LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim

Shumë është shkruar për fushatat dezinformuese ruse në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Por analistët thonë se vendet perëndimore nuk janë objektivat e vetëm të përpjekjeve ruse për të lëkundur opinionin publik.

23 Shkurt 2023, 16:02 Nga k.m.
Analiza e VOA: Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në
Foto ilustruese

Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrainë si “operacion special ushtarak” po përdoret në disa vende, falë një fushate dezinformimi të Rusisë, që synon rajone të veçanta të botës. Siç raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Virxhinia Gunawan, vende në Azinë Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine janë vënë veçanërisht në shënjestër të propagandës ruse.

Shumë është shkruar për fushatat dezinformuese ruse në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Por analistët thonë se vendet perëndimore nuk janë objektivat e vetëm të përpjekjeve ruse për të lëkundur opinionin publik.

“Në vend që të synojnë Perëndimin si dikur, ata synojnë këto vende në pjesën jugore të globit: vendet afrikane, Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine”, thotë Radityo Dharmaputra, ekspert i politikës ruse në Azi në Universitetin Airlangga të Indonezisë.

“Russia Today”, është media më e njohur ruse e kontrolluar nga shteti. Pasi Rusia nisi sulmin në Ukrainë, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja e ndaluan atë. Në Shtetet e Bashkuara ajo nuk u ndalua, por kompanitë amerikane e hoqën atë nga lista e kanaleve televizive, që mund të shihen në Amerikë.

“Russia Beyond the Headlines” “Rusia përtej titujve” është një platformë mediatike qeveritare ruse më pak e njohur. Ajo përqëndrohet në kulturën dhe identitetin rus dhe i prezantohet audiencës në gjuhën e tyre. Në Indonezi, ku shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, Islami përmendet vazhdimisht.

“Për vite me radhë, Moska është përpjekur ta portretizojë Rusinë si mike të Islamit”, thotë më tej Radityo Dharmaputra, ekspert i politikës ruse në Azi.

Përpjekjet mediatike të Moskës në Indonezi u intensifikuan në vitin 2015, pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri, gjë që nxiti reagim të fortë. Përpjekjet dezinformuese ruse vazhduan pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

“Ata e kuptojnë se kjo po funksion, sepse ky ishte fillimisht mesazhi kryesor në rrjetet sociale indoneziane. Mesazhi nuk kishte të bënte me Perëndimin apo Ukrainën, por se si Rusia është mjaft miqësore ndaj Islamit”, shton Dharmputra.

Ekspertët e sigurisë vërejnë se metoda e përdorur në Indonezi po shfrytëzohet edhe në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Kyle Walter është kreu i sektorit kërkimor në kompaninë “Logically”, që punon për të luftuar keqinformimin dhe dezinformimin.

“Ajo që ata bëjnë në vende si Afrika dhe Azia Juglindore, është përqëndrimi në historinë kolonialiste të Perëndimit dhe e përdorin atë si një mënyrë për të pozicionuar Rusinë si një partner strategjik, që shikon përpara”, thotë Walter.

Sipas organizatës së edukimit mediatik “Debunk.org”, qeveria ruse ndau 1.5 miliardë dollarë në vitin 2021 për financimin e platformave mediatike, që ajo kontrollon. Kjo shumë u trefishua nga janari në mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./VOA

rusi fushata dezinformuese

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2023, 14:25 k.m.

Pse bie 'shi' peshqish?

Foto ilustruese AUSTRALI- Një 'shi' me peshq të gjallë ra në një qytet të izoluar australian, ndodhi e cila ka ndodhur 4 her&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet