LIVE UPDATES
Bota

Si e rifitoi Gjermania imazhin e një vendi problematik?

Gjermania zë një vend të veçantë në imagjinatën e botës. Pas tmerreve të Holokaustit dhe vështirësive të ribashkimit, vendi fitoi reputacionin e një lideri të botës së lirë. Të begatë ekonomikisht, të qëndrueshëm politikisht, dhe më shumë mikpritës për emigrantët se shumica e vendeve të tjera, shumë njerëz menduan se gjermanët e kishin nxënë vërtet leksionin që u dha historia.

8 Dhjetor 2023, 09:31 Nga a.d

Si e rifitoi Gjermania imazhin e një vendi problematik?

Nga Lukas Hermsmeier “New York Times

Gjermania zë një vend të veçantë në imagjinatën e botës. Pas tmerreve të Holokaustit dhe vështirësive të ribashkimit, vendi fitoi reputacionin e një lideri të botës së lirë. Të begatë ekonomikisht, të qëndrueshëm politikisht, dhe më shumë mikpritës për emigrantët se shumica e vendeve të tjera, shumë njerëz menduan se gjermanët e kishin nxënë vërtet leksionin që u dha historia.

Por muajt ​​e fundit kanë qenë një zgjim paksa i vrazhdë nga ai iluzion. Ekonomia po çalon, ndërsa një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar planet e qeverisë për shpenzimet buxhetore të vitit të ardhshëm. Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e motivuar nga suksesi i kohëve të fundit në dy zgjedhjet rajonale, po pozicionohet tashmë si  partia e dytë më popullore në vend.

Emigrantët janë në vëmendjen kryesore të politikanëve. Ata kërcënohen me dëbim dhe me  mbështetje të reduktuar financiare por jo vetëm. Dhe angazhimi i këtij vendi për të luftuar ndaj antisemitizmit, duket se jo vetëm që po dështon, por ka shkaktuar gjithashtu një shpërthim të ndjenjave anti-myslimane. E vërteta është se Gjermania nuk e meritoi asnjëherë plotësisht reputacionin e saj aq shumë të lavdëruar.

Ekonomia e udhëhequr nga eksportet, varej nga një sektor i madh me paga të ulëta, si dhe nga pozicioni i vendit në Bashkimin Evropian.  E djathta ekstreme - e grupuar kryesisht në disa zona të veçanta - nuk u zhduk asnjëherë nga qarkullimi, dhe e famshmja Willkommenskultur (kultura e mikpritjes), në çdo rast jetëshkurtër, nuk mund të fshihte ksenofobinë e qëndrueshme dhe dyshimin ndaj të huajve.

Ndërkaq edhe kultura e përkujtesës dhe e dhënies llogari përpara historisë, ishte larg nga të qenit e përsosur. Megjithatë, mbetet sërish e habitshme ringjallja e papritur e jetës publike në shërbim të ndjenjës së deformuar të identitetit kombëtar. Gjermania, modeli i supozuar i moderimit, është bërë sërish një vend i lig.

Ilustruese e kësaj fryme të re, ishte përgjigja e vendit ndaj luftës në Gaza. Në ditët e para pas masakrës së Hamasit më 7 tetor, qeveria gjermane deklaroi mbështetjen e saj të palëkundur për Izraelin. Kancelari Olaf Scholz - pas paraardhëses të tij, Angela Merkel - theksoi se siguria e Izraelit është “Staatsräson” ose arsyeja shtetërore për Gjermaninë.

Ai shtoi: Është detyrë e Gjermanisë të ngrihet kundër antisemitizmit, duke pasur parasysh historinë dhe përgjegjësinë e saj për Holokaustin. Një qasje për t'u vlerësuar. Por zakoni i qeverisë për të përzier kritikat ndaj Izraelit me antisemitizmin, ka pasur disa efekte shqetësuese. Ajo ka krijuar më së shumti një atmosferë ku mbështetja për të drejtat e palestinezëve ose ndaj një armëpushimi në Gaza shihet si e dyshimtë, duke rënë në kundërshtim me pozicionin zyrtar të Berlinit. Për shembull, policia ka shtypur protestat pro-palestineze në disa qytete dhe ka ndaluar plotësisht demonstratat e shumta.

Edhe sektori kulturor ka përjetuar akte të gjera censurimi. Panairi i Librit në Frankfurtit anuloi një ceremoni për dhënien e çmimit shkrimtares palestineze Adania Shibli. Ndërkohë senati reduktoi fondet për një qendër kulturore, me arsyetimin se ajo refuzoi të anulonte një ngjarje të organizuar nga grupi i krahut të majtë “Zëri Çifut për një Paqe të drejtë Lindjen e Mesme”.

Në këtë atmosferë të ndezur, u sulmua zyra e Jian Omar, një ligjvënës nga Berlini me prejardhje kurdo-siriane, pjesë e një tendence më të gjerë të frikësimit ndaj myslimanëve. E gjithë kjo situatë është shumë shqetësuese. Por duke përdorur disa prova të shfaqjeve antisemitike në protestat pro-palestineze, për t'i fajësuar myslimanët dhe emigrantët për antisemitizëm, ata kanë shfrytëzuar rastin për të çuar përpara një axhendë kundër emigrantëve.

Kur Scholz u pyet mbi antisemitizmin në mesin e njerëzve “me origjinë arabe” në një intervistë në tetor, ai tha se Gjermania duhet të zgjidhte më saktë se kush lejohet dhe kush jo, që të hyjë në vend. Edhe disa politikanë të tjerë të nivelit të lartë, kanë nënvizuar nevojën për kontrolle më të rrepta kufitare pas 7 tetorit. Friedrich Merz, kreu i opozitës demokristiane, foli kundër pranimit të refugjatëve nga Gaza, duke pretenduar se Gjermania tashmë ka “mjaftueshëm antisemitë të rinj në vend”.

Nga ana tjetër Christian Lindner, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë së Demokratëve të Lirë të qendrës së djathtë, bëri thirrje për një ndryshim rrënjësor në politikën e migracionit për të “reduktuar joshjen e emigrantëve nga sistemi gjerman i mirëqenies sociale”.

Në fillim të nëntorit, pas muajsh diskutimesh intensive, qeveria federale dhe 16 guvernatorët e landeve ranë dakord për të vendosur masa më të rrepta për të frenuar numrin e emigrantëve që hyjnë në vend. Tani azilkërkuesit marrin më pak ndihmë në para, dhe duhet të presin një kohë dyfish më të gjatë për të marrë ndihmë sociale.

Sipas planit të ri, Gjermania do të zgjerojë gjithashtu kontrollet e saj kufitare, do të përshpejtojë procedurat e azilit dhe do të shqyrtojë idenë e largimit të qendrave të azilit. Incidentet antisemitike kanë qenë në rritje javët e fundit. Por është shqetësuese që Gjermania po e trajton antisemitizmin si një problem të importuar.

Sepse statistikat tregojnë se një shumicë dërrmuese e krimeve antisemitike kryhen nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe jo nga islamistët, dhe më pak akoma nga emigrantët apo myslimanët. Të ndihmuar nga figura të njohura mediatike, udhëheqësit gjermanë po e përdorin luftën kundër antisemitizmit si një pretekst për të inkurajuar pakënaqësinë raciste dhe ndjenjën anti-emigrante.

Koalicioni, i përbërë nga socialdemokratët, të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë, erdhi në detyrë në vitin 2021 me synimin për të modernizuar vendin dhe për ta udhëhequr atë në një drejtim progresiv. Në fakt, lëvizjet e muajve të fundit, tregojnë se liderët e Gjermanisë po i shërbejnë vetëm partisë së ekstremit të djathtë, që ata pretendojnë se duan ta mbajnë larg pushtetit. Nëse nuk ndryshojnë kurs, reputacioni i Gjermanisë në skenën botërore mund të ndryshojë së shpejti për keq.

gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale