LIVE UPDATES
Bota

VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Vendet perëndimore dhe Rusia u angazhuan në një betejë për ndikim në Evropën Lindore në vitin 2024, ndërsa zgjedhjet u mbajtën në disa vende që dikur ishin në sferën e ndikimit sovjetik.

25 Dhjetor 2024, 19:31 Nga r.ll
VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave
foto ilustruese

EVROPË- Dhjetëra mijëra gjeorgjianë organizuan demonstrata pranverën e kaluar kundër ligjit të qeverisë për "agjentët e huaj", i mbiquajtur nga kritikët "ligji rus", për shkak të legjislacionit të ngjashëm të përdorur prej kohësh nga Moska për të shtypur kundërshtarët.

Protestat u shndërruan në një betejë për të ardhmen e Gjeorgjisë. Opozita i vari shpresat në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit. Por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane fitoi me mbi 53% të votave.

Monitoruesit akuzuan Ëndrrën Gjeorgjiane për manipulim të gjerë të votimeve, gjë që ajo e mohoi. Protestuesit u rikthyen në rrugë.

“Thjesht dua që ne të shikojmë drejt Evropës dhe jo pas tek gropa nga e cila sapo dolëm”, thotë protestuesja Salome Bakhtadze.

Qeveria nisi një goditje brutale ndaj protestave dhe pezulloi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Uashingtoni nga ana e tij pezulloi partneritetin strategjik me Gjeorgjinë.

Kryeministri Irakli Kobakhidze u tregua i vendosur.

"Jemi absolutisht të përkushtuar për ta neutralizuar plotësisht opozitën radikale", tha ai.

Moldavia – një tjetër ish-republikë sovjetike – mbajti gjithashtu zgjedhje të ashpra presidenciale në tetor.

Pavarësisht provave të shumta të ndërhyrjes nga Moska, Presidentja pro-evropiane Maia Sandu fitoi në raundin e dytë të nëntorit me 55% të votave.

“Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një leksion mbi demokracinë”, deklaroi ajo.

Në Rumaninë fqinje, kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu – i cili kundërshton ndihmën perëndimore për Ukrainën – shënoi një fitore tronditëse në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pavarësisht nga anketimet parazgjedhore që tregonin se ai gëzonte një mbështetje nën dhjetë përqind.

Por rezultati u anulua nga gjykata e lartë e Rumanisë pasi shërbimet e sigurisë zbuluan një fushatë dezinformimi për ta mbështetur zotin Georgescu në mediat sociale – një përpjekje për të cilën fajësohet gjerësisht Rusia dhe të cilën ajo e mohon.

"Fushata e këtij kandidati u mbështet nga një vend i huaj", tha Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis.

Analistët thonë se Rusia po ndërhyn në demokracinë evropiane – por tabloja është më komplekse.

“Unë gjithmonë do të theksoja dobësitë lokale, faktin që ndonjëherë ekziston një hendek i tillë ndërmjet elitës dhe popullsisë. Dhe ndonjëherë Rusia thjesht përpiqet ta zgjerojë këtë hendek", thotë analisti politik Costin Ciobanu.

Zgjedhjet janë zhvilluar në sfondin e konfliktit të armatosur brutal në Ukrainë, pas sulmit të Rusisë në vitin 2022. Analistët thonë se konflikti – dhe përgjigja e Evropës – vazhdojnë të ndikojnë tek politika dhe votuesit evropianë./VOA

demokracia ne evropen lindore rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj