LIVE UPDATES
Bota

Liridona, Vanja dhe Giulia u varrosën në një ditë! Femicid apo tragjedi familjare?

Femicid do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Një term tjetër që përdoret në këtë kontekst është feminicid, dhe nënkupton edhe përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore.

8 Dhjetor 2023, 08:43 Nga A.B
Liridona, Vanja dhe Giulia u varrosën në një ditë! Femicid
Viktimat

14-vjeçarja maqedonase Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarja nga Kosova Liridona Ademaj, 22-vjeçarja italiane Giulia Cecchetti. Të treja u varrosën në një ditë, të treja u bënë viktima dhune nga anëtarë të familjes ose partnerë intimë. Vrasja e tyre ka ngjallur protesta nëpër rrugë për një mbrojtje më të mirë të grave dhe vajzave nga dhuna mbi bazë gjinore. Aktivistet kërkojnë që këto raste të emërtohen si femicid.

Çfarë janë femicidet, përkatësisht feminicidet?

Femicid do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Një term tjetër që përdoret në këtë kontekst është feminicid, dhe nënkupton edhe përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Në shumë raste autorët e vrasjes ose urdhëruesit e tyre janë ish-partnerë intimë ose pjesëtarë të rrethit familjar. A mund të quhet rasti i Vanjës dhe Liridonës si femicide? Jeta Xharra, publiciste dhe aktiviste e zëshme për të drejta e gruas në Kosovë, thotë për Deutsche Welle-n, se “derisa të vërtetohet e kundërta, ne mendojmë se çdo grua apo vajzë që vritet nga një mashkull quhet feminicid”. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin ka përcaktuar dy kritere për një femicid: Vrasja duhet të jetë bërë me qëllim dhe njëri nga motivet të ketë bazë gjinore.

Sipas raportit më të fundit të UNODC, vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89 000 femicide në mbarë botën. Shumica e tyre janë Afrikë dhe Azi. Në Gjermani numri i femicideve vitin e kaluar ka qenë 133, shumica janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre. Në Kosovë, vlerësohet se që nga viti 2000 ka pasur 66 femicide, pra, mesatarisht nga dy në vit, për një vend me më pak se dymilionë banorë, kjo është një shifër shumë e lartë, thonë aktivistët. Në Serbi janë vrarë 27 gra në sulme mbi bazë gjinore. Në Bosnjë-Hercegovinë (3,3 milionë banorë) janë vrarë 65 gra vetëm në 10 vitet e fundit. Ndërsa ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, tha së fundmi se në katër vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vrarë 19 gra nga meshkuj.

A janë viktimat e femicideve vetëm gra me status të ulët shoqëror?

Femicidi është i përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë, thonë ekspertet. Në shtator 2022, Zvicra u trondit nga vrasja e 41-vjeçares Shqiponja Isufi, vrasësi i të cilit pas shumë gjasash është i shoqi. Shqiponja ishte një aktiviste e njohur në mërgatën shqiptare në Zvicër, ishte sipërmarrëse e suksesshme dhe docente në një Universitet në St. Gallen. I dyshuari, i shoqi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që jetonte prej njëzet vitesh në Zvicër, e ka pranuar fajin dhe është në gjykim, siç bëhet e ditur nga Prokuroria në Baden të Zvicrës. Edhe Liridona Ademaj, sipas të dhënave të deritanishme, ka pasur një kompani të vetën të suksesshme në Suedi dhe gëzonte reputacion në qarqet e diasporës.

A mund të quhet vrasja në çift një tragjedi familjare?

Ka një sërë vendesh të Amerikës Latine që në gjyqe e trajtojnë femicidin si një vepër penale më vete. Në Evropë kjo nuk është arritur në asnjë vend deri tani. Madje në Gjermani: Në procese gjyqësore shumë gjyqtarë e kanë të vështirë të gjejnë termin e duhur kur trajtojnë vrasjet e grave nga partnerët ose ish-partnerët. Në shumë raste ato nuk e trajtojnë këtë vrasje si të qëllimshme, por si një goditje me pasojë vdekjen. Sepse mizogjinia apo sedra e lënduar e një mashkulli, siç pretendohet të ketë qenë motivi në rastin e Giulias nga Italia, nuk merren parasysh si tipare karakteristike për një vrasje. Ministrja gjermane e familjes, Lisa Paus, nga Partia e Gjelbër, po përpiqet ta fusë vrasjen mbi bazë gjinore si një tipar karakteristik të vrasjes. “Nuk ka vrasje as nga xhelozia e as nga dashuria”, thotë ajo. “Vrasjet në çift janë femicide”.

Si mund të parandalohen femicidet?

Femicidi nuk është fillimi, por është fundi i një kalvari vuajtjesh të mëparshme, thonë ekspertet dhe ekspertët. “Dhuna në familje nuk fillon me sulme fizike. Përkundrazi, është një proces i ngadaltë që shpesh fillon me kritika, xhelozi, kërcënime, fyerje dhe kontroll”, shpjegon Petra Söchting, drejtoreshë e Hilfetelon në Gjermani që këshillon të prekurit nga dhuna ndaj grave. Prandaj ajo u këshillon grave të prekura nga dhuna, që të bëhen vigjilente dhe të mos i injorojnë shenjat e para. Këshillimet bëhen edhe në gjuhën shqipe. Sipas informacioneve të Deutsche Welle-s, vitin e kaluar ka pasur 82 telefonata të zhvilluara me përkthyes në shqip. Numri më i madh i telefonatave me përkthim në vitin 2022 ishte në arabisht, 758.

Çfarë është Konventa e Stambollit

Femicidet parandalohen duke parandaluar dhunën e duke reaguar si duhet në momentin e raportimit të dhunës ndaj gruas: Konventa e Stambollit, një marrëveshje e Këshillit të Evropës e arritur në vitin 2011, është ratifikuar tashmë nga shumë vende, ndër to edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ajo e klasifikon dhunën ndaj gruas si shkelje të të drejtave të njeriut dhe parasheh një sërë masash për të shpëtuar gratë nga dhuna e burrave. Të tilla janë, sigurimi i strehimit për gratë e kërcënuara, dënimi ose ndalimi i burrit t’i afrohet gruas së kërcënuar. Por shumë shpesh ajo çalon te implementimi.

Çfarë janë Orange Days?

Vanja, Giulia, Liridona u vranë, përkatësisht u varrosën pikërisht në të ashtuquajtura Ditë të Portokallta, të shpallura nga OKB-ja si ditët për parandalimin e dhunës kundër grave. Këto janë 16 ditë aksionesh që fillojnë nga data 25 nëntor, Dita ndërkombëtare të dhunës kundër grave, e deri në 10 dhjetor, Dita ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe synojnë të sensibilizojnë për dhunën ndaj gruas.

A është patriarkati shkaku i feminicidit?

Vrasja e Giulias nga ish-shoku i saj Filippo solli një ndryshim në opinionin italian, pasi e motra e viktimës Elena Ceccetti, i bëri thirrje shoqërisë të hidhte sytë te shtypja e grave dhe jo te Filippo si një vrasës individual. “Filippo nuk është përbindësh” tha ajo në televizionin italian. Ai është një “fëmijë i patriarkatit që depërton gjithçka dhe e një kulture të dhunshme”. Por ato nuk gjejnë mbështetjen e familjeve të veta, sepse mbizotëron mentaliteti që thotë: “Bëj ashtu si thotë burri”. Një fjalë, që ia kishte thënë edhe babai Liridonës, kur e bija i kishte kërkuar një këshillë. Mua kjo fjalë më mbeti si thikë në kraharor, thotë Xharra. Ndyshimi i këtij mentaliteti kërkon kohë dhe një pjesëmarrje më të gjerë të grave në poste drejtuese thotë Xharra./DW

liridona ademaj vanja gjorçevska

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet