Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi.
KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që t’i përfundojë hetimet e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se, 25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë vrarë në paraburgimin e policisë serbe. “Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë”, sipas tij.
Vëllezërit Bytyqi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë qenë shtetas të SHBA-së. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë atëkohë, hyrjes së paligjshme në Serbi.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello, në lindje të Serbisë. Në 25-vjetorin e vrasjes reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se regjimi i Serbisë vazhdon t’i madhërojë kriminelët e luftës, në vend se t’i mbajë përgjegjës.
“Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani në X.
Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në shkurt të vitit 2019 se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe se Serbia po bën gjithçka që duhet për të hetuar rastin./ REL
joe biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u tha demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do t...
Jean-Luc Mélenchon FRANCË- Fronti i Ri Popullor (NFP), një aleancë me katër parti të majta-gjelbër, ishte fituesi...
takimet e joe biden SHBA- Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara ...
Foto ilustruese GJERMANI- Në Gjermani çdo gjysmë ore një fëmijë bëhet viktimë e abuzimit seksual. ...
Stolternberg UKRAINË- Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington p&eu...
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shprehu bindjen se është e pamundur që presidenti rus, Vladimir Putin, të s...
Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi për në Uashington, për të marrë pjesë në aktiv...
Foto ilustruese KOSOVA- Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin ...
Luftimet në Qytetin e Gazës. 7 korrik 2024. GAZA- Forcat izraelite kanë kryer sulme në Qytetin e Gazës më 8 korrik, teksa tan...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të tij Gabriel Attal të qëndrojë në...