23 Shkurt 2023, 16:18
Nga I.A
Kuvendi maqedonas
SHKUP- Dhjetë ditë pas fillimit të seancës për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e anëtarëve të ri të Qeverisë, Kuvendi sot shkarkoi ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe ministrin pa resorë, Xhemail Çupi. Nga 105 deputetët e pranishëm në sallë, për shkarkimin e Salit votuan 65 deputetët dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, ndërsa për shkarkimin e dy të tjerëve, për votuan 64 dhe një kundër. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski tha se me këtë, sot është konfirmuar përforcimi dhe rritja e shumicës parlamentare.
“Me përfundimin e rikonstruimit, sigurojmë stabilitet politik, rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe miratim më të shpejtë të ligjeve. Ajo do të kontribuojë të vazhdojnë me përshpejtim me realizimin e reformave në ekonomi, në gjyqësor dhe në raport me integrimin e vendit në BE”, tha Martin Kostovski, LSDM
Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentare të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se, kjo parti nuk e votoi shkarkimin e ministrave, pasi vlerëson se krijimi i shumicës së re parlamentare nuk është e bazuar në parime.
“Grupi i deputetëve i VMRO – DPMNE-së nuk votoi për shkarkimin e ministrave në këtë rikonstruim të Qeverisë së Kovaçevskit sepse, sikurse edhe para një viti, ashtu edhe tani kemi situatë të harnimit të shumicës pa qëllim të qartë, pa program, pa vizion. Kjo është situatë, do të thoshin njerëzit, ku nga njëra anë harnojnë, ndërsa nga ana tjetër u shkëputet shumica qeveritare, sepse thjesht tash më ka humbur tërësisht legjitimiteti i qytetarëve”, tha Nikola Micevski, VMRO – DPMNE.
bekim sali xhemail Çupi admirim aliti kuvendi i maqedonise se veriut
Bota
23 Shkurt 2023, 16:01
I.A
Kuvendi maqedonas
SHKUP- Seanca parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të qeverisë do të vazhdojë n&eu...
Bota
23 Shkurt 2023, 16:08
a.l
Flamuri ukrainas në rrugët e Londrës
ANGLI- Një grup aktivistësh kanë derdhur qindra litra bojë të verdh&...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:49
a.l
Selfie
UKRAINË- Jeta ndryshoi në një çast në Ukrainë më 24 shkurt 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkall&...
Bota
23 Shkurt 2023, 16:02
k.m.
Foto ilustruese
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrainë si “operacion special ushtarak” po përdor...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:47
k.m.
Foto ilustruese
Militantët në Gaza hodhën raketa dhe Izraeli kreu sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza- Izrael të enjten, nj&eu...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:38
a.l
Furnizimi i Energjisë
RUSI- Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (International Energy Agency, IEA), thot...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:26
a.l
Lufta në Ukrainë
RUSI- Në një analizë të situatës në fushën e betejës në Ukrainë, një...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:22
a.l
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë sot se takimi i 27 shkurti...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:18
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se lista e detyrimeve të pazbatuara nga Marr&e...
Bota
23 Shkurt 2023, 15:07
a.l
Ura e Krimesë
RUSI- Moska njoftoi rihapjen e urës së Krimesë për qarkullimin e automjeteve, e cila u mbyll që kur u dëmt...