Dita e 42-të e revoltës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej", kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
Sot dita e 42-të e protestës kundër Edi Ramës, iu u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora 11 Korrik, 08:43 ...
"Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë”/ Rama: Dezinformimi ka s...
Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë 11 Korrik, 14...
Dita e 41-të e protestës/ Protestuesja: Rama, sulmues i rinisë! Gazetarëve u drejtoht gjithë arrogancë agresivitet...
Duke folur në kushte anonimiteti me gazetarët më 10 korrik, zyrtarët thanë se përfaqësuesit iranianë pritet të takohen me ndërmjetësit nga Omani më 11 korrik, ndërsa rifillojnë bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, ky takim do të jetë një provë vendimtare nëse diplomacia mund të mbijetojë pas konfrontimit të kësaj jave në Gjirin Persik.

IRAN- Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Irani e ka pranuar privatisht se gaboi duke sulmuar anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe se dëshiron të rifillojë negociatat me administratën e presidentit Donald Trump. Uashingtoni, ndërkaq, kërkon që Teherani të angazhohet publikisht për ta mbajtur të hapur një nga rrugët detare më të ngarkuara në botë.
Duke folur në kushte anonimiteti me gazetarët më 10 korrik, zyrtarët thanë se përfaqësuesit iranianë pritet të takohen me ndërmjetësit nga Omani më 11 korrik, ndërsa rifillojnë bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, ky takim do të jetë një provë vendimtare nëse diplomacia mund të mbijetojë pas konfrontimit të kësaj jave në Gjirin Persik.
Sipas zyrtarëve amerikanë, përfaqësuesit iranianë u kanë thënë bashkëbiseduesve amerikanë se sulmet ndaj anijeve tregtare ishin një gabim dhe se dëshirojnë që të vazhdojnë negociatat.
“Ata u kthyen në tryezë dhe thanë: ‘Kemi gabuar. Bëmë një gabim. Le të vazhdojmë bisedimet’”, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Fraksioni i linjës së ashpër
Zyrtarët thanë se Teherani, privatisht, ua atribuoi sulmet një fraksioni “të pakontrolluar” të linjës së ashpër, për të cilin pretendoi se po përpiqej të sabotonte negociatat me Uashingtonin.
Sipas tyre, Shtëpia e Bardhë po kërkon që Irani ta pranojë këtë edhe publikisht, duke argumentuar se garancitë private nuk janë të mjaftueshme pas asaj që Uashingtoni e konsideron shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në qershor.
Zyrtarët e lartë thanë se prioriteti i parë i administratës Trump është sigurimi i një deklarate publike nga Irani, ku të konfirmohet se të gjitha linjat detare në Ngushticën e Hormuzit janë të hapura dhe se anijet tregtare nuk do të jenë më cak sulmesh.
“Ajo që po kërkojmë është që iranianët të lëshojnë një deklaratë publike, në të cilën pranojnë se të gjitha kanalet në Ngushticën e Hormuzit janë të hapura dhe se nuk po qëllojnë më mbi anije”, tha një zyrtar. “Ose do ta japin këtë deklaratë, ose nuk do të kemi një rezultat të mirë”.
Uashingtoni pret që pas bisedimeve në Oman, Teherani të deklarojë se trafiku detar në këtë rrugë strategjike do t’i kthehet kushteve që ishin para konfliktit, që nisi në fund të shkurtit. “Nëse ky nuk është qëndrimi i tyre”, tha një zyrtar tjetër, “nuk do të jetë një ditë e mirë për ta”.
Zyrtarët nuk specifikuan se çfarë masash do të ndërmarrë Uashingtoni, por thanë se presidenti Trump ka autorizuar përdorimin e presionit ushtarak dhe ekonomik nëse Irani vazhdon veprimet armiqësore.
Zyrtarët thonë se Trumpi po i jep kohë të kufizuar diplomacisë
Ata thanë se Trump ka ngarkuar nënpresidentin, JD Vance, të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarin presidencial Jared Kushner, që të vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet negociuese të SHBA-së. Ata nuk treguan se cilët zyrtarë amerikanë do të marrin pjesë drejtpërdrejt në bisedimet në Oman.
Megjithëse theksuan se diplomacia mbetet opsioni i preferuar i administratës amerikane, zyrtarët përsëritën se koha për negociata po pakësohet.
“Presidenti Trump po na jep hapësirë për të parë nëse mund ta përmbyllim këtë proces”, tha një zyrtar. “Por, jo shumë hapësirë dhe jo shumë kohë.”
Një tjetër zyrtar e përshkroi situatën aktuale si “qartazi një moment ku presim të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Uashingtoni beson se po negocion me përfaqësues iranianë që kanë autoritetin për të arritur një marrëveshje, por zyrtarët shtuan se kriza në Ngushticën e Hormuzit ka ngritur dyshime nëse Teherani është në gjendje t’i zbatojë zotimet që merr.
Zyrtarët përmendin përçarje të mundshme brenda Iranit
Zyrtarët e lartë sugjeruan po ashtu se brenda Iranit mund të jetë duke u zhvilluar një përplasje për pushtet lidhur me zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar në qershor. Sipas tyre, përfaqësuesit iranianë thanë se sulmet ndaj anijeve tregtare u kryen nga një fraksion i brendshëm që kundërshton negociatat me Uashingtonin.
Megjithatë, SHBA-ja e kundërshtoi këtë shpjegim. Një zyrtar deklaroi se Uashingtoni beson se Irani u befasua nga vëllimi i madh i trafikut tregtar që përdorte linjën jugore lundruese përgjatë bregdetit të Omanit, për të cilën zyrtarët amerikanë besonin se do të mbetej e hapur bazuar në memorandumin e mirëkuptimit.
Sipas tyre, Teherani e ndryshoi qëndrimin pasi kuptoi se sa shumë dërgesa nafte dhe gazi vazhdonini të kalonin nëpër atë korridor.
Zyrtarët thanë se administrata amerikane e konsideron gatishmërinë e Iranit për të garantuar lirinë e lundrimit si provën e parë të madhe për të vlerësuar nëse negociatat më të gjera – përfshirë ato mbi programin bërthamor iranian – mund të kenë sukses.
“Nëse Irani nuk është në gjendje të respektojë atë që ne besojmë se ishte pjesa më e lehtë e marrëveshjes – hapjen e ngushticës për tregtinë – atëherë nuk do të arrijmë kurrë te çështja më e ndërlikuar e programit bërthamor iranian”, tha një zyrtar.
Edhe pse negociatat po rifillojnë, zyrtarët thanë se opsionet ushtarake mbeten ende në tryezë.
Ata shtuan se presidenti Trump e ka bërë të qartë se SHBA-ja do të përgjigjet me masa ushtarake dhe ekonomike nëse Irani rifillon sulmet ndaj anijeve tregtare ose ndërmerr veprime të tjera armiqësore.
Zyrtarët thanë gjithashtu se po përgatiten plane alternative në rast se diplomacia dështon. “Ka shumë njerëz që po planifikojnë çfarë do të bëjmë nëse nuk arrijmë një marrëveshje”, tha një zyrtar, duke shtuar se presidenti amerikan ka në dispozicion një gamë të gjerë opsionesh.
Përpjekja e re diplomatike vjen pas disa ditësh të rritjes së tensioneve, pasi sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit çuan në sulme ushtarake amerikane dhe vendosjen e sanksioneve të reja, përpara se të dyja palët të pranonin që të riktheheshin në negociata, nën ndërmjetësimin e Omanit.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, e akuzoi Uashingtonin më 10 korrik se kishte shkelur memorandumin e mirëkuptimit të qershorit përmes sanksioneve të reja.
Në një postim në X, ai tha se “mund të ketë vetëm respektim të ndërsjellë të zotimeve” duke argumentuar se Teherani i kishte përmbushur detyrimet e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara jo./REL
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishë...
Foto IRAN- Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei , ka lëshuar një mesazh hakmarrjeje për vdekjen e baba...
Pamje KINË- Kina evakuoi më shumë se 600,000 njerëz të hënën, ndërsa përgatitej për tajfunin&nb...
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia ka ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, duke përdorur raketa dhe ...
Pamje ANKARA - Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë...
Pamje SPANJË- Zjarri që ka vrarë të paktën 12 persona në Spanjën jugore ka djegur rreth 66,000 hektarë q&...
UKRAINË- Dëshmitë e ish-të burgosurve ukrainas kanë nxjerrë në pah akuza të rënda për tortura dhe trajtim &c...
Pamje SHBA- Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka publikuar një seri të re dokumentesh të deklasifikuara mbi fenomenet aj...
Foto ilustruese GJERMANI- Një situatë pengmarrjeje në një supermarket në Berlin ka përfunduar paqësisht pas më shum...
Anne Whitcomb BRITANIA E MADHE- Policia britanike ka liruar 26-vjeçarin që ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-minis...