LIVE UPDATES
Bota

Mungesë fondesh për shërbimet sociale, REL: Në Kosovë fëmijët e cenueshëm lihen në rrugë!

Që nga dhjetori i vitit 2023, për këto kategori të fëmijëve janë limituar ose mbyllur shumë shërbime që më parë ofroheshin falas nga organizatat joqeveritare në Kosovë. Se çfarë shërbimesh janë mbyllur është e qartë në përgjigjen e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Fushë Kosovës, Abaz Xhigoli.

8 Korrik 2024, 17:47 Nga N.F
Mungesë fondesh për shërbimet sociale, REL: Në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVË- Lista është e gjatë: fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët viktima të dhunës, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që kryejnë punë të rënda, fëmijët përdorues të substancave narkotike... Që nga dhjetori i vitit 2023, për këto kategori të fëmijëve janë limituar ose mbyllur shumë shërbime që më parë ofroheshin falas nga organizatat joqeveritare në Kosovë. Se çfarë shërbimesh janë mbyllur është e qartë në përgjigjen e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Fushë Kosovës, Abaz Xhigoli.

Ai tregon që “për mungesë fondesh” është mbyllur shtëpia për mbrojtjen e fëmijëve, ku ata merrnin shërbime të strehimit, ushqimit, kujdesit shëndetësor, përkrahjes psikologjike dhe psikiatrike, shkollimit, si dhe ndiqnin kurse të ndryshme dhe aktivitete rekreative.

Vetëm Komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Prishtinës i kanë pranuar telashet me financim të shërbimeve sociale, ndërsa komunat e tjera kanë thënë se nuk kanë mbyllur apo kufizuar shërbime sociale.

Nga 38 komuna në Kosovë, nëntë u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë. Por, Loreta Keqekolla, nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), thotë se problemet janë të përhapura nëpër të gjitha komunat. Ajo tregon se në mesin e organizatave anëtare të KOMF-it, janë shumë që janë detyruar t’i mbyllin ose t’i reduktojnë shërbimet për fëmijë.

Lista përfshin organizatën Handikos që ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, qendrën e kujdesit ditor Pema, qendrën Labyrinth ku trajtohen përdoruesit e lëndëve narkotike, etj.

“Nëse kjo situatë vazhdon edhe më tutje, ka rrezik tamam nga një kolaps i shërbimeve sociale dhe ka rrezik që edhe shërbimet që janë vetëm të kufizuara, të mbyllen plotësisht. E, kështu, shumë fëmijë mbeten pa shërbime tejet të nevojshme për funksionimin e tyre”, thotë Keqekolla për REL-in.

Shumë nga shërbimet sociale të parapara si shërbime parësore me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare - si strehimoret për të mbijetuarit e dhunës në familje - ofrohen vetëm nga organizatat joqeveritare e jo nga institucionet shtetërore, si Qendrat për Punë Sociale.

Për financimin e këtyre shërbimeve, OJQ-të aplikojnë në thirrje për mbështetje financiare nga donatorë ndërkombëtarë, Qeveria apo komuna përkatëse. Për Dardan Kryeziun, nga organizata Civikos, problemi nis qysh nga ideja se financimi i këtyre shërbimeve është vetëm opsional për institucionet shtetërore.

“Shumica e ministrive dhe komunave ndajnë grante për OJQ-të në formë të projekteve. Është krijuar një praktikë në Kosovë që edhe shërbimet sociale parësore që ofrohen nga OJQ-të, të mbështeten përmes granteve”, thotë Kryeziu për REL-in.

“Ministria e Kulturës jep vazhdimisht projekte, këto janë opsionale. Por, shërbimet sociale nuk duhet të trajtohen kështu, ato duhet të kontraktohen në vazhdimësi”, shton ai.

Pse shihet si problem mbështetja përmes granteve në këtë formë? Për shkak se ato janë afatshkurta.

“Ato pak subvencione që ofrohen, ai pak buxhet që ndahet, ndahet për periudha nga gjashtë deri në 10 apo 12 muaj. Dhe, gjithmonë pastaj i kemi këto zbrazëtirat kohore kur nuk ka shërbime”, thotë Keqekolla nga KOMF-i.

Në vitin 2022, sipas një hulumtimi të KOMF-it, vetëm katër për qind e buxhetit të Kosovës ishte ndarë për politika dhe shërbime sociale. Në përgjigjet e tyre për REL-in, shumica e komunave kanë kërkuar që të krijohet granti specifik për shërbime sociale si mënyrë më e mirë e financimit të shërbimeve sociale. Ky grant do t’i detyronte komunat që fondet e ndara, t’i shfrytëzojnë vetëm për financim të shërbimeve sociale.

Edhe pse KOMF-i ka bërë thirrje ndër vite që të krijohet ky grant, Keqekolla thotë se komunat është dashur të ndajnë fonde për shërbime sociale edhe nga granti i përgjithshëm qeveritar për komunat dhe nga të hyrat vetanake komunale.

“Komunat kanë përgjegjësi të plotë për këto shërbime që nga decentralizimi i shërbimeve sociale në vitin 2009. Por, edhe sot, pas 15 vjetësh, ato ende nuk kanë gatishmëri dhe vullnet për të ndarë financa për shërbime sociale”, thotë Keqekolla.

E, mungesën e ndarjes së buxhetit nga komunat për shërbimet sociale, OJQ-të kanë tentuar ta zëvendësojnë me fonde të fituara nga donatorë ndërkombëtarë.

Por, Keqekolla paralajmëron se këto nuk janë të qëndrueshme.

“Këtë herë ka rastisur që shumicës së OJQ-ve t’u përfundojnë projektet në fund të vitit 2023 dhe, pastaj, ka pasur më pak thirrje për projekte të ofrimit të shërbimeve sociale. S’dihet pse, por donatorët ndërkombëtarë i kanë politikat e tyre dhe i orientojnë fondet në çështje të caktuara në vite të caktuara”, sqaron ajo.

KOMF-i nuk ka ndonjë numër të saktë se sa fëmijë kanë mbetur pa shërbime sociale shkaku i këtij problemi financiar. Por, duke qenë se shumica e shërbimeve të tilla të specializuara ofrohen nga OJQ-të, Keqekolla thotë se situata është “emergjente”.

“Për qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime, duhet të shohim forma të tjera, si nga ofruesit privatë, që janë me pagesë. Dhe, kjo e thellon edhe më shumë varfërinë. E, në rastet më të këqija, fëmijët mbeten pa shërbime për shkak të pamundësive ekonomike”, thotë Keqekolla.

Sipas KOMF-it, 22,8% e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri. Për këtë arsye, KOMF-i kërkon edhe zgjidhje afatshkurta emergjente nga Qeveria, si financimin e përkohshëm të shërbimeve sociale përmes pakos për ringjallje ekonomike.

Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e REL-it lidhur me këtë temë. Ndërsa, nga të gjitha komunat, KOMF-i tregon se vetëm Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë hapa për ta përmirësuar situatën. Adelinë Sahiti, drejtoreshë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, tregon për REL-in se janë ofruar mbi 500 mijë euro për financimin e shërbimeve sociale nga OJQ-të.

“Tutje, kryeqyteti ka vënë në funksion dhjetëra hapësira publike falas për të ofruar shërbime”, thotë Sahiti.

Por, ajo bën thirrje që së shpejti të bëhen ndryshime legjislative, “nëpërmjet të cilave ne synojmë t’i kontraktojmë drejtpërdrejt shërbimet, të cilat nuk mund t’i ofrojmë”. Ndryshimi legjislativ në fjalë është një udhëzim administrativ në të cilin ka qenë duke punuar Dardan Kryeziu nga Civikos, bashkë me Ministrinë e Financave.

Udhëzimi administrativ parasheh një mënyrë se si, përmes prokurimit publik, Qeveria dhe komunat do t’i blinin shërbimet sociale nga OJQ-të.

“Çka po tentojmë të bëjmë është ta krijojmë një sistem - udhëzimin administrativ - ku ministritë dhe komunat i blejnë shërbimet sociale përmes prokurimit, ashtu qysh e blejnë çdo shërbim tjetër, si furnizimin me ujë apo shtrimin e asfaltit. Kjo mundëson kontraktim afatgjatë”, tregon Kryeziu.

E, me minimumin e kontraktimit të vendosur në tre vjet, Kryeziu thotë se do të evitoheshin periudhat kohore kur kategori të ndryshme mbeten pa shërbimet e nevojshme sociale. Kryeziu tregon se ligjet në Kosovë e lejojnë kontraktimin në këtë mënyrë edhe tani, mirëpo thotë se në mungesë të një udhëzimi administrativ, kjo praktikë nuk është përdorur.

Ai shpreson që procedurat deri në hyrjen në fuqi të udhëzimit administrativ të mos zgjasin shumë dhe të fillojë zbatimi i asaj që Kryeziu e quan “reformë që sjell ndryshim komplet rrënjësor”.

“Kjo krejt varet nga vullneti politik tash”, thotë Kryeziu./ REL

kosove femije fonde

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale