kanë publikuar vetëm opozita e bashkuar shqiptare, e cila do të garojë me Arben Taravarin dhe partia E Majta, me Biljana Vankovskën. Kandidati i opozitës shqiptare ka mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje që drejtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit, ka nënshkruar deklaratën e opozitës së bashkuar shqiptare për pjesëmarrje të përbashkët edhe për zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja, tha se kandidatin e saj do ta bëjë të ditur në konventën partiake, më 2 mars. Afati për shpalljen e kandidaturave për president skadon më 19 mars. Kandidatët mund të propozohen në Kuvend nga 30 deputetë apo të mbledhin nga 10 mijë nënshkrime të qytetarëve. Vetëm LSDM-ja dhe VMRO DPMNE-ja nuk kanë nevojë për nënshkrim pasi në Kuvend janë të përfaqësuara me nga më shumë se 30 deputetë.

Marrë nga REL

president maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet