LIVE UPDATES
Bota

Frikë dhe pasiguri në veri të Kosovës, qytetarët nisin të përballen me mungesa ilaçesh dhe furnizime të përditshme

Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, e që shpesh shfrytëzohen nga banorët e asaj ane për furnizime dhe vizita - qoftë mjekësore apo të tjera.

19 Dhjetor 2022, 22:46 Nga k.m.
Frikë dhe pasiguri në veri të Kosovës, qytetarët nisin
Foto ilustruese

Qytetarët në pjesën veriore të Kosovës kanë nisur të përballen me mungesa barnash, furnizimesh të përditshme e parash në bankomate. Për më tepër, janë të shqetësuar edhe për situatën e sigurisë, e cila, siç thonë, mund të përshkallëzojë në përleshje të armatosura.

Në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët kryesore qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, e që shpesh shfrytëzohen nga banorët e asaj ane për furnizime dhe vizita - qoftë mjekësore apo të tjera.

“Shkollat nuk punojnë, gjithçka është e mbyllur. Ushqimi është gjithnjë e më i paktë nëpër shitore. Nuk ka para në llogaritë që njerëzit i kanë në bankat serbe. Ka disa ditë që paratë nuk arrijnë në bankomate, sepse nuk mund të sillen përmes rrugëve alternative, ndërsa përmes vendkalimeve [kufitare] është e ndaluar të sillen. Të gjitha këto e vështirësojnë jetën”, thotë për Radion Evropa e Lirë publicisti serb, Dejan Nedelkoviç, i cili jeton në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Sipas tij, disa banorë i kanë dërguar fëmijët e tyre në Serbi, ndërsa në veri “kanë mbetur ata që nuk kanë ku të shkojnë”. Situatën, ngjashëm e përshkruan edhe Verolub Petroniç, nga organizata joqeveritare Qendra Humane në Mitrovicë të Veriut. Ai thotë se më e keqja me të cilën po përballen qytetarët, është frika.

“Janë disa lloje frikash. Së pari, është frika lidhur me sigurinë. Së dyti, është frika lidhur me shëndetin, sepse dalëngadalë ka nisur mungesa e barnave. Barnatoret, shitoret, herë punojnë e herë jo. Ende ka furnizime, por pakësimi i sasive të tyre nëpër shitore është evident, ndërsa është evidente edhe ngritja e çmimeve. Disa tregtarë i kanë mbyllur fare. Kafenetë nuk punojnë, me siguri disa për shkak të frikës e disa me urdhër”, thotë Petroniç.

Shantazh për të qëndruar në barrikada?

Të gjitha vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në veri të Kosovës, janë produkt i barrikadave që kanë bllokuar qarkullimin e lirë nëpër katër komunat e veriut mes vete - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç - si dhe drejt vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, thotë Aleksandar Jabllanoviq, udhëheqës i Partisë së Serbëve të Kosovës.

Për vendosjen e barrikadave, ai fajëson Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Sipas tij, Lista Serbe i shantazhon qytetarët serbë për të qëndruar në barrikada. Ai thotë se shumë prej tyre varen nga puna në institucionet publike, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë e që kontrollohen kryesisht nga Lista Serbe.

“Për këtë arsye, ekzistojnë grupe në Viber, ku u bëhet thirrje, u bëhet presion njerëzve nga drejtorë të drejtorive të ndryshme, të cilët u thonë: ‘duhet të vini dhe nëse nuk vini, duhet ta arsyetoni këtë’, ose ‘nëse nuk vini dhe nuk e arsyetoni, do të keni pasoja’. Prandaj, njerëzit frikësohen, sepse nuk ekziston sistem i drejtësisë që mund t’i mbrojë”, thotë Jabllanoviç.

Ai shton se, sipas informacioneve që ka, disa qytetarë serbë tashmë kanë nisur të refuzojnë të dalin pranë barrikadave. Kështu thotë edhe Nedelkoviç.

“Siç më kanë thënë miqtë e mi që janë atje në barrikada, në Zubin Potok, një numër i madh i njerëzve që punojnë në arsim dhe shëndetësi, refuzojnë të shkojnë në barrikada, sepse askush, në përgjithësi, nuk e sheh qëllimin”, thotë Nedelkoviç.

Frikë nga konflikti i armatosur

Sipas tij, frika më e madhe e qytetarëve është intervenimi i mundshëm i njësive speciale të Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave, gjë që, siç thotë, mund ta përshkallëzojë më tej situatën. Petroniç thotë se narracioni i autoriteteve në Prishtinë dhe atyre në Beograd, si dhe lajmet e rreme në media, kanë krijuar pasiguri totale te qytetarët serbë në veri të Kosovës.

“Shumica e serbëve tash frikësohet nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, se çfarë do të bëjë policia, a do t’i mbrojë [misioni i NATO-s] KFOR-i dhe a do të ndodhë ndonjë konflikt... Gjithashtu, ata që janë në barrikada, frikësohen se mos dikush i paftuar vjen anash dhe prish sigurinë, në kuptimin që të shkaktohet ndonjë përplasje e ashpër me armë zjarri, qoftë me KFOR-in apo me Policinë e Kosovës, dhe në këtë mënyrë të krijohet kaosi, pas të cilit nuk mund të ketë më kthim prapa”, thotë Petroniç.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar më 17 dhjetor në Facebook se “çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave, të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale, është i tepërt”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se a do të ketë ndonjë reagim në veri të Kosovës për heqjen e barrikadave dhe si mund të adresohet frika e qytetarëve serbë, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. Autoritetet në Serbi kanë thënë se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po përgatitet “t’i përndjekë” serbët nga Kosova. Pretendimet e tilla - që nuk janë mbështetur me asnjë provë - janë hedhur poshtë nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 13 dhjetor, ka thënë se njerëzit që i kanë ngritur barrikadat, duhet t’i largojnë ato.

“Fati ynë, Policia e Kosovës e qetë dhe serioze” - Jabllanoviç nuk pret të ketë përplasje të armatosur në barrikada - të paktën jo të nxitur nga Policia e Kosovës, thotë ai.

“E shoh se kësaj here ekziston një dozë e madhe e qetësisë dhe e seriozitetit te Policia e Kosovës dhe, për fatin tonë, në mesin e këtyre rrethanave të mira, të mos arrihet deri tek incidentet e tilla. Por, e rëndësishme është - këtë duhet ta dijë opinioni - se njerëzit që kanë marrë mbi vete të drejtën për të organizuar barrikada, për të organizuar shtabe të krizave, ata thonë ‘ne po e bëjmë këtë’. Në qoftë se ju jeni kryetar i Listës Serbe ose deri dje keni qenë kryetar në ndonjë komunë, ju sot më nuk jeni" "Në emër të kujt po i thërrisni njerëzit dhe në emër të kujt i bëni barrikadat dhe shtabet e krizave? Këtyre njerëzve duhet t’iu bëhet e ditur që sot - që nesër të mos jetë vonë - se ata do të përgjigjen për të gjitha ato që do të dalin si pasoja nga barrikadat”, thotë Jabllanoviç.

Çfarë u ka paraprirë barrikadave?

Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin serb, Dejan Pantiç, nën akuzat se ka marrë pjesë në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Si përgjigje, grupe serbësh në veri kanë ngritur barrikada. Sulmet, për të cilat akuzohet Pantiç, kanë ndodhur derisa KQZ-ja po përgatitej për zgjedhjet lokale në veri - fillimisht të parapara për 18 dhjetor, por që më pas janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm. Komunat në veri kanë mbetur pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, pasi ata kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe.

Dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë nga veriu. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, është inkuadruar në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore./ REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet