LIVE UPDATES
Bota

Para vizitës së Scholzit në Pekin: Kërkohet më pak varësi nga Kina

A do t'i bëjë Kina shantazh Gjermanisë? Çështja është bërë më urgjente nën ndikimin e luftës në Ukrainë. A do të përsëritet gabimi si me Rusinë?

2 Nëntor 2022, 08:19 Nga A.B

Para vizitës së Scholzit në Pekin: Kërkohet më pak

Të enjten (3 nëntor), pas tre vjetësh politike izolimi ndaj Kinës, kancelari Olaf Scholz do të jetë kreu i parë i një qeveri perëndimore që do të udhëtojë në Pekin me një delegacion biznesi. Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, ndërsa ekonomia gjermane po investon shumë atje. Në shtator, koncerni BASF hapi një fabrikë të madhe prodhimi në Zhanjiang, në jug të Kinës. Dhjetë miliardë euro do të derdhen në një fabrikë deri në vitin 2030. Rreth dy të tretat e rritjes së BASF pritet të vijë nga Kina deri në fund të dekadës. Industria gjermane e automjeteve po investon gjithashtu shumë në Kinë. 40 për qind e të gjitha makinave Volkswagen shiten në Kinë. Pasi Kombet e Bashkuara ritheksuan shkeljet e të drejtave të njeriut dhe punën me detyrim në rajonin perëndimor kinez të Xinjiang në verë, VW refuzoi të mbyllte fabrikën e saj në atë rajon.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi javën e kaluar se VW po planifikonte një sipërmarrje të madhe të përbashkët softuerësh me kompaninë kineze të teknologjisë Horizon Robotics. Parashikohet të investohen dy miliardë euro. Një tjetër marrëveshje e diskutueshme me kompaninë shtetërore kineze Coscobëri bujë javën e kaluar. Kompania e anijeve dëshironte të merrte aksione në një terminal kontejnerësh në portin e Hamburgut, i cili konsiderohet një infrastrukturë kritike në Gjermani. Kancelari Scholz, ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut, e mbështeti marrëveshjen përkundër paralajmërimeve nga ekspertët kinezë dhe rezistencës në kabinet.

Problemi i Tajvanit

Pra, a po bën Gjermania të njëjtat gabime në raport me Kinën siç bëri me Rusinë, duke e bërë veten tepër të varur ekonomikisht nga shtetet që shpërfillin haptazi ligjin ndërkombëtar (si Rusia që sulmon Ukrainën) ose duke përdorur indirekt forcën ushtarake për të zbatuar pretendimet e tyre territoriale? Edhe një herë, kreu i shtetit të Kinës dhe lideri i partisë Xi Jinping riafirmoi politikën e tij në Tajvan në kongresin e 20-të partiak, të mbajtur ditët e fundit: "Ribashkimi duhet dhe do të arrihet," tha ai, duke fituar duartrokitje të shumta nga rreth 2.300 delegatë në Sallën e Madhe të Popullit. Kjo përkundër faktit se ribashkimi po bëhet gjithnjë e më pak i dëshirueshëm për tajvanezët, e në veçanti jo nën sundimin e Partisë Komuniste. Por Xi pohon se "Tajvani është Tajvani i Kinës. Është në dorën e kinezëve të zgjidhin çështjen e Tajvanit". "Forcat e jashtme” nuk duhet të përzihen.

Ekspertët nga Instituti kërkimor i Berlinit në Kinë MERICS nuk presin që në vitet e ardhshme të shpërthejë një luftë në Tajvan, për sa kohë që të gjitha palët arrijnë të shmangin përplasjet e paqëllimshme dhe të parandalojnë që konfliktet e vogla të përshkallëzohen në konfrontime në shkallë të gjerë. "Por nëse do të kishte një luftë, dy fuqitë më të mëdha në botë, SHBA dhe Kina, do të luftonin njëra-tjetrën në një rajon që është edhe më i rëndësishëm për ekonominë globale sesa Evropa Lindore”, thotë Bernhard Bartsch nga MERICS.

Shumë fusha të ekonomisë gjermane do të preken. Kina ka një monopol tregu në minerale të rralla dhe në metale. Nga tridhjetë lëndët e para që BE i klasifikon si "kritike", 19 vijnë kryesisht nga Kina. Ato përdoren për prodhimin e telefonave celularë, llambave LED, motorëve elektrikë, qelizave diellore dhe çipave kompjuterikë. Prandaj, tranzicioni gjerman i energjisë varet kryesisht nga furnizimet nga Kina.

"Të ulet varësia"

Pavarësisht këtyre rreziqeve gjeopolitike dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë, Gjermania po zgjeron marrëdhëniet e saj ekonomike me këtë vend. Por jo vetëm partia Bündnis 90/Die Grünen, pra ekologjistët gjermanë, e cila ka Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Ekonomisë në qeverinë federale, po bën thirrje që këto varësi të reduktohen në mënyrë që një ditë të mos lejojnë që Gjermania të shantazhohet, siç ishte rasti me Rusinë. Shërbimi Federal i Inteligjencës paralajmëroi kohët e fundit se Gjermania është futur në një  "varësi të dhimbshme" nga një fuqi që papritmas më nuk është siç ka qenë.

"Ne duhet të çlirohemi hap pas hapi nga varësia jonë e vetëimponuar nëse nuk duam ta humbim lirinë tonë hap pas hapi," thotë Michael Brand (CDU/CSU). Kryetari i Komitetit të Bundestagut Gjerman për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare vizitoi Tajvanin javën e kaluar. Kina ka "një pretendim totalitar" dhe e përfaqëson atë "globalisht dhe me qëllim". Shtetet e Bashkuara tashmë po e ndërmarrin këtë hap. Kohët e fundit, kufizimet e eksportit për çipat kompjuterikë në Kinë janë shtrënguar ndjeshëm. Apple dëshiron të prodhojë më shumë në Indi dhe Vietnam në të ardhmen.

Strategjia e re për Kinën

Qeveria federale gjermane ka njoftuar edhe për një strategji të re ndaj Kinës prej vitit 2023, e cila thuhet se është shumë më kritike ndaj Pekinit sesa në kohën e ish-kancelares Angela Merkel. Ministria e Jashtme Federale është në krye, nën ministren Annalena Baerbock, e cila e ka përshkruar Kinën si një "rivale sistematike" që nga fillimi i mandatit të saj në detyrë dhe ka trajtuar hapur shkeljet e të drejtave të njeriut. Megjithatë, çështje kritike si shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, situata në Hong Kong, konflikti i Tajvanit dhe një rajon i lirë Indo-Paqësor janë përfshirë tashmë në marrëveshjen e koalicionit midis partnerëve në Gjermani - të Gjelbërve, SPD dhe FDP. Aty thuhet se të gjitha çështjet duhet të hapen dhe trajtohen, edhe ato që Pekini nuk i diskuton dhe pëlqen. Por për sa kohë që marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë lulëzojnë, qeveria e Xi Jinping nuk do të mbetet e impresionuar nga njoftimet për një politikë më kritike gjermane ndaj Kinës./DW

kina gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet