2 Maj 2023, 15:43
Nga a.l
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- Pak orë para takimit të nivelit të lartë mes liderve Kurti-Vuçiç në Bruksel, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se statuti i Komunitetit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.
“Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë është në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të fundit, ne duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, për Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak në një intervistë për Agjencinë e lajmeve kroate Hina.
Lajçak thotë se vendimi përfundimtar do të varet nga të dyja palët se si do të duket statuti.
"Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Nuk është imponuar, është rënë dakord mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë zgjidhje evropiane", tha ai.
Sipas tij ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.
dialogu kosove-serbi miroslav lajcak
Bota
2 Maj 2023, 15:41
m.s
GREQI- Dy persona të akuzuar për "trafikim të lëndëve narkotike", njëri prej të cilëve shqiptar, janë arrestuar n...
Bota
2 Maj 2023, 15:38
a.l
Avdullah Hoti
KOSOVË- Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se negocimi i statutit të asociacionit sot në Bruksel nga Kurti dhe Vu&ccedi...
Bota
2 Maj 2023, 15:26
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt...
Bota
2 Maj 2023, 15:27
m.s
foto ilustruese
ITALI- Guardia di Finanza ka sekuestruar mbi 20 kg kokainë, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy shtetas në...
Bota
2 Maj 2023, 15:16
a.l
Aleksander Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka fluturuar sot drejt Brukselit për takimin e n...
Bota
2 Maj 2023, 15:09
a.l
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak
BRUKSEL- I pranishëm në Bruksel aty ku do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes...
Bota
2 Maj 2023, 14:47
a.l
Europol
Një megaoperacion ndërkombëtar është zhvilluar nga Europol në 3 kontinente. Në një njoftim zyrtar nga Euro...
Bota
2 Maj 2023, 14:56
m.s
Hong Kongu
KINË- Hong Kongu është vendosur në fokus të mediave ndërkombëtare, për shkak të vendimit për ...
Bota
2 Maj 2023, 14:44
k.m.
Foto ilustruese
Tajvani synon të luftojë për veten në çfarëdo konflikti të armatosur me Kinën, dhe është...
Bota
2 Maj 2023, 14:32
f.i
Volodymyr Zelensky dhe Olena
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një reflektim pas një viti e tre muajsh nga pushtimi ru...