Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.
TIRANË- Përdorimi i pagesave bankare në distancë (home banking) u rrit për të katërmbëdhjetin vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.
Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distance për 2024 arriti në 2.39 trilionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë. Veprimet bankare në distancë janë transaksionet bankare që kryhen nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve në telefonat celularë.
Kufizimet e lidhura me pandeminë dhe ngarkesa e degëve të bankave sollën një vëmendje më të madhe drejt mundësive të pagesave në distancë dhe ishin një moment shtyse të mëtejshme drejt pagesave eleketronike. Tendenca rritëse e veprimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale ka vijuar e qëndrueshme në të gjithë periudhën pas pandemisë.
Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejtë. Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%.
Vlerësohet se tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020. Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve.
Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritje ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për të shkuar fizikisht në bankë.
Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision.
Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni vjetor qëndroi i pandryshuar në nivelin 1.9% në muajin shkurt, ndërsa vazhdon të jetë...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për ba...
Kosova KOSOVA- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi r...
Foto ilustruese TIRANË - Kredia në euro iu kthye rritjes vitin e kaluar, e mbështetur sidomos nga kërkesa e bizneseve dhe nga ulja e no...
Foto ilustruese TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim informal me gazetarët pohoi se në...
Foto ilustruese TIRANË - Yield-et e borxhit të qeverisë po shënojnë një rënie rekord. Sipas Bankës së Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për...
Foto ilustruese TIRANA- Lehtësimi i një sërë procedurave ndërkufitare mes shteteve pritet të bëhet përmes ngritjes ...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane uli normat e interesit me 25 pikë bazë dhe ritheksoi në vendimin e saj se poli...
Foto ilustruese TIRANË - Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për 2025 do të përfshijë për herë ...