LIVE UPDATES
Bota

Parada e Krishtlindjes në Hollivud

Shumica e anëtarëve të grupit vijnë nga periferia e Los Anxhelosit që ka një histori të trazuar me dhunën e bandave.

25 Dhjetor 2024, 20:03 Nga E. D
Parada e Krishtlindjes në Hollivud
Aktori i njohur Jeremy Renner udhëhoqi paradën këtë vit

SHBA- Për 92 vite, personazhe të njohur kanë marrë pjesë në Paradën e Krishtlindjes në Hollivud. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot, këtë vit, parada përfshiu grupin ‘Divas and Drummers of Compton’, një organizatë jo fitimprurëse që punon për të krijuar mundësi për fëmijët nga familje të varfra, që të mësojnë artet skenike.

Shumica e anëtarëve të grupit vijnë nga periferia e Los Anxhelosit që ka një histori të trazuar me dhunën e bandave. Kelli Berry themeloi grupin për të ndihmuar në ndryshimin e këtij reputacioni.

“Shpesh fëmijët me ngjyrë etiketohen gabimisht se janë agresivë, të këqij ose të djallëzuar. Ne duam t'i tregojmë botës se jemi të talentuar dhe se gjërat e mira vijnë edhe nga zonat e periferike të qytetit. Këto vajza punojnë shumë. Valltaret dhe bateristët tanë janë studentë të zellshëm. Ata kanë tipare të udhëheqësve në shtëpi e tyre, shkolla e komunitetet ku jetojnë. Ne erdhëm në Paradën e Krishtlindjes në Hollivud për t'i treguar botës aftësitë dhe talentet tona”, thotë znj. Berry.

Grupi mëson stile të ndryshme kërcimi, nga baleti tek hip hop-i. Zonja Berry dhe bashkëshorti i saj Terence formuan grupin në vitin 2012 ndërsa rrisnin fëmijët e tyre në qytetin Kompton.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis të sigurt në mënyrë që ata të mësojnë se si të kenë marrëdhënie pozitive e të ndërveprojnë me të rinj të tjerë apo si të kuptojnë rëndësinë e integritetit dhe të qenit një person i mirë”, thotë zoti Berry.

Në vitin 2018 grupit të vallëtareve iu shtua një trup bateristësh i përbërë nga djem të rinj. Jahsyr Faulkner është prej themelimit anëtar i grupit.

“Ajo që ne bëjmë tregon se si disa organizata që nisin nga vende kaq të vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha. Ne kemi interpretuar në një nga shfaqjet gjatë finales së futbollit amerikan, ‘Super Bowl-it’, apo edhe spektaklit ‘America’s Got Talent’. Ne po rritemi dhe po shënojmë sukses”, thotë ai.

Interpretimi në Hollivud është pjesë e përpjekjeve për rritjen e suksesit pasi parada e Krishtlindjes transmetohet ndërkombëtarisht. Brently Shorts thotë se ky është fillimi i planeve të mëdha për karrierën e saj të kërcimit.

“Është shumë frymëzuese sepse një ditë dua të kem ekipin tim dhe t'i sjell këtu dhe të interpretojnë”, thotë ajo.

Aktori i njohur Jeremy Renner udhëheq paradën e këtij viti.

“Bateristët nga Komptoni po bëhen të njohur. Janë krijuar mundësi për ta. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të tregojnë talentin dhe kur kjo ndodh, atëherë hapen mundësi edhe për të tjetë”, thotë zoti Renner.

Programi i edukimit muzikor përqendrohet tek të rinjtë e moshës nga 5 deri në 19 vjeç me qëllim përhapjen e një fryme pozitive e besimi të ndërsjellë, duke argëtuar dhe frymëzuar komunitetin./VOA

parada e krishtlindjes në hollivud

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet