13 Prill 2025, 08:42
Nga r.ll
friedrich merz
BERLIN- Në Gjermani është arritur një marrëveshje e re për formimin e qeverisë së ardhshme, nën drejtimin e kancelarit të pritshëm Friedrich Merz (CDU). Në qendër të kësaj marrëveshjeje janë politikat e reja të migracionit, kufizimi i ndjeshëm i Rregullores së Ballkanit Perëndimor dhe ndryshimet në ligjin për shtetësinë.
Sipas kontratës qeverisëse, kuota vjetore për leje pune për qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet – nga 50.000që u vendos vitin e kaluar, në 25.000. Kjo prek drejtpërdrejt qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Ekspertët argumentojnë se sistemi i migracionit duhet të bazohet më shumë në kualifikime profesionale sesa në origjinën gjeografike.
Migracioni: Kontrolle dhe kthime
Po ashtu, do të ashpërsohen rregullat për marrjen e shtetësisë gjermane: në të ardhmen, ajo nuk do të mund të merret më pas tre vitesh qëndrimi, por vetëm pas pesë vitesh. Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e bashkimeve familjare për disa kategori refugjatësh dhe përfundimin e pranimeve vullnetare, përfshirë për ata nga Afganistani.
Kancelari i ardhshëm Friedrich Merz e përshkroi marrëveshjen si një “sinjal të fortë për Evropën”, duke shtuar se “Gjermania është në rrugën e duhur”, se “Evropa mund të mbështetet te Gjermania”, dhe – në drejtim të presidentit amerikan Donald Trump – se Gjermania do të përmbushë detyrimet në fushën e mbrojtjes dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e saj.
Përtej migracionit, marrëveshja parashikon masa për të ringjallur ekonominë gjermane pas tre vitesh recesion: ulje taksash për sipërmarrjet, përjashtim nga tatimi i orëve shtesë të punës dhe më shumë fleksibilitet për pensionistët që duan të punojnë.
Ndërkohë, Ballkani Perëndimor mbetet në axhendën ndërkombëtare të Berlinit. Procesi i Berlinit do të vijojë si platformë për mbështetjen e vendeve të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian./DW
qeveria gjermane friedrich merz
Bota
13 Prill 2025, 08:09
r.ll
foto nga vendngjarja
REPUBLIKA DOMENIKANE- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Do...
Bota
12 Prill 2025, 22:12
M.B
Foto ilustruese
OMAN- Irani ka njoftuar sot se bisedime mbi programin bërthamor të vendit që po përparon me shpejtësi janë zh...
Bota
12 Prill 2025, 21:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të hetimeve për tragjedinë në Koçan, ku humbën jet&e...
Bota
12 Prill 2025, 21:07
M.B
Dezinfektimi
EUROPA- Autoritetet në disa vende në Evropën Qendrore po punojnë për të frenuar një shpërthim të ...
Bota
12 Prill 2025, 20:47
M.B
Bill Gates, themelues i Microsoft
SHBA- Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të sh...
Bota
12 Prill 2025, 17:48
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar...
Bota
12 Prill 2025, 17:41
E. D
foto iluistruese
SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë ...
Bota
12 Prill 2025, 17:08
E. D
Milorad Dodik
SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsër...
Bota
12 Prill 2025, 16:19
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në pë...
Bota
12 Prill 2025, 12:04
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...