3 Qershor 2022, 13:34
Nga DOSJA
Osmani dhe Blinken
SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është pritur në një takim nga Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Antony Blinken. Ministri Osmani në faqen e tij zyrtare në facebook ka thënë se partneriteti me SHBA-të është tejet i rëndësishëm dhe se sipas tij dy vendet tani janë në një fazë të re të miqësisë.
“Falënderim i veçantë për Dialogun e shkëlqyer Strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë. SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit. Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka thënë Osmani.
Ai e konsideroi një nder i veçantë që Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që mban Dialog Strategjik me ShBA-të, një proces i rëndësishëm përmes së cilit thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht vihet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral.
Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë, ku u shpreh dënim i përbashkët i pushtimit ushtarak rus, si dhe mbështetja dhe solidariteti i fuqishëm me Ukrainën. Njëherazi, u theksua se situata aktuale kërkon dinamikë të re në proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të konfirmojë besueshmërinë e BE-së dhe do të inkurajojë proceset për tejkalimin e dallimeve dhe pajtimin në rajon.
“Procesi i zgjerimit të BE-së paraqet çështje sigurie, kurse perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmëria e këtij procesi janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe evropian. Jemi mirënjohës për mbështetjen e fuqishme amerikane për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut, që aktualisht është mënyra më e mirë që të ruhet besueshmëria e këtyre proceseve,”- tha Osmani.
Në takim, ministri Osmani e përshëndeti partneritetin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në kontekstin e NATO-s, duke theksuar kështu partneritetin strategjik mes dy vendeve, tashmë të avancuar edhe me Dialogun Strategjik, si një nga shtyllat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimin e saj demokratik dhe civilizues.
Bota
3 Qershor 2022, 13:32
Delfini në brigjet e Detit të Zi
UKRAINË- Studiuesit në Parkun Natyror Tuzlivski lymany në rajonin Odesa në Ukrainë...
Bota
3 Qershor 2022, 13:17
Zelenskyy
UKRAINË- Në Kiev, presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video p...
Bota
3 Qershor 2022, 13:16
Foto ilustruese
UKRAINË- Ambasadori i Ukrainën në Ankara tha sot se Turqia është një nga vendet që blen grurin...
Bota
3 Qershor 2022, 13:11
MAQEDONIA E VERIUT- Historianët bullgarë do të nisen për në Strasburg më një mision të vetëm, për të bi...
Bota
3 Qershor 2022, 13:03
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Selanikun të premten e ardhshme, më 10 qershor 2022. Sipas...
Bota
3 Qershor 2022, 12:45
Greg Steube
SHBA- Një ligjvënës republikan ka nxjerrë armët gjatë një debati mbi kontrollin e armëve në Dhom&e...
Bota
3 Qershor 2022, 12:34
Foto ilustruese
GREQI- Vjedhja e celularit dhe 400 eurove u denoncua të enjten në polici, nga një turist holandez 58-vjeçar, i cili n...
Bota
3 Qershor 2022, 12:30
Vucic dhe Dendias
SERBI- Më herët gjatë ditës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti në takim ministrin e...
Bota
3 Qershor 2022, 12:23
Ratko Mlladiç
HAGË- Avokati i gjeneralit Ratko Mlladiç, Branko Lukiq, tha se ai ishte në gjendje shumë të keqe shënd...
Bota
3 Qershor 2022, 12:16
BE
BRUKSEL-Këshilli i Bashkimit Europian ka përfunduar procedurën për miratimin e paketës së gjashtë të sanksioneve...