LIVE UPDATES
Bota

Parada e ushtarëve serbë ndez polemika në Bosnjë-Hercegovinë

Ata kërkojnë shpjegim se si pjesëtarët e ushtrisë së një vendi tjetër pa miratimin e askujt mund të hyjnë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës (B-H). Menjëherë kanë reaguar dy anëtarë të Presidencës së B-H, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, të cilët kanë paralajmëruar se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë nuk kanë leje nga Presidenca për të hyrë në territorin e B-H.

8 Korrik 2024, 18:10 Nga N.F
Parada e ushtarëve serbë ndez polemika në
Parada

BOSNJË- Me rastin e 82-vjetorit të Betejës së Kozarës, kadetët e Ushtrisë Serbe parakaluan nëpër Prijedor. Reagime të ashpra nga Federata e B-H për “hyrjen e ushtrisë së një vendi tjetër në territorin e tyre pa leje. Rreth 30 kadetë dhe 20 oficerë të Akademisë Ushtarake në Beograd parakaluan nëpër rrugët e qytetit të Prijedorit për të shënuar 82 vjetorin e Betejës së Kozarës.

Por tetë dekadat e luftës antifashiste mbetën nën hijen pikërisht të kësaj ngjarjeje, duke shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarët e Bosnjë-Hercegovinës, nga të cilët nuk është kërkuar leje për këtë parakalim të ushtarakëve serbë. Ata kërkojnë shpjegim se si pjesëtarët e ushtrisë së një vendi tjetër pa miratimin e askujt mund të hyjnë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës (B-H). Menjëherë kanë reaguar dy anëtarë të Presidencës së B-H, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, të cilët kanë paralajmëruar se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë nuk kanë leje nga Presidenca për të hyrë në territorin e B-H.

Reagimi i dy anëtarëve të Presidencës së B-H

"Parada e Ushtrisë Serbe në Prijedor, qyteti ku popullata joserbe u shënua me shirita të bardhë para se të dërgohej në kampet e përqendrimit të vdekjes, paraqet një tjetër njoftim për fillimin e zbatimit të projektit të Serbisë së Madhe dhe qëndrimeve antidejton të Vuçiqit, i miratuar më 8 qershor në Beograd", tha Beqiroviq. Në fakt, ai paralajmëroi për deklaratën e miratuar së fundmi në Parlamentin Gjithëserb, e cila, sipas kryetarit të Presidencës së B-H, në thelb minon parimet themelore të Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse për sot (8 korrik) ka caktuar një takim me Përfaqësuesin e Lartë Chistian Schmit.

As Komshiqi nuk u tregua më i butë, duke kërkuar nga institucionet e B-H që menjëherë të hetojnë se kush e ka lejuar hyrjen e ushtrisë së një vendi tjetër në territorin e B-H, pa ndjekur procedurat.

"Pyetja e parë dhe themelore është kush e miratoi hyrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe në Bosnjë-Hercegovinë? Presidenca e B-H nuk e bëri këtë. A e bëri këtë Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të përcaktohet menjëherë. Nëse nuk është as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni”, tha Komshiq.

Ministria e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës thotë se nuk kanë dhënë asnjë pëlqim për hyrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe në Bosnjë-Hercegovinë. Ministri përgjegjës Zukan Helez ka kërkuar edhe kontrolle të brendshme në Ministri për këtë rast.

Por autoritetet e Serbisë thonë se i kanë njoftuar institucionet e Bosnjë-Hercegovinës për hyrjen e kadetëve të Ushtrisë Serbe në kuadër të përkujtimit të Betejës së Kozarës. Për çdo gjë është informuar Policia Kufitare, Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore të Bosnjë-Hercegovinës. Nga letra e Ambasadës së Serbisë në B-H drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, shihet se MPJ-ja është njoftuar se në kuadër të përkujtimit të përvjetorit të Betejës së Kozarës, në Bratunac dhe Prijedor, studentët dhe kadetët e Akademisë Ushtarake në Beograd, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, do të qëndrojnë në Bosnjë-Hercegovinë.

"Nuk janë ushtarë të vërtetë"

"Në ceremoni do të vishen uniforma zyrtare dhe asnjë prej tyre nuk do të ketë armë. Ambasada kërkon që organet kompetente të Bosnjë-Hercegovinës të sigurojnë kalim të papenguar, kontrolla të përshpejtuara në pikat kufitare”, thuhet në letrën e Ambasadës së Serbisë në Bosnjë- Hercegovinë. Më vonë edhe portalet kanë konfirmuar se këtu bëhet fjalë për kadetë dhe jo ushtarë të vërtetë.

"Sipas njohurive të mia, këta nuk janë ushtarë të vërtetë, por kadetë të Akademisë Ushtarake nga Serbia. Bëhet fjalë për kadetë, nuk është ushtri, por janë nxënës në mësime”, tha Helez.

Mirëpo, për shumicën e opozitës në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, ky shpjegim nuk ndryshon asgjë sepse, siç thonë ata, bëhet fjalë për pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, pavarësisht nëse kanë qenë kadetë apo ushtarë.

"Ata janë një komponent i Forcave të Armatosura Serbe dhe kjo përpjekje për të justifikuar nuk mban ujë." Kam përjetuar një tronditje si çdo qytetar. Kjo na tregon se gjithmonë mund të bëhet më keq”, tha Edin Ramiq (SDA).

"Më në fund"

Nga ana tjetër, në Republikën Serpska nuk shohin asgjë të diskutueshme. Përkundrazi, presidenti i RS-së, Milorad Dodik, ka komentuar shumë shkurt parakalimin në rrjetin social X.

"Më në fund”, ka shkruar shkurt Dodik gjatë parakalimit, ndërsa më pas ka thënë se "as herën tjetër nuk do t'i kërkojë leje Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës”. Ai thotë se Komshiqi dhe Beqiroviqi kanë standarde të dyfishta dhe udhëheqin politikë kundër Republikës Srpska.

"Ata shqetësohen nga një duzinë djem që janë anëtarë të akademisë, të paarmatosur, sepse ngjarja rreth Kozarës është një vend i vrasjeve të mëdha të popullit serb. Në vend që të thonë një fjali rë mirë për këtë temë, ata shqetësohen nga djemtë dhe vajzat që krenohen me uniformën që mbajnë”, tha Dodik.

Shoqata e Nënave të Srebrenicës kërkon reagimin e Përfaqësuesit të Lartë lidhur me hyrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës. Ata shqetësohen për sigurinë, veçanërisht pasi e gjithë kjo po ndodh disa ditë para përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Vulin: Nderim i paraardhësve

"Ushtria e Serbisë gjendet në territorin e Bosnjë-Hercegovinës sovrane. Ndërsa ne si në vitin 1995, duhet të presim në pragun e shtëpisë sonë që të na vrajnë, përndjekin e përdhunojnë, përderisa e gjithë bota hesht. Kërkojmë reagim urgjent nga institucionet kompetente dhe komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në këtë shoqatë.

Kanë reaguar edhe autoritetet serbe: Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, përmes një deklarate ka thënë se kadetët me uniformë po tregojnë respekt për të gjithë paraardhësit e famshëm, e që nga viti 2015 kjo po bëhet edhe në Kozarë dhe Donja Gradina. Ai shtoi se problemi nuk janë kadetët e Akademisë Ushtarake, por problemi që "serbët po përkujtojnë se ustashët kroatë kanë kryer gjenocid”. “Unë thjesht nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka anëtari boshnjak i Presidencës së B-H-së, Zheljko Komshiq me kroatët. Ndërsa për lighjet me ustashët e kam të qartë”, tha Vulin./ DW

ushtria serbe beteja e kozase bosnje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet