LIVE UPDATES
Bota

Palestinezët përpiqen t’i mbijetojnë kapitullit të ri të luftës në jug të Gazës

Disa pacientë, të tmerruar ose gjysmë të vetëdijshëm, rënkonin, flinin, dhe vdisnin në dyshemetë me gjak, tha ai. Në spitalin me 350 shtretër, stafi i tij ka luftuar për të përballuar një fluks prej mbi 1.000 pacientësh. Pa fasha, plagët e pacientëve janë infektuar rëndë, thanë Mjekët pa Kufij.

8 Dhjetor 2023, 10:44 Nga a.l
Palestinezët përpiqen t’i mbijetojnë kapitullit të ri
Gaza

GAZA- Naseem Hassan, një mjek palestinez 48-vjeçar në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, tha se ishte bërë e pamundur ecja nëpër spitalin Nasser, me njerëz të shtrirë kudo.

Disa pacientë, të tmerruar ose gjysmë të vetëdijshëm, rënkonin, flinin, dhe vdisnin në dyshemetë me gjak, tha ai. Në spitalin me 350 shtretër, stafi i tij ka luftuar për të përballuar një fluks prej mbi 1.000 pacientësh. Pa fasha, plagët e pacientëve janë infektuar rëndë, thanë Mjekët pa Kufij.

“Kur e mendoj për një moment, filloj të qaj”, tha Hassan përmes telefonit, duke u përpjekur të dëgjohej nga britmat e mjekëve dhe infermierëve që kishin mbetur.

“Është një gjë e mirë që jam shumë i lodhur për të menduar”, tha ai.

Më 7 dhjetor, monitoruesit e Kombeve të Bashkuara thanë se spitali mori furnizimet e para që nga 29 nëntori. Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi furnizime për kujdesin emergjent në zonë për rreth 4.500 pacientë.

Ditët e fundit, tanket izraelite kanë vërshuar në jug të Gazës, duke filluar me qytetin Han Junis. Është hapja e një kapitulli të ri të zymtë në një luftë që ka vrarë tashmë mbi 17.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, dhe ka zhvendosur 1.9 milion njerëz, sipas Kombeve të Bashkuara.

Lufta – e cila shpërtheu kur militantët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë – ka dëmtuar rëndë ose shkatërruar deri në 36 për qind të të gjitha ndërtesave në të gjithë territorin, sipas analizave të imazheve satelitore të disponueshme publikisht nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës, Copernicus, të marra të mërkurën.

“Vuajtjet janë vërtet apokaliptike”, tha Khaled Abu Shaban, 38 vjeç, një ndihmës pranë Han Junisit.

Granatimet intensive të Izraelit kanë detyruar zgjedhje të vështira, tha ai. A duhet të dalë në supermarket, në rrezik për t’u vrarë? Apo duhet t’i lë vajzat e tij të vogla të flenë të uritura dhe të etura? Ai tha se fëmija 7-vjeçar brohoriti të mërkurën kur solli në shtëpi një domate.

“Është e papranueshme që ne po kërkojmë ujë dhe çdo gjë që mund të përtypim në shekullin e 21-të”, tha ai.

Betejat në rrugë dhe bombardimet e rënda kanë bllokuar dërgimin e furnizimeve nga grupet e ndihmës për në Han Junis, tha OKB, ku familjet e uritura ndonjëherë ndodhen në rrugë, larg nga magazinat e mbushura me ushqime.

Të martën, turma të dëshpëruara sulmuan një magazinë ku ndihma ushqimore për dy ditë ishte grumbulluar para shpërndarjes, tha agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA. Njerëzit rrëmbyen çfarë mundën dhe vrapuan me thasë me miell.

“Lufta e urisë ka filluar,” tha Nawras Abu Libdeh, një punëtor në Han Junis, nga organizata humanitare Ndihma Mjekësore për Palestinezët, duke shtuar se “kjo është më e keqja e të gjitha luftërave”.

Në Gazën qendrore, banorët thanë se mijëra palestinezë vërshojnë mbi kamionët e ndihmave në momentin që ata mbërrijnë, duke bërtitur për ushqim dhe duke grisur pako.

“Ka 8.000 njerëz në këtë strehë dhe çdo perime zhduket para se ta shoh, sepse njerëzit kapin gjithçka kaq shpejt,” tha Mazen Junaid, një baba i gjashtë fëmijëve që iku në qytetin qendror të Deir al-Balahut, nga veriu i Gazës.

Turmat, tha ai, e bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe lëvizjen.

Çmimet e ushqimeve bazë janë bërë të papërballueshme, thanë banorët. Një qese me miell, sipas tyre, tani kushton rreth 121 dollarë. Sheqeri, i cili mungon në supermarkete, kushton rreth 10 dollarë në tregun e zi. Kafe, vezë, biskota – këto lukse janë zhdukur.

“Ka uri, nuk ka asgjë: Nuk ka miell, nuk ka ujë,” tha Etimad Hassan, i cili fle së bashku me 21 anëtarë të familjes në një tendë të vogël në Deir al-Balah.

“Ne nuk jemi kafshë. Pse na futin në tenda si qentë? Të paktën na garantoni një vend strehimi”, tha ajo duke ju dridhur zëri.
Ka pak ose aspak trajtim në dispozicion për 14 për qind të popullsisë së Gazës që vuan nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të tjera kronike të zemrës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Persona që vuajnë nga astma nuk gjejnë inhalatorë. Diabetikët nuk gjejnë insulinë,” tha Ebraheem Matar, një mjek në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah.

“Pacientët me hipertension nuk gjejnë bllokues të receptorëve”, shtoi ai.

Junaid tha se i kalon ditët e tij duke kërkuar ushqim në rrugë dhe duke pastruar farmacitë dhe klinikat shëndetësore për ndonjë ilaç anti-inflamator, për të zbutur dhimbjet e tij të kokës. Ai shkoi në pesë farmaci, të enjten, dhe u kthye në shtëpi pa asgjë.

“Ne nuk e filluam këtë luftë,” tha ai.

Dhjetëra mijëra palestinezë në Gazë janë nisur për në qytetin jugor të Rafahut, në kufi me Egjiptin. Ushtria izraelite dërgoi mesazhe paralajmëruese evakuimi mijëra civilëve në Han Junis. Mjerimi shtrihet në horizontin e qytetin kufitar jugor. Mijëra njerëz flenë në të ftohtë jashtë. Të tjerët bëhen bashkë kudo që gjejnë hapësirë.

“Ju gjeni njerëz të zhvendosur në rrugë, në shkolla, në xhami, në spitale,” tha Hamza Abu Mustafa, një mësues shkolle në Rafah.

Skena kaotike shihen në strehimoret e OKB-së në Rafah. Zyra humanitare e OKB-së tha të mërkurën se kushtet jo të mira higjienike kanë çuar në raste të zgjebeje dhe diarresë, duke ngritur frikën se sëmundje më serioze mund të përhapen së shpejti. Punonjësit e ndihmës kanë raportuar shpërthime të sëmundjes së mëlçisë, hepatitit A.

Në spitalin Nasser, muret dridhen nga bubullima e betejave që shpërthejnë aty pranë. Mjeku Hassani tha se gruaja e tij, katër vajzat e vogla dhe djali iu lutën që t’iu bashkohej në rrugën e tyre për në Rafah. Por, Hasan ka refuzuar, duke u zotuar se do të vazhdojë me rutinën e zymtë që e lodhë dhe e ndjek më shumë çdo ditë.

“Pacientët e mi vijnë këtu sepse besojnë në të drejtën ndërkombëtare. Ata vijnë në spitale për kujdes dhe siguri”, tha ai.

“Unë nuk do t’i lë ata edhe nëse tanket e shkatërrojnë këtë spital”, shtoi ai./REL

naseem hassan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet