LIVE UPDATES
Bota

Pas bisedimeve "konstruktive" në Oman, SHBA dhe Irani bien dakord për t’u takuar përsëri më 19 prill

Takimet indirekte - të ndërmjetësuara nga Omani - janë të parat nga zyrtarë të të dyja vendeve mbi këtë çështje pas disa vitesh dhe vijnë mes tensioneve në rritje dhe kërcënimeve ushtarake nga ana e Uashingtonit.

13 Prill 2025, 09:20 Nga r.ll
Pas bisedimeve "konstruktive" në Oman, SHBA dhe Irani bien dakord
Delegacioni iranian në Oman për negociatat indirekte me Shtetet e Bashkuara më 12 prill.

SHBA- Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar për një rund të dytë bisedimesh të nivelit të lartë mbi programet bërthamore të Teheranit javën e ardhshme, pas një takimi më 12 prill që zgjati më shumë se dy orë, i cili u cilësua nga të dyja palët si "pozitiv" dhe "konstruktiv".

“Bisedimet ishin shumë pozitive dhe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë pas takimit në kryeqytetin e Omanit, Muskat.

Ajo deklaroi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steven Witkoff, theksoi “se kishte marrë udhëzime nga presidenti [Donald] Trump për t’i zgjidhur dallimet mes dy kombeve tona përmes dialogut dhe diplomacisë, nëse është e mundur”.

“Këto çështje janë shumë të ndërlikuara, dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i të dërguarit të posaçëm Witkoff sot ishte një hap përpara drejt arritjes së një rezultati të dobishëm për të dyja palët”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ajo tregoi se “palët ranë dakord të takohen sërish” më 19 prill.

Më vonë, Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për bisedimet, tha: “Mendoj se po shkojnë mirë”.

“Asgjë nuk ka rëndësi derisa të përfundojë me sukses, kështu që nuk më pëlqen të flas për të. Por, po shkon mirë. Situata me Iranin po ecë mjaft mirë, mendoj”, u tha ai gazetarëve në bordin e avionit Air Force One.

Takimet indirekte - të ndërmjetësuara nga Omani - janë të parat nga zyrtarë të të dyja vendeve mbi këtë çështje pas disa vitesh dhe vijnë mes tensioneve në rritje dhe kërcënimeve ushtarake nga ana e Uashingtonit.

Zyrtarët thanë se delegacionet ishin të vendosura në dhoma të ndara dhe shkëmbenin mesazhe përmes ministrit të Jashtëm të Omanit, Said Badr.

Omani, në bregun juglindor të Gadishullit Arabik, ka shërbyer si ndërmjetës mes Iranit dhe vendeve perëndimore, përfshirë gjatë bisedimeve që çuan në lirimin e disa qytetarëve të huaj dhe shtetasve me shtetësi të dyfishtë të mbajtur nga Teherani.

Delegacioni iranian u udhëhoq nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i cili gjithashtu tha se palët do të takohen sërish fundjavën e ardhshme.

Edhe pse palët nuk u takuan ballë për ballë gjatë bisedimeve, Araqchi foli shkurtimisht me Witkoff - në prani të ministrit të Jashtëm të Omanit - pas takimit, duke e përshkruar këtë si një "mirësjellje diplomatike".

Araqchi tha se takimet u zhvilluan në një "atmosferë frytdhënëse, të qetë dhe pozitive".

Ministria e Jashtme e Iranit tha se bisedimet ishin "konstruktive".

“Dëshira e [Witkoff] gjatë negociatave ishte që korniza e përgjithshme e marrëveshjes të vendosej në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha diplomati më i lartë iranian pasi tregoi ndërveprimin e parë të drejtpërdrejtë midis dy vendeve që nga administrata Obama.

Pak ditë para takimit, presidenti Donald Trump paralajmëroi se, “nëse është e nevojshme”, Shtetet e Bashkuara “patjetër” do ta përdorin forcën ushtarake kundër Iranit – ndërsa Izraeli është i gatshëm të luajë rol udhëheqës në këtë.

Përgjigjja e Iranit ka qenë sfiduese, duke lënë të kuptohet se rreziku është i madh për të dy vendet dhe për rajonin më gjerë, në kohën kur delegacionet takohen në Oman.

Bisedimet shënojnë një kapitull tjetër në marrëdhëniet e tensionuara mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të karakterizuara nga cikle diplomacie dhe konfrontimi.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 – e njohur zyrtarisht si Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit të Përbashkët (JCPOA) – dikur ofroi shpresë për zbutjen e tensioneve, por tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Trumpit, nxiti një sërë sanksionesh dhe pasurim të uraniumit nga ana e Teheranit.

Fuqitë evropiane tentuan ta shpëtonin JCPOA-në, duke nisur një mekanizëm të quajtur Instrumenti për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX), i cili synonte t’i lehtësonte transaksione pa dollarë me Iranin, për të shmangur shkeljen e sanksioneve amerikane dhe për të penguar Iranin nga moszbatimi i zotimeve.

Në praktikë, vetëm një transaksion u realizua përmes këtij mekanizmi, dhe ai u hoq plotësisht në vitin 2023.

Ekonomia iraniane, e cila pati përfitime nga JCPOA-ja, pësoi goditje të rëndë nga fushata e “presionit maksimal” të Trumpit, duke kufizuar ndjeshëm shitjet e naftës së Teheranit.

Menjëherë pas ardhjes së Joe Bidenit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021, Irani dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sërë bisedimesh indirekte për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Një projekt-marrëveshje u përgatit nga Bashkimi Evropian, si koordinator i JCPOA-së, por ajo nuk u nënshkrua kurrë.

Bisedimet ngecën në vitin 2022 dhe kanë mbetur të ngrira deri tani.

Trump ka qenë i qartë në synimin e tij: Irani nuk duhet të lejohet të ketë ndonjë armë bërthamore kurrë. Por, mbetet e paqartë nëse ai dëshiron ta kufizojë veprimtarinë bërthamore të Iranit, apo ta shkatërrojë plotësisht.

Irani është i gatshëm të japë garanci se nuk synon të prodhojë bombë atomike, por nuk pranon të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Pavarësisht përpjekjeve për të treguar vetëbesim dhe pretendimeve se mund t’i heqë qafe sanksionet amerikane, Teherani ka nevojë urgjente për një marrëveshje.

Ekonomia iraniane është, mbase, në gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë, sepse monedha e tij kombëtare po bie vazhdimisht kundrejt dollarit. Fuqia blerëse e qytetarëve vazhdon të bie, ndërsa ndërprerjet e energjisë janë bërë pjesë e përditshme e verës dhe dimrit – pavarësisht pozitës së Iranit si një fuqi energjetike globale.

Për Shtetet e Bashkuara është prioritet të mos e lejojë Iranin të fusë në duar armë bërthamore.

Irani po pasuron uranium në një pastërti prej 60 për qind, çka konsiderohet afër nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve. Po ashtu, ka grumbulluar sasi të mjaftueshme për të ndërtuar disa bomba, nëse do të vendoste ta bënte këtë.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se kurrë nuk ka ndjekur synimin e armëve. Por, me administratën Trump që vazhdon të përmendë mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj objekteve bërthamore të Iranit, gjithnjë e më shumë zyrtarë iranianë kanë lënë të kuptohet se vendi do të ndërtonte armë bërthamore nëse do të detyrohej.

Sipas vlerësimeve, Irani mund të pasurojë mjaftueshëm uranium për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe sasi për disa bomba brenda një muaji.

Para bisedimeve në Oman, Uashingtoni e rriti edhe më shumë trysninë. Më 9 prill, Thesari amerikan i Shtetit njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj pesë subjekteve dhe një individi në Iran për mbështetjen e tyre ndaj programit bërthamor iranian, përfshirë edhe Organizatën për Energji Atomike të Iranit (AEOI).

Mohammed Ghaedi, pedagog në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Xhorxh Uashington, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë se sanksionet e reja ka mundësi të kenë ndikim të vogël, pasi ato synojnë pasuritë e AEOI-së në SHBA, të cilat janë të pakta.

Ai argumentoi se këto sanksione kryesisht shërbejnë për ta rritur fuqinë negociuese të SHBA-së ndaj Iranit gjatë bisedimeve.

Më 9 prill, Trump përsëriti paralajmërimin se në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA-ja do ta përdorë forcën ushtarake për ta rrënuar programin bërthamor të Teheranit.

“Izraeli, natyrisht, do të jetë shumë i përfshirë në këtë. Ata do të jenë udhëheqësit e kësaj përpjekjeje”, tha ai.

Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u përgjigj se kërcënimet e vazhdueshme për përballje ushtarake do ta detyronin Iranin të dëbonte inspektorët e OKB-së dhe “të transferonte uraniumin e pasuruar në vende të sigurta”./REL

bisedimet shba- iran

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë