LIVE UPDATES
Bota

Microsoft mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Në vitet e para të Microsoft-it, Bill Gates punonte me altoparlantë të mëdhenj që ushtonin tingujt e grupeve muzikore si Led Zeppelin, Creedence dhe Grand Funk, që ishin në modë asokohe.

12 Prill 2025, 20:47 Nga M.B
Microsoft mbush 50 vjet, si nisi kompania?
Bill Gates, themelues i Microsoft

SHBA- Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në bodrume dhe konsideroheshin lodra për të pasurit. Ka kaluar vetëm gjysmë shekulli që atëherë. Në prill 2025, Microsofti mbushi 50 vjet.Në vitet e para të Microsoft-it, Bill Gates punonte me altoparlantë të mëdhenj që ushtonin tingujt e grupeve muzikore si Led Zeppelin, Creedence dhe Grand Funk, që ishin në modë asokohe.

I dhënë pas punës, Gates shpesh flinte në divanin e zyrës dhe punësonte vetëm njerëz që ishin të gatshëm të punonin 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Në një kompani ku punëtori më i vjetër [bashkëthemeluesi Paul Allen] ishte vetëm 25 vjeç, motoja ishte: “Mos i beso askujt mbi 30 vjeç”. Kjo ishte një thënie e famshme mes hipive nga vitet e fundit të viteve ’60 - pikërisht koha kur Gates dhe Allen u bënë miq në gjimnaz.

Megjithëse kishin pothuajse tre vjet diferencë në moshë, ata u bashkuan nga pasioni i përbashkët për programimin dhe kompjuterët - atëherë që dukeshin si dollapë metalikë me drita që pulsonin, të vendosur në dhoma me sistem ftohjeje. Qasja në këto kompjuterë ishte e kufizuar dhe shumë e shtrenjtë. A e kujton ndokush kohën kur programimi bëhej në kartela të shpuara prej kartoni të ngjeshur? Në një intervistë dhënë një muaj më parë, Gates tha se ende dinte të programonte në atë mënyrë. Megjithatë, në agimin e Microsoft-it, tashmë kishin dominuar metodat elektronike të programimit me regjistrim magnetik në disqe.

Të impresionuar nga prezantimi i kompjuterit Altair 8800 në revistën Popular Electronics, Allen dhe Gates e kuptuan se po afrohej një revolucion teknologjik, rezultat i të cilit do të ishte depërtimi i kompjuterëve në të gjitha sferat e jetës. Altair 8800 ishte një mrekulli teknike për kohën, pasi përfshinte teknologji që deri atëherë gjendeshin vetëm në makinat e mëdha, të rënda që funksiononin në bodrumet me sistem ftohjeje të korporatave gjigante.

Allen dhe Gates kuptuan se e ardhmja qëndronte pikërisht te mundësia që Altair 8800 të transportohej lehtësisht dhe kudo. Prania e kompjuterëve në jetën tonë të përditshme sot është aq e zakonshme saqë nuk e mendojmë që vetëm gjysmë shekulli më parë, bota dukej krejt ndryshe nga pikëpamja teknologjike. Në atë kohë, shumë kompani në Kaliforni të SHBA-së filluan të prodhonin kompjuterë relativisht portativë, secili me sistemin e vet operativ primitiv dhe një grup modest programesh.

Por, nuk kishte një vizion të madh, as standarde të përbashkëta. Kompjuterët perceptoheshin si lodra të shtrenjta për një segment të ngushtë specialistësh. Allen i tregon Gatesit revistën me kompjuterin e ri dhe i thotë: “Kjo po ndodh pa ne. Duhet të bëjmë diçka”. Tregu i programeve për kompjuterë personalë ishte drejt zgjerimit, dhe dy partnerët kishin plot ide për ta mbushur këtë boshllëk.

Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, 19-vjeçari Gates braktisi Harvardin [29 vjet më vonë, një tjetër student i vitit të dytë në atë universitet, Mark Zuckerberg, do të bënte të njëjtën gjë] dhe, së bashku me Allen, themeloi kompaninë e quajtur Micro Soft në prill 1975. E përkthyer, kjo do të thotë “I vogël dhe i butë” dhe, natyrisht, u bë objekt shakash. Në vitin 1981, kompania u regjistrua zyrtarisht si “Microsoft”.

Gatesit i atribuohet thënia se një ditë çdo shtëpi do të ketë të paktën një kompjuter. Në vitin 1977 kjo dukej si fantazi, por 30 vjet më vonë, fjalët e tij u bënë realitet. Pesëdhjetë vjet më parë, Silicon Valley ishte konsoliduar si një qendër moderne e teknologjisë, e shpërndarë pa ndonjë rend të qartë në pjesën veriore të Kalifornisë. Megjithatë, industria e kompjuterëve ishte pak e rregulluar, çka i dha Microsoft-it një mundësi të hershme për të hedhur shortin dhe për të fituar.

Lideri i padiskutueshëm i teknologjisë kompjuterike në atë kohë ishte IBM. Në vitin 1980, Microsoft mori një porosi nga IBM për të krijuar një sistem të ri operativ. Deri atëherë, kompania nuk kishte zhvilluar sisteme operative dhe nuk kishte përvojë në këtë fushë. Megjithatë, Gates vendosi të “luante budallain”, bëri blof dhe ia doli të bindë gjigantin kompjuterik t’ia jepte porosinë Microsoft-it. Inxhinierët e IBM-it nuk besuan në takimin e parë se djali me flokë të çrregullta dhe me xhinse ishte drejtor gjeneral i kompanisë.

Rrethanat e kësaj kontrate mbeten të diskutueshme dhe vazhdojnë të jenë objekt spekulimesh edhe 45 vjet më vonë. A i vodhi Bill Gates teknologjinë që i përkiste një kompanie tjetër? Edhe nëse po, pronarët e asaj kompanie nuk mundën ta vlerësonin potencialin e produktit të tyre në atë kohë. Këtë, Gates arriti ta shohë. Kur vizitoi laboratorin e Xerox-it, Steve Jobs pa aty disa ide që do të revolucionarizonin kompjuterët: miun dhe ndërfaqen grafike. Ndërsa inxhinierët e Xerox-it nuk i kishin dhënë shumë rëndësi, Jobs menjëherë kuptoi potencialin e tyre dhe si mund t’i sillte ato tek masa.

Një element kyç i marrëveshjes mes Davidit [Microsoft] dhe Goliathit [IBM] ishte që Microsoft ruante të drejtën për të shitur sistemin e ri operativ MS-DOS edhe për kompani të tjera. Kjo rezultoi të ishte një faktor vendimtar, pasi MS-DOS u bë standard në industri. Lëvizjet strategjike të Microsoft-it, të kombinuara me vendimin e IBM-it, hodhën themelet për ngritjen globale të MS-DOS dhe vulosën të ardhmen e Microsoft-it si kompani udhëheqëse në softuer. MS-DOS u përditësua herë pas here deri në vitin 2021 dhe ende përdoret gjerësisht, sidomos në vendet në zhvillim.

Edhe pse luajti rol kyç në revolucionin kompjuterik, Microsoft kurrë nuk është vendosur fizikisht në Silicon Valley, por në shtetin e Uashingtonit. Në mars 1986, kompania u listua në bursën teknologjike ‘NASDAQ’ me një çmim fillestar prej 10 centësh për aksion [të rillogaritur sipas vlerës së vitit 2024]. Në qershor 2024, çmimi i një aksioni arriti në 468 dollarë. Teorikisht, një dollar i investuar në Microsoft në vitin 1986 do të kishte sjellë një fitim prej 4.679 dollarësh në vitin 2024.

Bill Gates, atëherë 26 vjeç, u bë miliarderi më i ri në botë. Rreth 12.000 ish-punonjës të kompanisë u bënë milionerë falë pagesës së pjesës së pagës me aksione. Si një fakt interesant, në vitin 2025 nuk është e mundur të blesh një shtëpi në Silicon Valley për një milion dollarë. Tani nevojiten të paktën 3 milionë. Sot, 70 për qind e kompjuterëve personalë në botë përdorin sistemin operativ Windows të Microsoft-it.

Versioni i parë i Windows-it doli në vitin 1985, por epoka e artë për Microsoft-in ishte versioni i vitit 1995, që e vendosi kompaninë në skenën globale. Sot, Windows 10 është sistemi operativ më i përdorur në botë, me versionet më të vjetra që ende përdoren në cepa të largët të globit. Mund të thuhet se sot Microsoft-i “shikon” nga çdo qoshe e planetit. Nëse thjesht shikon, apo më shumë vëzhgon, kjo mbetet çështje e interpretimit personal./ REL

microsoft

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet