LIVE UPDATES
Bota

Pa u larë e pa fjetur, 5 njësi policore janë ngujuar prej 12 ditësh, mediat e Kosovës: Kërcënohen nga uria, sulmi do sillte pasoja fatale

Një sulm ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Përveç armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër. Periskopi ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioz të urisë.

20 Dhjetor 2022, 07:52 Nga F.M
Pa u larë e pa fjetur, 5 njësi policore janë ngujuar prej 12
Policia e Kosovës

KOSOVË- 5 njësi policore janë ngujuar në Jarinjë dhe prej 12 ditësh as nuk lahen e as nuk kanë vende për të fjetur. Ekspress shkruan se njësitë policore janë bërë ‘mish për top’ dhe të lodhur nga kequshqyerja e pagjumësia, ata çdo ditë janë në ballë të ekspozimit të grupeve kriminale serbë.

Një sulm ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Përveç armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër. Periskopi ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioz të urisë.

“8 barrikada janë përgjatë rrugës dhe kalimit është i pamundshëm. Janë të bllokuara rrugët alternative dhe magjistralja. Njësitet policore janë kah Jarinja që del në veri dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjnë në territorin që është i banuar më shqiptarë. Rezervat ushqimore janë në prag të përfundimit të tyre. Ushqimi merret më dy vakte dhe është i thatë, kryesisht i konservave, por është duke u hargjuar. Nuk ka ujë të ngrohtë për larje. Asnjë nga policët nuk është larë as rruar që 11 ditë. Rrobat janë bërë zhyle. S’ka as banjo. Gjumi bëhet më ndërrime nëpër vetura. Janë shpenzuar edhe derivatet, ngase kur bënte ftoftë janë lenë makinat ndezë. Tash kërcënimi po paraqesin dhe temperaturat e ulëta, është situata e njëjtë si në front të luftës”, kështu i thanë Periskopit burime të mirë informuara nga vendi ku qëndrojnë njësitet policorë.

Krejt shpresat që të futën në vendbanimin më shqiptarë i kanë nga KFOR-i, ndërsa serbët lokalë akoma nuk kanë pasur ndonjë përplasje më ta.

“KFOR ka qenë dje në atë pjesë për shkak të protestës që është mbajtur, por nuk kanë pasur ndonjë kontakt më policinë. Udhëheqësit policorë kanë kërkuar Drejtoria në Prishtinë dislokim, ose ndërrimin më pjesëtare të tjerë, por nuk kanë marr përgjigje pozitive. Serbët lokal për momentin nuk po shkaktojnë ndonjë telashe, por ekziston frika sepse nuk po na shohin më sy të mirë. Sindikata ka reaguar para dy tri ditëve për shkak të ngujimit të pjastrave, por qeveria ka thënë se janë në bisedime me KFOR-in. Pra KFOR ka mbetur që të na hapë rrugën për ndryshe ne asnjë rrugë alternative nuk e kemi që të depërtojmë atje”, ka thënë i njëjti ky burim.

Barrikadat u ngritën si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç dhe prej 11 ditësh Veriu i vendit është i bllokuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet