LIVE UPDATES
Bota

Pas dështimit të liturgjisë në oborrin e Universitetit të Prishtinës vijnë reagimet e para

Sipas Kishës Ortodokse Serbe, klerikët u penguan nga policia e Kosovës që ta mbajnë liturgjinë në Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Policia kundërshton, liturgjia nuk ishte e paralajmëruar më herët.

3 Qershor 2022, 13:40 Nga DOSJA
Pas dështimit të liturgjisë në oborrin e Universitetit
Kishe

Kisha Ortodokse Serbe ka ngritur zërin, se policia e Kosovës nuk i lejoi disa klerikë serbë që të mbajnë një liturgji në Kishën që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës. "Rreth orës pesë e gjysmë, klerikët nga Kisha e Shën Nikollës janë nisur për të shërbyer Liturgjinë e Shenjtë me rastin e Ditës së Shpëtimtarit në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, mirëpo pasi një polic na legjitimoi, ai na ndaloi të hyjmë në Kishë. Afër nesh ishte një kordon prej tetë policësh, ndërsa në anën tjetër vumë re edhe dy vetura të tjera me policë, për të na penguar të mbajmë liturgjinë”, tha Stanisha  Arsiq, transmeton mediumi serb Kosovo-Online.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i listës Srpska, subjekt ky politik i serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Parlamentin e Kosovës. Kryetari i listës Srpska Goran Rakiq, tha se ndalimi i mbajtjes së liturgjisë në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, ishte "shkelje e të drejtave themelore të njeriut të komunitetit serb në Kosovë”. "Kjo që ndodhi me klerikët dhe popullin besimtar, të cilët përveç shënimit të festës së madhe nuk kishin qëllim tjetër, është porosi e keqe dhe alarm i kuq për bashkësinë ndërkombëtare se gjërat duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë. Pra, se nuk ka barazi mes popujve dhe se me këtë veprim po dërgohet mesazh i qartë se serbët nuk mund të praktikojnë lirisht besimin e tyre në faltoret e tyre dhe nuk ka barazi fetare”, tha Rakiq. Edhe Beogradi zyrtar ka reaguar.

Reagimi i policisë së Kosovës

Por policia ka reaguar duke thënë, se mbajtja e liturgjisë nga klerikët nuk ka qenë e paralajmëruar më parë. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 4 e 30 të mëngjesit të sotëm, kanë ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët ishin shtetas të huaj.

"Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar më tej. Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës nuk kemi ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar”, thuhet në një deklaratë të policisë. Sipas tyre, aktiviteti i klerikëve në fshatin Bardhosh ka qenë i paralajmëruar dhe sipas kompetencave policia ka monitoruar ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të ngjarjes.

Për autoritetet e Kosovës katedralja e papërfunduar (që Kisha serbe e quan Kisha e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë), është e kontestuar, pasi gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina” dhe Universiteti i Prishtinës  pretendon se ky objekt është ndërtuar ilegalisht në tokën e Universitetit në vitet 90-të, gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit. Për këtë çështje, aktualisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.

Kurse Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë nga ana e saj, pretendon se ka dokumentacionin që thotë se Universiteti, në vitin 1990, kishte pranuar që ta ndërtonte objektin e Kishës dhe se ekziston një vendim i autoriteteve të Komunës së Prishtinës i po atij viti. Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji në Kishën në oborrin e kampusit të UP u mbajt më 10 qershor 2021, nga Peshkopi i Rashkës dhe i Prizrenit, Teodosije. Kjo ngjarje u përcoll me protesta të studentëve të Prishtinës, të cilët kërkuan që objekti të rrënohet ose të kthehet në një muze, i cili do të ishte "pasqyrë e gjenocidit serb kundër popullit shqiptar”.

Një tjetër çështje kontestuese për prona të Kishës tash e gjashtë vjet vazhdon ndërmjet Manastirit të Deҫanit dhe autoriteteve kosovare. Për këtë ҫështje ditë më parë shefat e misioneve të vendeve më të industrializuara QUINT, për të disatën herë me radhë i kërkuan qeverisë së Kosovës që ta zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'ia kaluar në pronësi, rreth 24 hektarë tokë përreth Manastirit të Deçanit. Qeveria e Kosovës dhe komuna e Deçanit ku gjendet Manastiri, hezitojnë ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas tyre, tokat përreth manastirit kanë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa, shprehin habinë "se si i është njohur Manastirit, e drejta e palës në procedurë”./DW/

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi