LIVE UPDATES
Bota

Rezoluta amerikane në OKB kërkon armëpushim në Gaza dhe lirim të të gjithë pengjeve

Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield thotë se SHBA-të do të vënë veton ndaj rezolutës, sepse ajo mund të ndërhyjë në përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të arritur një marrëveshje mes palëve, që do të sillte të paktën një pauzë gjashtëjavore të luftimeve dhe do të lironte të gjithë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit.

20 Shkurt 2024, 15:47 Nga N.F
Rezoluta amerikane në OKB kërkon armëpushim në Gaza dhe
Foto ilustruese

SHBA- Një projekt-rezolutë e propozuar nga Algjeria me mbështetjen e vendeve arabe, e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, po paraqitet të martën në Këshillin e Sigurimit, por SHBA ka thënë se do t'i vendosë veton. Këshilli i Sigurimit është planifikuar të votojë të martën në mëngjes.

Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield thotë se SHBA-të do të vënë veton ndaj rezolutës, sepse ajo mund të ndërhyjë në përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të arritur një marrëveshje mes palëve, që do të sillte të paktën një pauzë gjashtëjavore të luftimeve dhe do të lironte të gjithë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit. Në një lëvizje të papritur përpara votimit, Shtetet e Bashkuara qarkulluan një rezolutë rivale në Këshillin e Sigurimit që do të mbështeste një armëpushim të përkohshëm në Gazë. Projekt-rezoluta parashikon një armëpushim të përkohshëm në Gazë, pas refuzimit të projekt-rezolutës së mbështetur nga vendet arabe.

Projekt-rezoluta amerikane, tekstin e së cilës e ka siguruar agjencia e lajmeve Associated Press, parashikon një armëpushim të përkohshëm "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe kërkon lirimin e të gjithë pengjeve që u morën gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, si edhe bën thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare.

Sipas propozimit amerikan, të dyja këto veprime "do të ndihmonin në krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve", siç kërkohet në një rezolutë të miratuar nga Këshilli i Sigurimit më 22 dhjetor. Po ashtu, në këtë propozim bëhet thirrje që “të mos vazhdojë në rrethanat aktuale” ofensiva e planifikuar nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë.

Sipas projekt-rezolutës amerikane zhvendosja e mëtejshme e civilëve, " përfshirë ndoshta në vendet fqinje", një referencë për Egjiptin, do të kishte pasoja serioze për paqen dhe sigurinë rajonale. Projekt-rezoluta e mbështetur nga vendet arabe u propozua nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vendet arabe në organin më të fuqishëm të OKB-së.

Përveç armëpushimit, propozimi algjerian kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe përsërit kërkesat e Këshillit që Izraeli dhe Hamasi "të respektojnë me përpikëri" ligjin ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, dhe refuzon zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë. Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha në një deklaratë të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë prej muajsh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që do të sillte të paktën një periudhë gjashtëjavore qetësie, nga e cila mund të përfitojmë që të fillojmë të ndërmarrim “hapat për të ndërtuar një paqe më të qëndrueshme.”

Ajo tha se presidenti amerikan Joe Biden ka pasur disa telefonata gjatë javës së fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e Egjiptit dhe Katarit për të nxitur arritjen e marrëveshjes.

Katari tha të shtunën se bisedimet "nuk kanë përparuar siç pritej".

"Megjithëse mbeten mangësi," tha ambasadorja Thomas-Greenfield, "elementët kryesorë janë në tryezë" dhe kjo mbetet mundësia më e mirë për të ribashkuar pengjet me familjet e tyre dhe për të mundësuar një pauzë të zgjatur në luftime që do të lejonte arritjen e ndihmave jetike tek civilët palestinezë.

"Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, nuk do t'i arrinte ato rezultate", tha ajo.

“Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse del për votim siç është hartuar, nuk do të miratohet.”

Vendet arabe, të mbështetura nga shumë prej 193 vendeve anëtare të OKB-së, kanë kërkuar prej muajsh të tërë për një armëpushim, ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit të Hamasit është intensifikuar. Numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën 29,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Ministria që drejtohet nga Hamasi, nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se shumica janë gra dhe fëmijë.

Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e një “njohjeje të njëanshme” të një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta. Një ditë më herët, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë.

Marrë nga VOA

shba lufta izrael-palestine armepushim okb

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet